Lajmet

​Tahiri-Qeverisë: Mos eksperimentoni me koeficientet për Projektligjin e pagave

Ai tha se nëse nuk vjen projektligji për miratim në mars, atëherë rritje të pagave përmes ligjit nuk do të ketë.

Published

on

Shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës të mos eksperimentojnë me koeficientet në Projektligjin e pagave.

Në seancën e sotme të Kuvendit, Tahiri tha se nëse nuk vjen projektligji për miratim në muajin mars, atëherë rritje të pagave përmes ligjit nuk do të ketë.

“Mos të eksperimentohet me koeficientet me ligjin e pagave. Nëse koeficienti ka synim të zvogëlohet dhe nëse ky ligj nuk vjen ashtu siç është thënë në mars në Kuvend, atëherë rritje të pagave përmes ligjit nuk do të ketë”, tha ai.

Megjithatë, Kuvendi nuk e hodhi në votim projekt-rezolutën e AAK-së lidhur me rritjen e pagave dhe vendosi t’i kthehet prapë kësaj pike.

Bota

Trump emëron Brooke Rollins në krye të Departamentit të Bujqësisë

Published

on

Presidenti i zgjedhur, Donald Trump, ka bërë të ditur se ka në plan të emërojë Brooke Rollins në postin e Sekretares të Bujqësisë. Aktualisht, zonja Rollins drejton organizatën “America First Policy Institute,” një grup me prirje të djathta që ka ofruar mbështetje për administratën Trump dhe ka punuar ngushtë me fushatën e tij për të formuluar politikat e ardhshme.

Në një deklaratë për media, Trump theksoi se emërimi i Brooke Rollins do të ishte një hap i rëndësishëm për mbrojtjen e fermerëve amerikanë, të cilët, sipas tij, janë “shtylla qendrore e vendit tonë.” Ai shtoi: “Në postin e Sekretares së Bujqësisë, Brooke do të drejtojë përpjekjet për mbrojtjen e fermerëve amerikanë, duke siguruar që ata të kenë mbështetje të plotë për të vazhduar punën e tyre jetike.”

Nëse emërimi i zonjës Rollins miratohet nga Senati, ajo do të drejtojë një agjenci të madhe, Departamentin e Bujqësisë, i cili ka mbi 100,000 punonjës dhe zyra në çdo qark të Shteteve të Bashkuara. Ky departament mbulon një gamë të gjerë çështjesh, duke përfshirë sigurinë ushqimore, zhvillimin rural, hulumtimet në fushën e bujqësisë dhe tregtinë. Buxheti i agjencisë për vitin 2024 është vlerësuar në 437.2 miliardë dollarë.

Në rolin e saj të re, axhenda e Rollins do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në dieta ushqimore dhe shpenzimet e amerikanëve për ushqimin. Ajo do të drejtojë negocimin e marrëveshjeve tregtare, do të japë rekomandime për dietën, do të inspektojë prodhimet e mishit, do të luftojë zjarret dhe do të mbështesë qasjen në internet për zonat rurale, ndër të tjera.

Trump theksoi përkushtimin e Brooke Rollins për fermerët amerikanë dhe për mbrojtjen e sigurisë ushqimore në vend, duke shtuar se ajo ka një vizion të fortë për rigjallërimin e qyteteve të vogla, shumë prej të cilave janë të varura nga sektori i bujqësisë.

“America First Policy Institute,” organizata që drejton Rollins, ka luajtur një rol të rëndësishëm në politikën e administratës Trump, duke ndihmuar në hartimin e strategjive për të ardhmen. Zonja Rollins ka drejtuar gjithashtu Këshillin e Politikave të Brendshme gjatë mandatit të parë të presidentit Trump.

Në pozitat e saj të ardhshme, zonja Rollins do të udhëheqë negociatat për marrëveshjet tregtare, duke përfshirë ato për marrëveshjen SHBA-Meksikë-Kanada që priten vitin e ardhshëm.

Ky emërim është një hap i rëndësishëm në përpjekjet e Trump për të formuar administratën e tij të ardhshme dhe për të siguruar mbështetje për sektorin e bujqësisë në Shtetet e Bashkuara./UBTNews/

Continue Reading

Lajmet

​Vetë-plagoset me armë zjarri një person

Published

on

By

Në rrethana të paqarta është vetë plagosur një person në Gllogoc të dielën. Policia e Kosovës ka njoftuar se i njëjti ka kërkuar ndihmë mjekësore derisa rasti po hetohet.

“Një mashkull kosovar (m/k) ka kërkuar ndihmë mjekësore pasi i njëjti dyshohet se në rrethana të paqarta është vet-plagosur në këmbë me armë zjarri. Në vendin e ngjarjes (në veturë) është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me tetë fishekë. I lënduari është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK dhe sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë. Rasti në hetime”, thuhet në raportin e policisë.

Continue Reading

Lajmet

Presidentja Osmani udhëton për vizitë pune në Kolumbi

Published

on

By

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për vizitë pune në Kolumbi.

Në kuadër të vizitës së saj, Presidentja Osmani do të zhvillojë takime dypalëshe me Presidentin e Republikës së Kolumbisë, Gustavo Petro, si dhe me Presidentin e Senatit të Kolumbisë, Efraín Cepeda.

Gjatë vizitës së punës në Kolumbi, Presidentja Osmani do të marrë pjesë në Konferencën Ndërkombëtare të Iniciativës për Parandalimin e Dhunës Seksuale, ku përpos që do të jetë folëse kryesore në ceremoninë hapëse të konferencës, do të jetë folëse edhe në panelin diskutues ku do të trajtohet çështja e fëmijëve të mbijetuar të dhunës seksuale në konflikt.

Në agjendën e Presidentes Osmani do të jenë edhe një sërë takimesh me delegacione dhe pjesëmarrës të tjerë në këtë konferencë.

Presidentja Osmani gjatë vizitës në Kolumbi do ta bëj inaugurimin e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bogota.

Continue Reading

Lajmet

​Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi sot në Kosovë

Published

on

By

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi sot do të qëndrojë në Kosovë ku do të zhvilloj disa takime.

Sipas agjendës së lëshuar nga institucionet e Kosovës Gashi sot në orën 09:25 do të pritet nga kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.

Sipas njoftimit mediat mund të marrin pamje nga pritja ceremoniale dhe fillimi i takimit.

Derisa në ora 13:30 edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e pret në takim Gashin.

Continue Reading

Të kërkuara