Lajmet

​Tahiri: Kurti dhe ndërkombëtarët të angazhohen që të kthejnë brenda ditës policët e rrëmbyer

Ai kritikoi të parin e ekzekutivit për mungesë të informatave.

Published

on

Partia Demokratike e Kosovës ka kërkuar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe nga bashkësia ndërkombëtare që të angazhohen që sot (e premte) të kthejë në vend tre policët e rrëmbyer nga forcat speciale ushtarake të Serbisë.

Në konferencën për media pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, tha se ky akt i rrëmbimit mund të shërbejë në përkeqësimin e raporteve ndëretnike në vend.

“Në cilësinë e GP të PDK-së, kërkoj nga kryeministri një angazhim shumë më serioz, së bashku me akterët ndërkombëtarë, për lirimin e tre policëve të cilët janë marrë peng nga forcat speciale të Serbisë, të cilët kanë cenuar edhe sovranitetit të Kosovës. Çdo ditë e më shumë që ata policë mbahen në Serbi, mendoj që kjo do të ndikojë një formë edhe në përkeqësimin e raporteve ndëretnike në Republikën e Kosovës. Prandaj, duhet një intervenim sa më i shpejtë, ndoshta brenda ditës, që ata tre policë, qytetarë të Republikës të kthehen në vendin tonë që të mos kemi përshkallëzim të mëtejmë”, tha ai.

Ai kritikoi të parin e ekzekutivit për mungesë të informatave.

“Mendoj që dje kemi parë një papërgjegjësi jashtëzakonisht të madhe të kryeministrit të Kosovës. Për një gjë kaq të rëndësishme nuk gjen kohë të rrijë në seancë. Por, ndoshta ka shumë pak informata dhe ka shumë pak çka me thënë fatkeqësisht për vendin tonë”, tha ai.

Ndërsa paralajmëroi ndryshim të qasjes së opozitës, siç tha ai, në të mirë të vendit.

“Ky (Kurti) çdo veprim e bën ad-hoc. Lind një krizë, pastaj ai e shfrytëzon atë, e fut vendin në një qorrsokak, nuk i din punët. Edhe dje e thamë, në prezantimin e kryeministrit nuk jemi duke e parë ‘dritën në fund të tunelit’… Nuk mbahet rendi me Njësi Speciale, atje duhet të vendosen njësi të rregullta, prokurori, gjyqtarët. Fatkeqësisht situata është kjo që është. Dhe, mendoj që edhe ne si opozitë duhet të bëjmë një prerje (vijë), ku tani e tutje ndoshta duhet të ndryshojmë qasjen, e cila për momentin mund të mos duket e mirë, por do t’i shihen të mirat pastaj”, tha ai. 

Lajmet

Kuriozitetet e ditës

Published

on

Lexoni pesë kuriozitete. Mund të mos i keni ditur:

 

  1. Është çuditërisht e lehtë të shpëtosh nga rëra lëvizëse. Dendësia e rërës lëvizëse është më e lartë se ajo e trupit të njeriut, duke e bërë të pamundur fundosjen e plotë. Për t’i shpëtuar rërës lëvizëse, uluni ose shtrihuni, përpiquni t’i mbani krahët lart dhe jashtë rërës lëvizëse, dhe lëvizni ngadalë këmbët nga njëra anë në tjetrën ose para-mbrapa.

 

  1. Një pinguin mund të arrijë thellësi prej 550 metrash në një zhytje. Zakonisht, pinguinët perandorë (pinguinët që zhyten më thellë) zhyten në 100-200 metra, por zhytja më e thellë e pinguinëve e regjistruar ishte më shumë se 550 metra.

 

  1. Kafshët mund të jenë alergjike ndaj njerëzve. Kafshët mund të jenë alergjike ndaj qelizave të vdekura të lëkurës sonë – zbokthit. Këto reaksione alergjike mund të jenë njësoj si tonat, duke përfshirë vështirësi në frymëmarrje dhe acarim të lëkurës.

 

  1. Të qenit i mërzitur është në fakt një ‘gjendje e lartë eksitimi’ fiziologjikisht. Kjo ndodh sepse kur je i mërzitur, rrahjet e zemrës të rriten.

 

  1. Sistemet tona imunitare mund të dallojnë bakteret e këqija nga të mirat. Sistemi imunitar zbulon modelet e patogjenëve përmes receptorëve dhe do të nisë një sulm. Njëkohësisht, ai do të bashkëpunojë me mikrobet dhe bakteret e dobishme.

Continue Reading

Lajmet

Kalaja e Prizrenit mbyllet përkohësisht për vizitorët

Published

on

Ministria e Kulturës dhe Turizmit ka njoftuar se Kalaja e Prizrenit do të mbyllet përkohësisht për vizitorët, për shkak të fillimit të punimeve për zbatimin e masave emergjente.

Sipas njoftimit, mbyllja do të zgjasë dy javë, duke filluar nga 25 gushti 2026.

Vendimi është marrë nga Njësia Menaxhuese e Kalasë së Prizrenit, me miratimin e Institutit Arkeologjik të Kosovës, me qëllim krijimin e kushteve të sigurta gjatë zhvillimit të punimeve.

Ministria ka bërë të ditur se për çdo ndryshim sa i përket afatit të mbylljes dhe rihapjes së kalasë për vizitorë, publiku do të njoftohet me kohë./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një person në Gjilan nën dyshimin për dhunim

Published

on

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, një grua ka raportuar se para dy deri në tre muajsh, derisa ndodhej në shtëpinë e një personi në Gjilan, ai dyshohet se kishte kryer marrëdhënie seksuale me të pa pëlqimin e saj.

I dyshuari është identifikuar dhe arrestuar nga Policia. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje.

Rasti po hetohet nga autoritetet kompetente./A.K/

Continue Reading

Lajmet

I shkaktoi plagë vetes me armë në Pejë, konfiskohet AK-47

Published

on

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, një person është gjetur në Pejë me plagë të shkaktuara nga arma e zjarrit, në rrethana ende të panjohura.

Rasti është raportuar më 24 gusht, rreth orës 14:10. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë hasur të dyshuarin, i cili është dërguar për tretman mjekësor. Sipas mjekëve, ai është jashtë rrezikut për jetë.

Gjatë kontrollit në një automjet-kombi, policia ka gjetur dhe konfiskuar një AK-47, e cila dyshohet se është përdorur nga i dyshuari, si dhe 11 fishekë dhe një gëzhojë.

Pas konsultimit me prokurorin dhe intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. Rasti mbetet nën hetim./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara