Lajmet

​Tahiri: Kjo qeveri ka braktisur qytetarët

Tahiri ka thënë se qeveria duhet të angazhohet për të ulur numrin e të rinjve që lëshojnë Kosovën.

Published

on

Shefi i deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka thënë se qeveria Kurti i ka braktisur qytetarët. Sipas tij, qeveria duhet të marrë hapa urgjent për të ulur pasigurinë sociale paralelisht me rritjen e të hyrave në ekonominë familjare.

Në seancën e Kuvendit, Tahiri ka thënë se qeveria duhet të angazhohet për të ulur numrin e të rinjve që lëshojnë Kosovën duke rritur vendet e punës dhe të ardhurave mujore.

“Dy vitet e fundit kemi lexuar shifra tmerruese të largimit të qytetarëve tanë nga Kosova. Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, numri i qytetarëve të Kosovës gjatë vitit 2021 është vlerësuar që kanë lënë vendin tonë dhe kanë emigruar legalisht e ilegalisht nga vendi ynë është rreth 42 mijë e 728 qytetarë. Ndërsa në vitin 2022 sipas raportimeve që kemi parë nga mediat, vetëm më viza pune janë pajisur rreth 42 mijë qytetarë, pra ende nuk e dimë numrin e saktë te qytetarëve në total të vitit 2022 që kanë lënë Republikën e Kosovës”, ka thënë Tahiri.

Tahiri ka thënë se qeveria është duke krijuar një ambient për ikjen e qytetarëve nga vendi.

Lajmet

OEK do të vazhdojë betejën ligjore pas vendimit të Dhomës së Shkallës së Dytë të Gjykatës Komerciale

Published

on

By

Oda Ekonomike e Kosovës ka pranuar me shqetësim që Dhoma e Shkallës së Dytë e Gjykatës Komerciale ka ndryshuar masën e sigurisë për shtyrjen e ekzekutimit të vendimit nr. 275/24, të datës 05.04.2024, dhe njoftimit të datës 12.03.2025 të nxjerrë nga ZRrE.

OEK, duke qenë institucion publik, nuk e komenton vendimin e Dhomës së Shkallës së Dytë të Gjykatës Komerciale, por njofton se do të vazhdojë betejën ligjore nëpërmjet mjeteve të tjera ligjore në dispozicion, brenda afateve të përcaktuara, dhe për këtë do të njoftojë me kohë të gjithë anëtarët e Odës Ekonomike të Kosovës.

Përkundër këtij vendimi, OEK kërkon nga Zyra e Rregullatorit për Energji që të mos marrë veprime të tjera që do t’i dëmtonin bizneset, të cilat tashmë janë dëmtuar nga vendimet e ZRrE-së që kanë shkuar në dëm të ekonomisë së vendit dhe kanë ndikuar në shtrenjtimin e jetesës së qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Në ditët në vijim, ne do të konsultohemi me bizneset dhe do të shqyrtojmë hapat e tjerë që do të ndërmerren. Për këtë, do të njoftoheni me kohë.

Continue Reading

Lajmet

Regjistrohet viktima e parë nga zjarret në Shqipëri, digjen plotësisht dy fshatra

Published

on

By

Shqipëria ka regjistruar viktimën e parë nga zjarret e këtyre ditëve. Një 80-vjeçar nga fshati Kullollas i Gramshit ka humbur jetën si pasojë e asfiksimit nga tymi. Sipas Policisë, ai kishte ndezur zjarr në kopshtin e banesës, i cili doli jashtë kontrollit dhe u përhap masivisht në disa fshatra.

Situata në njësinë administrative Skënderbegas është alarmante. Administratori lokal ka konfirmuar se dy fshatra – Kullollas dhe Bletëz – janë djegur plotësisht, ndërsa flakët kanë përfshirë edhe fshatra të tjerë. Ministria e Mbrojtjes ka urdhëruar evakuimin e banorëve në Kullollas, Bletëz dhe Menkollarë.

Në terren po punojnë ekipe të zjarrfikësve, emergjencave civile dhe policisë, ndërsa dy helikopterë Cougar po ndihmojnë në shuarjen e zjarreve nga ajri. Në vendngjarje kanë mbërritur ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, dhe kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako. Flakët kanë shkatërruar edhe Teqenë e Shemberdhenjes, një objekt me vlerë historike dhe fetare në zonë.

Continue Reading

Lajmet

Nesër përfundon afati për certifikim të subjekteve politike dhe kandidatëve për zgjedhjet lokale

Published

on

By

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar grupin e parë me dhjetë subjekte politike dhe 64 kandidatë për zgjedhjet lokale. Në mbledhjen e sotme janë certifikuar dy iniciativa qytetare dhe tetë kandidatë të pavarur për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar procesin e certifikimit të subjekteve politike dhe kandidatëve që do të marrin pjesë në zgjedhjet Lokale për kryetarë të Komunave dhe për kuvende Komunale.

Drejtori i Zyrës për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Partive Politike në KQZ, Besnik Buzhala tha se nesër do të përfundojë afati për certifikim të subjekteve politike dhe të kandidatëve të tyre për zgjedhje lokale të 12 tetorit.

Periudha e aplikimit për certifikim të subjekteve politike dhe të kandidatëve të tyre për zgjedhjet lokale të datës 12 tetor 2025 përfundon nesër me datë 13 gusht në orën 23:59. Lidhur me aplikimin për certifikim gjithsej dhjetë subjekte politike e kanë përfunduar aplikimin përmes platformës digjitale e cila është lansuar nga KQZ dhe e cila platformë përdoret për herë të dytë në këto zgjedhje lokale. Sa i përket rekomandimit të parë, subjekti politik ‘Ne mundemi’ ka aplikuar për certifikim për zgjedhje si iniciativë qytetare. Ky subjekt ka aplikuar për kuvend në Komunën e Ferizajt me gjithsejtë 31 kandidatë”, deklaroi ai.

Numri i përgjithshëm i kandidatëve, që përfaqësojnë këto subjekte politike, është: 64 kandidatë, prej të cilëve pesë kandidatë për kryetarë të komunave dhe 59 për anëtarë të kuvendeve komunale.

Në mbledhjen e sotme, KQZ-ja ka certifikuar edhe subjektin politik si iniciativë qytetare “Prishtina në dorën tënde” me 22 kandidatë. Hasan Ismajli është certifikuar si kandidat i pavarur në Fushë Kosovë, Rufki Suma për Hanin e Elezit, Shaban Miftari në Vushtrri, Fatmir Selimi në Prishtinë Ljubisa Rakinac në Shtërpcë, Artin Veliaj në Junik, Bashkim Fazliu në Ferizaj dhe Muhamet Ademaj në Shtime.

Continue Reading

Lajmet

I dyshuari pranon fajin për vrasjen e Enver Bajraktarit

Published

on

By

Prokuroria Themelore në Prishtinë, në kuadër të hetimeve lidhur me rastin e vrasjes së rëndë, ku viktimë ishte tani i ndjeri Enver Bajraktari nga Lipjani, njofton opinionin publik se në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe me veprime të pandërprera hetimore, që nga momenti i raportimit të rastit, sot më 12.08.2025 është realizuar një urdhër kontroll në fshatin Baicë të Komunës së Lipjanit.

Gjatë këtij veprimi policor në koordinim të plotë me Prokurorin e shtetit, është arrestuar dhe ndaluar një person i dyshuar mashkull me inicialet T.K. Pas ndalimit në polici dhe dhënies së deklaratës, i dyshuari ka pranuar veprimet e tij dhe kryerjen e veprës penale.

I njëjti është ndaluar me vendim të prokurorit të shtetit dhe ndaj tij janë duke u zhvilluar procedurat e mëtutjeshme ligjore.

Prokuroria dhe Policia mbeten të përkushtuar për ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme me qëllim të zbardhjes së plotë të rrethanave të këtij rasti.

Continue Reading

Të kërkuara