Lajmet

​Sveçla prezanton Projektligjin për zyrtarët publik

Në seancën e Kuvendit, ai ka thënë se i njëjti po bëhet për të adresuar nevojat e administratës.

Published

on

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka paraqitur para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, Projektligjin për zyrtarët publik për të cilin ka thënë se është rezultat i kërkesave të kohës. Ai ka thënë se është e domosdoshme që administrata publike të hapet për të rinjtë, profesionistët dhe diasporën dhe sipas tij ky projektligj e mundëson këtë përmes procedurave të rekrutimit.

Në seancën e Kuvendit, ai ka thënë se i njëjti po bëhet për të adresuar nevojat e administratës dhe është kompletuar bashkë me të gjitha palët e interesit.

“Ky projektligj është rezultat i kërkesave të kohës, po bëhet për të adresuar nevojat e administratës, është kompletuar bashkë me palët e interesit por gjatë të të gjitha fazave dhe është sjell këtu në kuvend si produkt i përbashkët institucional që krijon zgjidhje për stagnimin që e ka sjell administrata ndër vite. Është me rëndësi që secili prej nesh përgjatë trajtimit të këtij projektligji të kemi në mendje që një gjë, rekrutimet e mbyllura dhe lëvizja paralele peng i së cilës ka qenë administrata deri tani nuk kanë lejuar që zyrtarët realisht të kenë mundësi të avancohen në karrierën e tyre profesionale dhe të synojnë pozita menaxheriale”, ka thënë ai.

Ministri i Brendshëm ka thënë se gratë duhet të përfshihen më shumë në nivelet drejtuese në administratën publike.

“Të kemi në mendje që kemi vetëm 17 gra në nivele të larta drejtuese nga gjithsej 86 pozita, kemi 73 gra në nivelin e mesëm drejtues nga gjithsej 456 pozita, 5 në 40 gra në nivelin e ulët drejtues nga gjithsej 1 mijë e 774 pozita, dhe nivelin profesional kemi vetëm 4388 gra nga 11 mijë e 509 shërbyes civil”, ka thënë ministri i Brendshëm.

Sveçla ka thënë se fokusi i qeverisë është reformimi i administratës dhe krijimi i mundësive për të gjithë.

“Është e domosdoshëm që administrata publike të hapet për të rinjtë, profesionistët dhe diasporën tonë dhe që ky projektligj e mundëson këtë përmes procedurave të rekrutimit për të cilat ka paraparë se do të bëhen përmes konkurseve të hapura, dhe publike për të gjitha nivelet. Pra me aprovimin e këtij projektligji të gjithë do të kenë mundësi të aplikojnë dhe të jenë pjesë e administratës publike nëse përmbushin kriteret përmes një procesi që garanton meritokraci. E kjo garanci bëhet e mundur për shkak se procesi më i ndjeshëm ai i rekrutimit parashihet të bëhet përmes digjitalizimit si metodë që siguron transparencë, meritokraci dhe efektivitet”, ka shtuar ai.

Ky është shqyrtimi i parë i Projektligjit për zyrtarët publik.

Rajoni

Protestuesit sulmojnë objektin e Gjykatës së Apelit

Published

on

By

Protestuesit në Shqipëri kanë hyrë në objektin e Gjykatës së Apelit. 

Pasi kanë qëndruar për pak minuta aty, ata janë larguar. 

Kjo është hera e parë që është sulmuar objekti i Gjykatës së Apelit.

Pasi janë larguar protestuesit, në vendngjarje kanë arritur pjesëtarë të Policisë. Njëri prej protestuesve është shoqëruar në Polici.

Continue Reading

Vendi

Presidenti i Malit të Zi në vizitë në Kosovë

Published

on

By

Presidenti i Malit të Zi Jakov Milatoviq do të qëndrojë sot për vizitë në Kosovë. 

Policia e Kosovës ka njoftuar se sipas detyrës zyrtare, do të ndërmarrë masat e sigurisë si dhe do të kujdeset për rregullimin e trafikut, gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe kohës së qëndrimit të tij në Kosovë.

Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës, sipas itinerarit të lëvizjes, nga pika kufitare Kullë – Pejë, si dhe zhvillimin e aktiviteteve sipas agjendës zyrtare të vizitës në rajonin e Pejës, Policia e Kosovës, sipas nevojës, do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurtra kohore) të disa segmenteve rrugore (ku pritet të kalojë eskorta), ku edhe mund të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative. 

Continue Reading

Rajoni

Alarm për bombë në disa institucione në Shqipëri

Published

on

By

Një mesazh kërcënues për bombë ka mbërritur në disa institucione shtetërore në Shqipëri. A2 CNN raporton se një email ka kërcënues ka mbërritur në kryeministri, ministri, institucione të drejtësisë dhe Bankën e Shqipërisë.

“Ju njoftojmë urgjentisht se në këtë moment brenda ndërtesës është vendosur një mjet shpërthyes që përmban nitrat amoni (ANFO). Sot, me lejen e Allahut, do të kryejmë një seri sulmesh terroriste të planifikuara në territorin e vendit. Ajo që do të përjetoni sot është vetëm fillimi. Një ditë, qeveria juaj do të dorëzojë pushtetin dhe do të vendoset Sheriati”, thuhet në mesazh.

Pas marrjes së mesazhit, është boshatisur Gjykata dhe Prokuroria e Fierit. Administrata është alarmuar, ndërsa në zonë është shtuar prania e forcave të Policisë. /A2 CNN/

Continue Reading

Lajmet

Vitia: 53.4 për qind e grave me kancer të gjirit diagnostikohen në stadin e parë dhe të dytë

Published

on

By

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se 53.4 për qind e grave të diagnostikuara me kancer të gjirit në Kosovë janë identifikuar në stadin e parë dhe të dytë të sëmundjes, duke theksuar rëndësinë e zbulimit të hershëm për suksesin e trajtimit dhe rritjen e mundësive për mbijetesë.

Këtë deklaratë Vitia e bëri në Simpoziumin e Tretë për Kancerin e Gjirit, të organizuar nga Kolegji i Kirurgëve të Kosovës, ku u diskutua për ndërgjegjësimin, diagnostikimin e hershëm dhe përmirësimin e shërbimeve shëndetësore për gratë.

Ai bëri të ditur se mamografia ofrohet falas në institucionet publike shëndetësore, ndërsa gjatë këtij viti pritet të shtohen edhe tetë mamografë digjitalë në komunat ku mungojnë këto pajisje. Gjithashtu, përmes mamografit mobil, shërbimi po u ofrohet edhe grave në komunat që nuk kanë aparatura të tilla.

Sipas Vitisë, Kosova tashmë ka edhe planin e veprimit për skriningun e kancerit të gjirit për periudhën 2026–2028, me synim përmirësimin e diagnostikimit dhe qasjes në shërbime shëndetësore.

Ndërkaq, drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Bujar Gashi, bëri të ditur se gjatë vitit 2025 janë realizuar gjithsej 1.847 mamografi në kuadër të aktiviteteve për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit. Prej tyre, 463 janë kryer vetëm gjatë muajit tetor.

Gashi njoftoi gjithashtu se gjatë këtij viti, deri në ditën e mbajtjes së simpoziumit, janë realizuar 700 mamografi, prej të cilave rreth 150 gjatë muajit tetor.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara