Lajmet

​Sveçla: Për Policinë e Kosovës trajtimi i rasteve të dhunës mbetet prioritet

Ai theksoi se gjatë vitit 2021 janë raportuar 2456 raste të dhunës në familje.

Published

on

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka marrë pjesë në takimin e organizuar nga Ministria e Drejtësisë, në kuadër të fushatës: “16 Ditët e Aktivizimit Kundër Dhunës Me Bazë Gjinore”.

Me këtë rast, ministri Sveçla theksoi se gjatë vitit 2021 janë raportuar 2456 raste të dhunës në familje, ndërsa deri në nëntor të këtij viti janë raportuar 2270.

“Mjafton të vështrohen viktimat sipas gjinisë në këto raste, për të kuptuar urgjencën me të cilën dhuna në baza gjinore duhet të trajtohet. Prej 2270 rasteve gjatë këtij viti, 1901 viktima janë vajza dhe gra”, theksoi ministri Sveçla.

Ai tha se kjo gjendje është një realitet i padëshiruar, por është edhe thirrje për reflektim e angazhim kolektiv që të mos kemi as edhe një viktimë më shumë.

Sveçla vuri në dukje se bashkë me Policinë e Kosovës, janë angazhuar dhe janë të përkushtuar që këtë dukuri shqetësuese ta trajtojnë me seriozitet dhe prioritet në bashkërendim të aktiviteteve me institucionet përgjegjëse, shoqërinë civile dhe qytetarët.

“Në kuadër të Policisë së Kosovës janë ngritur sektorë dhe njësi të veçanta me personel të trajnuar për t’i ofruar viktimave të dhunës në familje mbrojtje, siguri dhe shërbimet e nevojshme. Ajo vepron në nivel qendror në kuadër të sektorit të dhunës në familje, në nivel rajonal me autorizimin e zyrtarëve të caktuar për trajtimin e rasteve të dhunës në familje dhe në nivel lokal në kuadër të stacioneve policore”, tha Sveçla.

Në fund ministri Sveçla theksoi se duke pasur parasysh që dhuna në familje dhe ajo me bazë gjinore janë fenomene në rritje, bashkëpunimi mes të gjithë akterëve institucional është jetik, andaj duhet të thellohet edhe më shumë që secila vajzë dhe grua të jetojë dhe veprojë në vendin tonë e lirë dhe e sigurt.

lajme

Protestat vazhdojnë në Prishtinë: Kërkohet që vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare

Published

on

By

Protesta kundër vrasjes së Arlinda Zekajt ka vazhduar edhe sot në Prishtinë, ku qytetarët janë mbledhur për të tretën ditë radhazi në sheshin e kryeqytetit për të kërkuar drejtësi dhe përgjegjësi institucionale.

Gjatë ditës së sotme, protestuesit janë ndalur edhe para objektit të Qeverisë së Kosovës, duke shprehur pakënaqësi të thellë ndaj mënyrës se si po menaxhohen e trajtohen rastet e dhunës ndaj grave nga organet kompetente.

Këto aksione po organizohen nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, nën moton kryesore “Vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare”.

Continue Reading

Lajmet

Akil Gjakova mbyll garën pa medalje në Abu Dhabi

Published

on

By

Xhudisti kosovar Akil Gjakova e ka mbyllur pa medalje paraqitjen e tij në Grand Slam-in e Abu Dhabit, pasi u mposht në përballjen e drejtpërdrejtë për vendin e tretë.

Në kategorinë deri në 73 kilogramë, Gjakova u ndal në luftën për medaljen e bronztë nga xhudisti rus Karen Galstian. Pejani e nisi garën i lirë në xhiron e parë, ndërsa në të dytën mposhti me Ippon izraelitin Ohad Moritz. Suksesin më të madh e shënoi në raundin e tretë ku eliminoi nënkampionin e botës, Makhmadbek Makhmadbekov, po ashtu me Ippon në kohën shtesë.

Pasi u mposht në çerekfinale nga azerbajxhanasi Hidayat Heydarov, Gjakova kërkoi suksesin përmes repesazhit, por nuk arriti të ngjitej në podiumin e fituesve. /E.A/

Continue Reading

lajme

Nën hetim për projektin e kryeqytetit: Përparim Rama paraqitet në Prokurorinë Speciale

Published

on

By

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, është paraqitur sot në Prokurorinë Speciale ku po intervistohet në cilësinë e të dyshuarit lidhur me projektin “Arkitekti i Kryeqytetit”.

Rama arriti në prokurori i shoqëruar nga avokati Artan Çerkini, teksa para hyrjes deklaroi shkurtimisht se detyra e tij është ndërtimi i kryeqytetit, ndërsa e organit të ndjekjes është të sigurohet që gjithçka bëhet në përputhje me ligjin. Hetimet për këtë projekt ndërlidhen me procedurat e prokurimit publik, vlerën prej 12 milionë eurosh, si dhe me dyshimet për manipulim të stafit e konflikt interesi.

Intervistimi i kryetarit të Prishtinës vjen pas tensioneve publike dhe paralajmërimeve nga zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje për arrestimin e tij të mundshëm, reagime këto që pasuan ndryshimet e fundit në udhëheqjen e Prokurorisë Speciale, ku pas shkarkimit të Blerim Isufajt, detyra i është besuar prokurorit Dren Paca.

Ndaj deklaratave të përfaqësuesve të pushtetit, Rama u ka bërë thirrje publike organeve të drejtësisë që të merren me ato që i ka cilësuar si kërcënime direkte ndaj tij. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Laura Fazliu fiton të bronztën në Grand Slam

Published

on

By

Laura Fazliu ka fituar medalje të bronztë në Grand Slamin e xhudos në Abu Dabi.

Në luftë për medalje të bronztë, Laura e mposhti bartësen e parë, kroaten Iva Oberan.

Lufta ishte e barabartë, ndërsa në kohën shtesë Laura realizoi hedhje të bukur për fitore me “Ippon”.

Laura fitoi 500 pikë në renditjen botërore. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara