Lajmet

​Sveçla: E proceduam Projektligjin për Pagat dhe atë për Zyrtarët publikë

Sipas tij, këto ligje do të kontribuojnë në barazi e drejtësi brenda sistemit të administratës publike.

Published

on

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se është proceduar Projektligji për Pagat dhe Projektligji për Zyrtarët publikë.

Sipas ministrit Sveçla, këto ligje do të kontribuojnë në barazi e drejtësi brenda sistemit të administratës publike sa i takon të drejtave, profesionalizimin e administratës publike sa i takon shërbimeve dhe qëllimit se përse ekziston administrata dhe padyshim rritjes së efikasitetit, transparencës dhe llogaridhënies.

Projektligjet do të kalojnë procedurat e konsultimeve paraprake dhe publike si dhe pas miratimit në Qeveri e Kuvend do të publikohen në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës, ka shkruar Sveçla.

Lajmi i plotë:

Procedohet Projektligji për Pagat dhe Projektligji për Zyrtarët publik

Të nderuar zyrtarë që shërbeni në institucionet publike,

Ju bëjmë me dije se sot pas një pune dinamike për shumë muaj kemi proceduar në konsultime paraprake dy projektligje:

Projektligjin për Pagat në Sektorin Publik dhe Projektligjin për Zyrtarët Publik.

Projektligji për Pagat ka për qëllim kryesor përcaktimin dhe rregullimin e sistemit të pagave dhe shpërblimeve për të gjithë të punësuarit që përfitojnë pagë nga buxheti i Republikës së Kosovës. Projektligji, përmes sistemit të pagave që synon të krijojë, do të rregullojë edhe mënyrën dhe kushtet e pagesës. Ky projektligj ngre sistemin e pagave mbi parime të afirmuara nga praktikat më të mira të kësaj fushe edhe ndërkombëtarisht.

Projektligji patjetër që reflekton edhe situatën aktuale të vendit dhe praktikën gjyqësore duke ofruar siguri juridike për parimet bazë të aplikuara.

Ndërsa, Projektligji për Zyrtarët Publik ka për qëllim kryesor rregullimin e marrëdhënies së punës të zyrtares e zyrtarit publik në institucionet e Republikës së Kosovës. Projektligji do të zbatohet për zyrtaren e zyrtarin publik duke përcaktuar shprehimisht institucionet e kategoritë që nuk janë në fushëveprimin e këtij ligji si dhe nënkategoritë që kanë status të veçantë, marrëdhëniet e punës së të cilëve rregullohen ndryshe.

Me qëllim të rregullimit adekuat të kornizës ligjore, projektligji do t’i adresojë problemet të cilat janë shfaqur në praktikë dhe në aspektin ligjor gjatë zbatimit të ligjit në fuqi për Zyrtarët Publik si dhe do të jetë në harmoni me rekomandimet e Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese.

Të dyja këto ligje do të kontribuojnë në barazi e drejtësi brenda sistemit të administratës publike sa i takon të drejtave, profesionalizimin e administratës publike sa i takon shërbimeve dhe qëllimit se përse ekziston administrata dhe padyshim rritjes së efikasitetit, transparencës dhe llogaridhënies.

Shërbimeve publike për qytetarët, bizneset dhe institucionet e Republikës së Kosovës janë qëllimi parësor i rregullimit të administratës ndaj ne besojmë se ky qëllim është adresuar në këto dy nisma ligjore.

Projektligjet do të kalojnë procedurat e konsultimeve paraprake dhe publike si dhe pas miratimit në Qeveri e Kuvend do të publikohen në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës.

Lajmet

Policia shqipton mbi 2000 gjoba trafiku për 24 orët e fundit

Published

on

By

Policia e Kosovës ka shqiptuar 2088 gjoba për kundërvajtësit e trafikut brenda 24 orëve të fundit.

Në 24 orët e fundit janë raportuar 38 aksidente trafiku me dëme materiale, 36 aksidente trafiku kanë përfunduar me të lënduar.

Policia e Kosovës ka arrestuar 20 persona, 14 janë dërguar në mbajtje, kurse 2 persona janë në vuajtje të dënimit/D.B/KP

Continue Reading

Lajmet

Komuna e Prishtinës njofton se nga nesër rikthehet funksionaliteti i plotë i “Prishtina Parking

Published

on

By

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se nga nesër do të rikthehet funksionaliteti i plotë i “Prishtina Parking”.

Sipas njoftimit, në përputhje me vendim të Gjykatës Supreme nesër hyn në fuqi zbatimi i plotë i rregullores për rregullimin e parkingjeve në kryeqytet.

Njoftojmë qytetarët se shfrytëzimi i parkingjeve publike të menaxhuara nga “Prishtina Parking” bëhet vetëm me pagesë, sipas tarifave zyrtare. Çdo parkim pa pagesë do të sanksionohet me gjoba dhe masa ndëshkuese, në përputhje me legjislacionin në fuqi“, thuhet në njoftim./D.B/KP

Continue Reading

Bota

Humbin jetën të paktën 8 persona pasi Treni përplaset me autobusin në Meksikë

Published

on

Të paktën 8 persona kanë vdekur kur një tren u përplas me një autobus pasagjerësh me dy kate në Meksikë duke lënë të plagosur të paktën edhe 45 të tjerë, tha Mbrojtja Civile e Shtetit të Meksikës.

Aksidenti ndodhi në një autostradë në komunën Atlacomulco, sipas autoriteteve shtetërore, shkruan CNN.

Trafiku është i mbyllur në të dyja drejtimet për të lejuar shërbimet e emergjencës të reagojnë.

Shkaku i përplasjes nuk dihet ende./S.K/KP/CNN/

Continue Reading

Lajmet

Rama takohet me komandantin e Forcave Detare të SHBA-së

Published

on

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me komandantin e Forcave Detare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Europë dhe Afrikë, Admirali Stuart B. Munsch.

Në këtë takim është diskutuar për hapat konkretë të Shqipërisë për ringjalljen e industrisë ushtarake, avancimin e projekteve të Korridorit VIII dhe zhvillimin e Portit të Ri të Durrësit, shkruan rtsh.al.

“Në takimin me Komandantin e Forcave Detare të Shteteve të Bashkuara në Europë dhe Afrikë, Admiralin Stuart B. Munsch, në kuadër të hapave që Shqipëria po ndërmerr për rilindjen e industrisë ushtarake, si edhe për ecurinë e projekteve të Korridorit VIII dhe Portit të Ri të Durrësit”, shkruan Edi Rama në rrjetin e tij social, në Facebook.

I pranishëm në këtë takim ishte edhe ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu, i cili thekson se është diskutuar për modernizimin e ushtrisë shqiptare.

Një tjetër pikë e rëndësishme e diskutimit ishte përparimi i projektit të Korridorit VIII, një arterie e rëndësishme infrastrukturore që lidh Detin Adriatik me Detin e Zi, duke kaluar përmes Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë.

Korridori VIII konsiderohet një projekt strategjik për zhvillimin ekonomik dhe sigurinë rajonale, duke lehtësuar tregtinë, transportin dhe bashkëpunimin ushtarak mes vendeve të NATO-s dhe partnerëve të tjerë.

Projekti synon të rrisë ndërveprimin ekonomik dhe ushtarak mes vendeve të rajonit, duke e bërë Shqipërinë një nyje të rëndësishme logjistike në Ballkan./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara