Lajmet

​Sveçla bën përgjegjës strukturat paralele për sulmin ndaj “Elektrokosmet”

Ai tha se qëllimi i këtyre sulmeve është të ngjallin pasiguri tek qytetarët.

Published

on

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka fajësuar strukturat paralele serbe për sulmin me mjet shpërthyes në objektin e elektro-distribucionit “Elektrokosmet” në veri të Mitrovicës në orët e vona të së enjtes. Ai tha se qëllimi i këtyre sulmeve është të ngjallin pasiguri tek qytetarët.

Sveçla tha se nga shpërthimi nuk ka pasur të lënduar por vetëm dëme materiale.

“Ka pasur një shpërthim ku ka dëme materiale. Nuk ka të lënduar. Qëllimi është që të terrorizohen banorët atje por edhe të ngjallin pasiguri për të gjithë qytetarët e Kosovës. Ne jemi të bindur që organet tona të hetuesisë do të dalin me informata edhe më të detajuara por edhe me rezultate nga ato hetime”, deklaroi Sveçla.

Ministri Sveçla tha se vendi ynë nuk bie pre e presioneve të strukturave paralele dhe se hetimi për këtë ngjarje do të shkojë deri në fund.

“Ende nuk kemi informata të detajuara mbi rastin. Jemi duke hetuar. Kjo është në vazhdën e presioneve që strukturat paralele dhe Serbia i bëjnë Republikës së Kosovës. Ne nuk biem në këto presione. Jam i bindur dhe i sigurt që institucionet e sigurisë do ta hetojnë deri në detaje më të imëta dhe ata të cilët shkaktojnë pasiguri do të përgjigjen para drejtësisë… Po them prej strukturave paralele të Serbisë bazuar në përvojat që i kemi me ta”, u shpreh Sveçla.

I pyetur rreth procesit të hetimeve për sulmet e tjera të ndodhura në veri ndaj zyrtarëve policorë, Sveçla paralajmëroi se së shpejti do të ketë bëhen të njohura rezultatet.

“Jemi në rrugë të mbarë për të gjitha ato hetime. Policia e Kosovë është jashtëzakonisht e fokusuar në to, shumë shpejtë do të kemi rezultate”, tha ai.

Një mjet shpërthyes është hedhur të enjten mbrëma rreth orës 22:45 në objektin e elektro-distribucionit “Elektrosemet” në veri të Mitrovicës.

Lajmet

Berisha-AAK: Nuk presim ndonjë rezultat nga takimi i presidentes me partitë politike

Published

on

By

Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, pak para vazhdimit të sotëm të senacës konstituive të Kuvendit të Kosovës, tha se si parti nuk presin ndonjë rezultat nga takimi i sotëm i presidentes Vjosa Osmani me kryetarë të partive politike.

“Në fakt, duhet të konsumohen edhe këto dy veprime: ftesa nga presidentja dhe një pyetje që ia kemi bërë Gjykatës Kushtetuese. Nuk kam ndonjë shpresë që do të zgjidhet diçka te presidentja, sepse partitë politke janë deklaruar para takimit”, tha ai.

Continue Reading

Lajmet

​Sot tentimi i gjashtëmbëdhjetë për konstituimin e legjislativit të nëntë

Published

on

By

Vazhdimi i gjashtëmbëdhjetë për konstituimin e seancës së legjislaturës së nëntë mbahet sot nga ora 10:30.

Pesëmbëdhjetë përpjekjet e deritanishme kanë dështuar për shkak se koalicioni Lëvizja Vetëvendosje, Guxo e Alternativa nuk i kanë votat për kryetarin e ri të Kuvendit.

Maratona e seancës konstitutive, e cila assesi nuk po arrin të merr “dritën e gjelbër” vazhdon, ndërsa presidentja Vjosa Osmani do të takojë pasdite partitë politike për dalje nga ngërçi politik.

Lëvizja Vetëvendosje, Guxo, Alternativa po insistojnë që votimi për zgjedhjen e ish-ministres së Drejtësisë Albulena Haxhiu për kryetare të re të legjislativit, të mbahet në mënyrë të fshehtë. Kjo çështje të hënën u dërgua nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në Gjykatën Kushtetuese.

Albulena Haxhiu, e propozuara e koalicionit Lëvizja Vetëvendosje, Guxo e Alternativa, ka dështuar gjashtë herë të merr votat e nevojshme, pasi Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe NISMA kanë shprehur kundërshtinë e tyre.

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë janë mbajtur më 9 shkurt, ndërsa rezultatet janë certifikuar nga Komisioni Qendror Zgjedhor më 27 mars.

Continue Reading

Lajmet

Osmani takon sot liderët e partive politike në përpjekje për dalje nga ngërçi

Published

on

By

Presidentja Vjosa Osmani do të takojë pasdite krerët e partive politike në vend, në përpjekje për të dalë nga situata e krijuar për shkak të ngërçit të krijuar politik.

Krejt kjo për shkak të dështimit të konstituimit të legjislaturës së nëntë, të dalë nga zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

Në pesëmbëdhjetë përpjekjet e deritanishme nuk ka pasur zgjedhje të emrit të ri të kreut të Kuvendit dhe ish-ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, e propozuar nga koalicioni Lëvizja Vetëvendosje, Guxo e Alternativa ka dështuar gjashtë herë të merr votat e nevojshme.

Koalicioni Lëvizja Vetëvendosja, Guxo e Alternativa nuk kanë votat e nevojshme dhe po kërkojnë që Albulena Haxhiu të votohet në mënyrë të fshehtë.

Continue Reading

Lajmet

Kremlini reagon ndaj Macron: Përhapja e armëve bërthamore jo zgjidhje për Evropën

Published

on

By

Kremlini njoftoi sot se beson që përhapja e armëve bërthamore në Evropë nuk do të kontribuojë në sigurinë e kontinentit evropian.

Përhapja e armëve bërthamore në kontinentin evropian është diçka që nuk do të rrisë sigurinë, parashikueshmërinë dhe stabilitetin e kontinentit evropian”, u tha gazetarëve zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Kështu e komentoi ai deklaratën e Presidentit Francez Emmanuel Macron se vendi i tij është gati për një dialog mbi vendosjen e avionëve të tij të aftë për të mbajtur armë bërthamore në vendet e tjera të BE-së, raporton RIA Novosti.

Duke folur për temën e parandalimit bërthamor të Evropës, Macron tha dje se Franca nuk do të paguante për sigurinë e të tjerëve.

Dua të nis një debat, por Franca nuk do të paguajë për sigurinë e të tjerëve, nuk do të jetë një zbritje nga ajo që kemi ne, dhe vendimi përfundimtar do të jetë gjithmonë – Franca. Ne jemi të gatshëm të hapim një diskutim, veçanërisht për vendosjen e avionëve të armatosur me bomba bërthamore në vendet e tjera evropiane”, përfundoi Macron.

Continue Reading

Të kërkuara