Kronikë e zezë

​Sulmoi dy persona me sëpatë, Prokuroria kërkon paraburgim ndaj të pandehurit

Prokurori i rastit ndaj të pandehurit H.O., ka kërkuar masën e paraburgimit në afat prej 30 ditësh.

Published

on

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit nga gjykata kompetente në Gjakovë, ndaj të pandehurit H.O., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale “Vrasje e rëndë në tentativë”, dhe “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë”.

Prokuroria njofton se më 10 shtator të këtij viti në Rahovec, i pandehuri H.O., me dashje ka tentuar të privojë nga jeta dy persona, të dëmtuarit N.O. dhe Z.O.

Derisa i dëmtuari N.O., ka qenë duke u kthyer në shtëpinë e tij, i pandehuri fillimisht e sulmon atë duke e gjuajtur me gurë, më pas merr sëpatën shkon në oborrin e shtëpisë së të dëmtuarve, ku fillimisht dëmton automjetin e tyre, e pastaj, me sëpatë i sulmon të dy të dëmtuarit njërin pas tjetrit, duke i goditur në kokë, derisa ndërhynë vajza e të dëmtuarve e cila arrin që të pandehurit të ia largon sëpatën. Si pasojë e lëndimeve e dëmtuara Z.O., rrëzohet në tokë, ndërsa i pandehuri largohet nga vendi i ngjarjes. Të dëmtuarit janë dërguar për trajtim në emergjencën e Spitalit Rajonal “Isa Grezda” në Gjakovë. Gjithashtu, me datë, kohë dhe vend të njëjtë, i pandehuri H.O., me dashje dëmton apo bënë të pa përdorshme pasurin e të dëmtuarit N.O., ku në oborrin e shtëpisë së të dëmtuarit me sëpatën që ka pasur në duart e tij, godet dhe dëmton automjetin e të dëmtuarit duke i shkaktuar dëme materiale”, thuhet në komunikatë.

Prokurori i rastit ndaj të pandehurit H.O., ka kërkuar masën e paraburgimit në afat prej 30 ditësh.

Lajmet

Operacioni “Muzgu” në Mitrovicë, konfiskohen armë dhe mbi 110 gramë kokainë

Published

on

Policia e Kosovës ka realizuar operacionin e koduar “Muzgu” në fshatin Kqiq i Madh në Mitrovicë, gjatë të cilit janë kontrolluar një shtëpi dhe një lokal në pronësi të një të dyshuari.

Gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar rreth 110.6 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë, një revole M57 me dy karikatorë, një pushkë gjuetie, 15 fishekë të kalibrave të ndryshëm, katër fishekë për pushkë gjuetie, një peshore digjitale, 150 euro, 6 mijë dinarë serbë, dy radiolidhje dhe një shufër metalike me mbishkrimin “POLIC”.

I dyshuari nuk është gjetur në lokacion gjatë kontrollit, por më vonë është paraqitur në zyrat e Policisë në prani të avokatit mbrojtës.

Me autorizim të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar për veprat penale që lidhen me narkotikët dhe armëmbajtjen e paautorizuar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Shtetasi serb dyshohet se kishte dokument të falsifikuar, lirohet në procedurë të rregullt

Published

on

Një shtetas i Serbisë është intervistuar në Pikën e Kalimit Kufitar në Merdare, pasi dyshohet se gjatë kalimit të kufirit nga Kosova drejt Serbisë kishte në posedim një dokument identifikues të falsifikuar.

Rasti është raportuar më 7 shtator 2026, rreth orës 17:40. Me vendim të prokurorit është iniciuar rasti për falsifikim të dokumentit, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt./A.K/

Continue Reading

Lajmet

I ofroi para zyrtarit policor, arrestohet shtetasi i Shqipërisë në Rahovec

Published

on

Një shtetas i Shqipërisë është arrestuar në fshatin Bernjak të Rahovecit, pasi dyshohet se i ka ofruar para të gatshme një zyrtari policor.

Rasti ka ndodhur më 7 shtator 2026, rreth orës 09:07. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Foshnja dërgohet pa shenja jete në Spitalin e Prizrenit, rasti nën hetim

Published

on

Një foshnje është dërguar pa shenja jete në Spitalin e Prizrenit nga prindërit e saj.

Rasti është raportuar më 7 shtator 2029, rreth orës 07:00, ndërsa vdekjen e foshnjës e ka konstatuar mjeku kujdestar.

Njësitë përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i foshnjës është dërguar në IML për obduksion. Rasti po hetohet./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara