Kronikë e zezë

​Dënohen 11 të akuzuarit nga Gjykata Themelore e Prishtinës

Published

on

Gjykata Themelore në Prishtinë, ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarve I.J, A.I, F.I, B.U, N.J, XH.J, M.J, N.B, B.M, J.M dhe S.I për veprën penale në bashkëkryerje dhe në vazhdimësi “Kontrabandimi i mallrave”, ndërsa të akuzuarit N.J dhe F.I kanë kryer edhe veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Siç njofton Gjykata, “I akuzuari F.I është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim unik me gjobë në shumën prej tremijë e katërqind (3, 400.00) €uro të cilën shumë i akuzuari është i obliguar që ta paguaj nga dita e plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi., koha e kaluar nën masën e paraburgimit dhe arrestit shtëpiak prej datës 31.05.2019 e deri me datë 18.07.2019 në kohëzgjatje prej 49 ditë i llogaritet në dënimin e shqiptuar me gjobë.

I akuzuari I.J është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burg në kohëzgjatje 13 (trembëdhjetë) muaj, koha e kaluar nën masën e paraburgimit dhe arrestit shtëpiak prej datës 31.05.2019 e deri me datë 06.04.2020 në kohëzgjatje prej 10 muaj e 7 ditëve i llogaritet në dënimin e shqiptuar me burgim.

I akuzuari J.M është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burg në kohëzgjatje 11 (njëmbëdhjetë) muaj, koha e kaluar nën masën e arrestit shtëpiak prej datës 31.05.2019 e deri me datë 17.04.2020 në kohëzgjatje prej 10 muaj e 18 ditë i llogaritet në dënimin e shqiptuar me burgim.

I akuzuari N.B është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burg në kohëzgjatje 10 (dhjetë) muaj, koha e kaluar nën masën e paraburgimit dhe arrestit shtëpiak prej datës 31.05.2019 e deri me datë 23.03.2020 në kohëzgjatje prej 9 muaj 24 ditë i llogaritet në dënimin e shqiptuar me burgim.

I akuzuari N.J është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burg në kohëzgjatje 11 (njëmbëdhjetë) muaj dhe me dënim me gjobë në shumën prej 400 (katërqind ) euro, koha e kaluar nën masën e paraburgimit prej datës 31.05.2019 e deri më datë 17.04.2020, në kohëzgjatje prej 10 muaj e 18 ditë i llogaritet në dënimin e shqiptuar me burg.

I akuzuari S.I është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burg në kohëzgjatje 8 (tetë) muaj, koha e kaluar nën masën e paraburgimit dhe arrestit shtëpiak prej datës 31.05.2019 e deri me dt:08.01.2020 në kohëzgjatje prej 7 muaj e 9 ditë i llogaritet në dënimin e shqiptuar me burgim.

I akuzuari XH.J është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burg në kohëzgjatje 6 (gjashtë) muaj, konform nenit 47 të KPRK-së, e me pëlqimin e të dënuarit dënimi me burgim i zëvendësohet në dënim me gjobë në shumën prej tremijë (3,000.00) €uro, të cilin të cilën shumë i akuzuari është i obliguar që ta paguaj në afat prej 15 ditësh nga dita e plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi. Koha e kaluar nën masën e paraburgimit dhe arrestit shtëpiak prej datës 31.05.2019 e deri me datë 18.07.2019 në kohëzgjatje prej 49 ditë i llogaritet në dënimin e shqiptuar me gjobë.

I akuzuari A.I është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burg në kohëzgjatje 8 (tetë) muaj, koha e kaluar nën masën e paraburgimit dhe arrestit shtëpiak prej datës 31.05.2019 e deri me datë 08.01.2020 në kohëzgjatje prej 7 muaj e 9 ditë i llogaritet në dënimin e shqiptuar me burgim.

I akuzuari B.U është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burg në kohëzgjatje 6 (gjashtë) muaj, konform nenit 47 të KPRK-së, e me pëlqimin e të dënuarit dënimi me burgim i zëvendësohet në dënim me gjobë në shumën prej tremijë(3,000.00)€uro, të cilin të cilën shumë i akuzuari është i obliguar që ta paguaj në afat prej 15 ditësh nga dita e plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi. Koha e kaluar nën masën e paraburgimit dhe arrestit shtëpiak prej datës 31.05.2019 e deri me datë 18.07.2019 në kohëzgjatje prej 49 ditë i llogaritet në dënimin e shqiptuar me gjobë.

I akuzuari B.M është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burg në kohëzgjatje 6 (gjashtë) muaj, konform nenit 47 të KPRK-së, e me pëlqimin e të dënuarit dënimi me burgim i zëvendësohet në dënim me gjobë në shumën prej dymijë e pesëqind (2,500.00) €uro, të cilën shumë i akuzuari është i obliguar që ta paguaj në afat prej 15 ditësh nga dita e plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.

I akuzuari M.J është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me gjobë në shumë prej tremijë e katërqind (3, 400.00) €uro të cilën shumë i akuzuari është i obliguar që ta paguaj në afat prej 15 ditësh nga dita e plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi. Koha e kaluar nën masën e paraburgimit dhe arrestit shtëpiak prej datës 31.05.2019 e deri me datë 09.10.2019 në kohëzgjatje prej 132 ditë i llogaritet në dënimin e shqiptuar me gjobë.

Të gjithë këta janë akuzuar nga Prokuroria, pasi që nga viti 2017 e deri në muajin maj të vitit 2019, në vazhdimësi dhe në bashkëkryerje edhe me të pandehurit D.I dhe B.R të cilët gjenden në arrati, me qëllim të përfitimit material të kundërligjshëm kanë kontrabanduar kafshë nga Republika e Serbisë për në Republikën e Kosovës duke iu shmangur kontrollit doganor dhe tarifave doganore”, thuhet në njoftim.

Kronikë e zezë

Gjenden 84 fishekë te një person në Aeroportin e Prishtinës

Published

on

By

Policia e Kosovës ka konfiskuar 84 fishekë te një i dyshuar gjatë kontrollit në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë.

Sipas raportit të Policisë, rasti ka ndodhur më 15 tetor. I dyshuari është intervistuar, ndërsa me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Identiteti i të dyshuarit nuk është bërë i ditur.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Përmbytjet në Stamboll: 14-vjeçari humb jetën nga rryma elektrike, mbi 2.500 raportime për motin e keq

Published

on

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytje të mëdha në Stamboll të Turqisë, ku një 14-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se ra në kontakt me energjinë elektrike gjatë vërshimeve.

Sipas mediave turke, i mituri me inicialet M. I. shkeli në një pellg uji në parkun Çukurbostan, në lagjen Balat të distriktit Fatih. Ai u dërgua pa ndjenja në spital, por ndërroi jetë pavarësisht përpjekjeve të mjekëve.

Moti i keq ka shkaktuar dëme të mëdha në qytetin me rreth 16 milionë banorë. Janë raportuar më shumë se 1.200 raste përmbytjesh, 15 rrëshqitje dheu dhe dhjetëra raste të personave të bllokuar nga uji i rrëmbyeshëm.

Shërbimet emergjente kanë pranuar gjithsej 2.518 raportime të lidhura me kushtet e këqija atmosferike.

Sipas të dhënave, reshjet kanë prekur 808 objekte banimi, 280 ambiente biznesi dhe 76 automjete. Shtëpi, dyqane, rrugë dhe nënkalime janë përmbytur, ndërsa shumë automjete kanë mbetur të bllokuara në ujë./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Vazhdon rigjykimi ndaj Endrit Nikës, i akuzuar për vrasjen e të dashurës argjentinase

Published

on

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, këtë të enjte nga ora 13:00, do të vazhdojë seanca e rigjykimit ndaj Endrit Nikës, i akuzuar për vrasjen e të dashurës së tij, shtetase argjentinase, në Fushë-Kosovë në vitin 2023.

Në seancën e mbajtur të hënën, Nika është deklaruar sërish i pafajshëm për akuzën, duke thënë para trupit gjykues: “I pafajshëm 100 për qind”.

Më 19 shkurt 2026, Gjykata Themelore në Prishtinë e kishte dënuar Nikën me 18 vjet burgim. Megjithatë, Gjykata e Apelit e kishte aprovuar ankesën e mbrojtjes dhe e kishte kthyer rastin në rigjykim./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Postoi foto me armë në rrjete sociale, dy persona shoqërohen në polici në Suharekë

Published

on

Dy persona janë shoqëruar në stacionin policor në Suharekë, pasi njëri prej tyre kishte publikuar në rrjetet sociale një fotografi me armë zjarri.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 7 tetor, rreth orës 10:30, në fshatin Krushic. Gjatë rastit është bërë e ditur se pistoleta me gaz i përkiste të dyshuarit tjetër.

Arma, së bashku me një karikator, është konfiskuar nga policia.

Me vendim të prokurorit, të dy të dyshuarit janë liruar, ndërsa rasti do të vazhdojë në procedurë të rregullt./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara