Lajmet

​Studimi i Nature Medicine: Cigaret elektronike mund t’iu ndihmojnë të lini duhanin

Të dhënat tregojnë gjithashtu se përdorimi i cigareve elektronike ka bërë të mundur uljen e shitjes së cigareve tradicionale.

Published

on

Cigaret elektronike mund të ndihmojnë në lënien e duhanit. Studimi i kryer nga “Cochrane Library”, tregon se përdorimi i cigareve elektronike ka ndikuar në uljen e shitjeve të cigareve tradicionale.

Pajisjet që përdorin teknologjinë e ngrohjes, reduktojnë riskun e ekspozimit ndaj substancave të dëmshme.

Debati për dobinë e cigareve elektronike si ndihmës për ndërprerjen e pirjes së duhanit është një temë mjaft sensitive në shumë vende të Evropës dhe një artikull i botuar në revistën “Nature Medicine” përpiqet të bëjë një bilanc të situatës dhe të arrijë në përfundime bazuar në fakte.

Autorët komentojnë provat e disponueshme nga studimi i kryer nga “Cochrane Library”, që nënvizon se ekziston një nivel i lartë sigurie për efektivitetin e cigareve elektronike në arritjen e normave dukshëm më të larta të lënies së duhanit, kundrejt terapisë zëvendësuese me nikotinë.

Të dhënat tregojnë gjithashtu se përdorimi i cigareve elektronike ka bërë të mundur uljen e shitjes së cigareve tradicionale shumë më shpejt se në të kaluarën. Ekzistojnë gjithashtu prova që politikat që kanë kufizuar përdorimin e cigareve elektronike kanë rritur, pa dashur, pirjen e cigareve tradicionale.

Raporti rrezik/përfitim

Cigaret elektronike nuk janë produkte me zero risk, por sasia e provave deri më tani tregon se ato janë sigurisht më pak të rrezikshme se cigaret tradicionale dhe kjo është gjithashtu e vërtetë në terma afatgjatë, duke pasur parasysh se aerosoli i tyre përmban nivele të substancave të dëmshme ose potencialisht të dëmshme deri në 95% më pak se tymi i cigares. Rreziku absolut në sistemin kardiovaskular, pulmonar dhe riprodhues ekziston, por duhet të krahasohet gjithmonë në raport me rrezikun dukshëm më të lartë të pirjes së duhanit.

Duhet theksuar se cigaret elektronike nuk janë të njëjta me produktet që përdorin teknologjinë e ngrohjes. Këto pajisje të kontrolluara dhe sofistikuara përdorin teknologjinë e ngrohjes dhe jo asaj me djegie duke shmangur ndezjen e zjarrit, krijimin e hirit apo tymit. Në këtë mënyrë gjenerohet një mbetje aerosoli e cila përbëhet nga një sasi shumë më e ulët e kimikateve të dëmshme, duke reduktuar riskun e ekspozimit ndaj substanace të dëmshme siç është katrani.

Politika kontradiktore shëndetësore

Autorët e artikullit përmbledhin qasjet në disa vende të ndryshme, ku politikat shëndetësore variojnë nga kufizimet në shijet e cigareve elektronike, deri te ndalimet e plota të shitjes së cigareve elektronike, si dhe nga rregulloret e marketingut, tek kufizimet e përmbajtjes së nikotinës dhe taksat e paisjeve vape deri te ligjet për moshën minimale të shitjes.

Përfundimet

Ndërsa cigaret elektronike mund të përbëjnë rrezik për varësinë ndaj nikotinës për disa të rinj, tek duhanpirësit e rriturit tashmë të varur nga cigaret tradicionale, ato shërbejnë gjithashtu si një alternativë e rëndësishme dhe më pak e rrezikshme.

Natyrisht, cigaret elektronike nuk janë zgjidhja përfundimtare për t’i dhënë fund shkatërrimit të shkaktuar nga pirja e cigareve, por ato mund të kontribuojnë ndaj këtij qëllimi në shëndetin publik. Megjithatë, pranimi i nxitjes së cigareve elektronike si një mjet për ndërprerjen e cigareve tradicionale ka të ngjarë të varet nga përpjekjet e vazhdueshme për të reduktuar aksesin dhe përdorimin e këtyre produkteve nga të miturit që nuk kanë pirë kurrë duhan.

Lajmet

IKShPK: Në Kosovë janë regjistruar 203 raste me fruth, mbi 95% e të prekurve të pavaksinuar

Published

on

By

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka bërë të ditur se gjatë periudhës 16 prill – 11 tetor 2026 janë konfirmuar 203 raste me fruth, prej të cilave 17 raste u regjistruan gjatë javës së fundit.

Sipas të dhënave zyrtare, mbi 95 për qind e personave të prekur janë të pavaksinuar me vaksinën MMR. Për të parandaluar përhapjen e sëmundjes, IKShPK ka intensifikuar fushatën e vaksinimit të vonuar (catch-up), me ç’rast gjatë këtij viti janë vaksinuar mbi 3,265 fëmijë të grupmoshës 2 deri në 5 vjeç.

Instituti u ka bërë thirrje prindërve të vazhdojnë vaksinimin e rregullt të fëmijëve sipas kalendarit kombëtar, duke e vlerësuar vaksinimin si masën më të sigurt dhe më efikase për mbrojtjen e shëndetit publik. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Gjendet vetura e të dyshuarit për vrasjen e 29-vjeçarit në Pogragjë të Gjilanit

Published

on

By

Policia e Kosovës ka gjetur veturën e të dyshuarit për vrasjen e 29-vjeçarit që ndodhi të dielën në fshatin Pogragjë të Gjilanit.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Ndërkaq, i dyshuari për kryerjen e kësaj vrasjeje gjendet ende në arrati, teksa njësitë hetimore po vazhdojnë punën për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Continue Reading

Lajmet

Maqedonci merr pjesë në Forumin e Sigurisë në Varshavë

Published

on

By

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, po merr pjesë në “Warsaw Security Forum 2026”, që po mbahet më 12 dhe 13 tetor në Poloni, ku do të diskutohet për të ardhmen e NATO-s, forcimin e kapaciteteve mbrojtëse evropiane dhe luftën në Ukrainë.

Gjatë këtij forumi ndërkombëtar të sigurisë, i cili bashkon liderë ushtarakë, diplomatë e përfaqësues shtetërorë, Maqedonci pritet të zhvillojë takime me homologë e partnerë ndërkombëtarë për fuqizimin e kapaciteteve mbrojtëse të Kosovës.

Continue Reading

Lajmet

Kuvendi mblidhet të enjten: Në rend dite zgjedhja e anëtarëve të BQK-së dhe Bordit të RTK-së

Published

on

By

Seanca e radhës plenare e Kuvendit të Kosovës do të mbahet të enjten, më 15 tetor, me fillim nga ora 10:00.

Vendimi u mor gjatë mbledhjes së sotme të Kryesisë së Kuvendit me kryetarët e grupeve parlamentare, të udhëhequr nga kryetarja Albulena Haxhiu.

Në rend të ditës të kësaj seance, përveç deklarimeve jashtë rendit të ditës dhe pyetjeve parlamentare, përfshihen një sërë pikash me rëndësi:

  • Bordi i BQK-së: Zgjedhja e dy anëtarëve joekzekutivë të Bordit të Bankës Qendrore të Kosovës.
  • Bordi i RTK-së: Formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës (dy nga komuniteti shqiptar, një nga komuniteti serb dhe një nga komunitetet tjera joshumicë).
  • Projektligje dhe komisione: Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit, si dhe propozimi i Listës Serbe për emërimin e deputetëve në komisionet parlamentare.

Përveç caktimit të seancës, Kryesia mori vendim edhe për shpalljen e konkursit për anëtarë të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës (KPMSHCK).

 

Continue Reading

Të kërkuara