Lajmet

​Stano: Situata në Bosnjë është shqetësuese

Stano theksoi se përfaqësuesit e BE-së dhe ShBA-së vizituan së bashku BeH javën e kaluar.

Published

on

Situata në Bosnjë e Hercegovinë po shkakton shqetësim të madh në BE dhe është në qendër të aktiviteteve tona diplomatike, tha sot zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.

Në një konferencë të rregullt shtypi në Bruksel, Stano theksoi se përfaqësuesit e BE-së dhe ShBA-së vizituan së bashku BeH javën e kaluar, për të theksuar rëndësinë e gjetjes së një zgjidhjeje për krizën aktuale në vend.

Lideri serb i Bosnjës, Milorad Dodik, po kërcënon të tërhiqet nga institucionet e nivelit shtetëror, përfshirë ushtrinë kombëtare të ndërtuar me ndihmën ndërkombëtare gjatë çerek shekullit të kaluar, dhe të rindërtojë një forcë serbe.

Më 14 tetor, Dodik tha se do të detyronte ushtrinë boshnjake të tërhiqej nga Republika Serbe duke rrethuar kazermat e saj dhe se nëse perëndimi do të përpiqej të ndërhynte ushtarakisht, ai tha se kishte “miq” që kishin premtuar të mbështesin kauzën serbe, një referencë e supozuar për Serbinë dhe Rusinë.

Policia serbe e Bosnjës kreu stërvitje “kundër-terroriste” muajin e kaluar në malin Jahorina, prej nga forcat serbe bombarduan Sarajevën gjatë një rrethimi të viteve 1992-95.

Pas luftës në Bosnje në vitet 1990 dhe Marrëveshjes së Dejtonit të ndërmjetësuar nga ShBA, ajo u nda në dy rajone gjysmë autonome, Republika Serbe dhe Federata boshnjako-kroate.

Lajmet

Protesta në përkrahje të çlirimtarëve më 13 dhjetor në Shkup, konfirmohet nga OVL-UÇK

Published

on

By

Nënkryetari i OVL-UÇK-së, Gazmend Syla, ka njoftuar se protesta e radhës në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së do të zhvillohet më 13 dhjetor në sheshin “Skënderbeu” në Shkup.

Në një konferencë për media, Syla tha se protesta do të fillojë nga ora 13:00, ndërsa theksoi se kjo do të jetë protesta e pestë me radhë e organizuar në mbështetje të të paraburgosurve në Hagë./UBTNews

 

 

Continue Reading

Lajmet

Qeveria në detyrë merr dy vendime përmes mbledhjes elektronike

Published

on

By

Qeveria e Kosovës në detyrë ka mbajtur një mbledhje elektronike, ku ka miratuar dy vendime financiare. Sipas njoftimit zyrtar, janë ndarë 141 mijë e 680 euro për realizimin e projekteve që do të zbatohen përmes marrëveshjeve me trupat e Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Po ashtu, kabineti qeveritar ka miratuar kërkesën e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve që lidhet me kursimet dhe ndarjet buxhetore, në kuadër të riorganizimit të shpenzimeve.

Këto vendime janë bërë të ditura përmes komunikatës së Zyrës së Kryeministrit.

Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ka mbajtur mbledhje elektronike në të cilën ka:        Ndarë 141,680 euro për realizimin e projekteve përmes marrëveshjeve me trupat e Organizatës së Kombeve të Bashkuara; Miratuar kërkesën e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, për kursime dhe ndarje”, thuhet në komunikatën e zyrës së kryeministrit./UBTNews

Continue Reading

Lajmet

Hapet hetim për lëndim të rëndë trupor, gruaja u dërgua dy herë në spitalin e Mitrovicës e në QKUK

Published

on

By

Një rast i lëndimit të rëndë trupor është raportuar në Mitrovicën e Veriut. Sipas policisë, një femër kosovare është dërguar fillimisht në Spitalin e Mitrovicës së Veriut në gjendje të rënduar shëndetësore, ndërsa më pas është transferuar në QKUK për trajtim të mëtejmë.

Pas intervenimit mjekësor në QKUK, viktima është kthyer për trajtim shtesë në spitalin rajonal në Mitrovicë të Veriut.

Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar dhe po hetohet në procedurë të rregullt.

Është raportuar se viktima femër kosovare në gjendje të rëndë shëndetësore ishte dërguar në Spitalin në Mitrovicë Veri dhe më pas në QKUK. Pas marrjes së tretmanit mjekësor në QKUK, e njëjta përsëri është dërguar për tretman mjekësor në spitalin rajonal Mitrovicë Veri.  Me urdhër të prokurorit është inicuar lënda e rastit dhe është duke u hetuar.“, thuhet në raport nga Policia e Kosovës./UBTNews

 

Continue Reading

Lajmet

Artane Rizvanolli mban konferencë për media sot

Published

on

By

Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, do të mbajë sot një konferencë për media të paralajmëruar për në ora 13:00. Sipas njoftimit zyrtar, konferenca ka për qëllim adresimin, siç thuhet, “paqartësive dhe dezinformatave” që kanë qarkulluar lidhur me sektorin e energjisë.

Ministrja e Ekonomisë në detyrë, znj. Artane Rizvanolli, sot do të mbajë konferencë për media, ku do të adresojë çështjet rreth paqartësive e dezinformatave lidhur me sektorin e energjisë”, thuhet në komunikatë.

Mbetet të shihet se cilat sqarime do të japë ministrja në këtë paraqitje publike.

Ky lajm do të përditësohet./UBTNews

Continue Reading

Të kërkuara