Aktualitet

​SSPK kërkon që punëtorëve teknik dhe atyre të sigurimit fizik në EULEX t`u rriten pagat

Sipas tyre, kjo pasi që ato janë shume të vogla.

Published

on

Është mbajtur takim në mes të Sindikatës së Sektorit Privat të Kosovës, përfaqësuar nga kryetari Jusuf Azemi, dhe shefit të EULEX-it, Mathias Zander me bashkëpunëtorë.

Sindikata e Sektorit Privat të Kosovës ka kërkuar që punëtorëve teknik dhe atyre të sigurimit fizik që punojnë në të gjitha pikat e EULEX-it në Kosovë t`u rriten pagat, pasi që ato janë shume të vogla. Se pagat janë të vogla është pajtuar edhe shefi i EULEX-it dhe për ketë ai ka thënë se do ti shtjerrë të gjitha mundësitë për rritje pagash, thuhet në njoftim.

Nga sindikata bëjnë të ditur se nëse kjo nuk arrihet, kanë planin B që këtyre punëtorëve tu bëhet zgjidhje.

Vendi

Moti i ligë shkakton dëme të mëdha në disa qytete të Kosovës – dëmtohen shtëpitë, infrastruktura dhe bujqësia

Published

on

By

Moti i ligë që përfshiu Kosovën gjatë ditëve të fundit, i shoqëruar me erëra të fuqishme, stuhi dhe breshër, ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në shtëpi banimi, prona private, rrjetin energjetik si dhe në dhjetëra hektarë toka bujqësore. Sipas parashikimeve meteorologjike, mot me reshje dhe stuhi pritet të ketë edhe në ditët në vijim, ndërsa autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve për kujdes të shtuar.

Në qytetin e Rahovecit, stuhit e fuqishme dhe erërat e forta kanë shkaktuar dëme të shumta materiale si në qytet, ashtu edhe në lokalitetet rrethuese. Ekipet e emergjencës dhe Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim kanë dalë menjëherë në terren për sanimin e dëmeve dhe kthimin e gjendjes në normalitet. Komuna u ka bërë thirrje qytetarëve të shmangin lëvizjet pranë pemëve, shtyllave elektrike apo objekteve të dëmtuara.

Ngjashem edhe në Lipjan reshjet e dendura dhe erërat e forta kanë goditur bujqësinë, rrjetin energjetik dhe infrastrukturën publike.

Dëme janë evidentuar në shkollën e Gadimes, sallën e sportit dhe shtigjet e ecjes ku janë rrëzuar drunj. Si pasojë e rrëzimit të shtyllave elektrike, disa zona kanë mbetur pa energji. Ekipet e shërbimeve publike po punojnë në terren për largimin e pengesave dhe sanimin e gjendjes.

Ndërsa në Skenderaj nga breshëri është goditur rëndë sektori i bujqësisë, veçanërisht në fshatrat Vajnik, Burojë, Likoc dhe Izbicë.

Vetëm në fshatin Vajnik raportohet se janë dëmtuar plotësisht rreth 60 hektarë të mbjella me grurë, përveç dëmeve të mëdha në pemë e perime. Komuna ka nisur pranimin e kërkesave nga fermerët dhe komisionet po bëjnë vlerësimin në terren për të proceduar me kompensim nga niveli qendror.

Dëme të mëdha janë shkaktuar edhe në Suharekë e Istog, ku janë formuar menjëherë komisionet komunale për vlerësimin e dëmeve në bujqësi, institucione arsimore, biznese dhe hapësira publike.

Komisionet kanë dal edhe në terren bashkë me përfaqësues të nivelit qendror për të parë nga afër të mbjellat e shkatërruara pak para vjeljes, ndërsa procesi i vlerësimit të dëmeve synohet të përmbyllet brenda një afati rekord prej 7 ditësh. /E.A/

 

 

Continue Reading

Rajoni

Raportohet se një polic i Kosovës është gjetur i vdekur në Kukës

Published

on

Një zyrtar i Policisë së Kosovës raportohet se është gjetur i vdekur në varrezat e fshatit Morinë, në Kukës.

Sipas Abc News e cila citon informacione të Policisë së Shtetit, rreth orës 08:25 është konstatuar i pajetë shtetasi 35-vjeçar, banues në Prizren, punonjës policie në Njësinë e Reagimit të Shpejtë në Prizren.

Një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Bëhet me dije se Policia e Shtetit bëri të ditur se po bashkëpunon me Policinë e Kosovës për të verifikuar nëse arma e sekuestruar është arma e shërbimit të efektivit, si dhe për sigurimin e të gjitha të dhënave që do t’i shërbejnë dokumentimit të plotë ligjor të rastit./A.K/

Continue Reading

lajme

Studiuesit e UBT-së dhe Universitetit Niğde Ömer Halisdemir publikojnë punim shkencor në revistën Biotech Studies

Published

on

By

Punimi shkencor me titull “Effect of acetate as a substrate on the microbial flora: a metagenomic approach”, i realizuar nga Prof. Dr. Osman Fetoshi dhe Prof. Dr. Ayten Öztürk, është publikuar në revistën shkencore Biotech Studies (2026).

Ky studim paraqet një kontribut të rëndësishëm në fushën e mikrobiologjisë mjedisore dhe bioteknologjisë, duke ndihmuar në kuptimin më të thellë të komuniteteve mikrobiale dhe potencialit të tyre për aplikime në trajtimin e ujërave të ndotura.

Në kuadër të hulumtimit, studiuesit kanë analizuar ndikimin e acetatit si burim karboni në strukturën dhe diversitetin e komuniteteve bakteriale, duke përdorur qasje bashkëkohore metagjenomike. Rezultatet e studimit ofrojnë njohuri të reja mbi mënyrën se si mikroorganizmat reagojnë ndaj ndryshimeve në mjedis dhe si mund të shfrytëzohen për zhvillimin e teknologjive të qëndrueshme për menaxhimin e ujërave të ndotura.

Ky publikim thekson rëndësinë e mikroorganizmave në ciklet biogjeokimike, degradimin e ndotësve dhe avancimin e zgjidhjeve inovative në fushën e bioteknologjisë mjedisore.

UBT vazhdon të mbështesë kërkimin shkencor, inovacionin dhe bashkëpunimin ndërkombëtar, duke kontribuar në zhvillimin e zgjidhjeve të reja në fushat e bioteknologjisë, mjedisit dhe shëndetit publik.

Linku i publikimit: https://www.biotechstudies.org/abstract.php?id=604

Continue Reading

Lajmet

Reshjet e dendura dhe erërat e forta shkaktojnë dëme në Lipjan

Published

on

Reshjet e dendura të shiut dhe erërat e forta që kanë përfshirë territorin e Komunës së Lipjanit kanë shkaktuar dëme në disa zona, duke prekur sektorin e bujqësisë, infrastrukturën publike dhe rrjetin energjetik.

Sipas Komunës së Lipjanit, dëme janë evidentuar në shkollën e Gadimes, Sallën Sportive dhe shtigjet e ecjes, ku në disa segmente janë rrëzuar drunj, duke paraqitur rrezik për qytetarët. Gjithashtu, në disa lokalitete janë dëmtuar dhe rrëzuar shtylla elektrike, çka ka shkaktuar ndërprerje të furnizimit me energji elektrike.

Ekipet e shërbimeve publike, në bashkëpunim me strukturat emergjente dhe institucionet përkatëse, kanë dalë në terren dhe po punojnë në vlerësimin e situatës, sanimin e dëmeve dhe largimin e pengesave, me qëllim rikthimin e gjendjes në normalitet dhe garantimin e sigurisë së qytetarëve.

Komuna u ka bërë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes në zonat e prekura dhe të shmangin qëndrimin pranë objekteve, pemëve dhe shtyllave të dëmtuara, të cilat mund të paraqesin rrezik.

Po ashtu, qytetarëve u është rekomanduar të jenë të kujdesshëm edhe gjatë ditëve në vijim, pasi sipas parashikimeve meteorologjike priten reshje intensive dhe erëra të fuqishme./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara