Sport

​Southgate zbulon nëse Kane është rikuperuar nga lëndimi

Ai do të jetë i gatshëm për të luajtur në ndeshjen e së premtes.

Published

on

Kapiteni i Anglisë, Harry Kane do të jetë i gatshëm për të luajtur në ndeshjen e së premtes në Kupën e Botës kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka thënë trajneri Gareth Southgate.

Sulmuesi lëndoi kyçin e këmbës në fillim të pjesës së dytë të fitores 6-2 ndaj Iranit në Grupin B dhe më vonë u zëvendësua.

“Harry është mirë. Ai ka punuar paksa i ndarë nga grupi, por ai është gati për të premten mbrëma”, tha Southgate.

Kane i Tottenhamit ka shënuar 51 gola në 76 paraqitje për “Tre Luanët”, dy goa prapa rekordit të Wayne Rooney që i ka 53 sish.

Sport

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka vizituar futbollistët e Kombëtares së Kosovës në prag të dy ndeshjeve të ardhshme kundër Izraelit dhe Irlandës, në kuadër të Ligës së Kombeve

Published

on

By

Gjatë takimit me lojtarët, presidentja u ka uruar atyre fat dhe suksese në përballjet e ardhshme, duke shprehur besimin dhe përkrahjen e saj për përfaqësuesen e Kosovës.

Shiroka Pula ka vlerësuar paraqitjet e futbollistëve si në klubet ku aktivizohen në vende të ndryshme të botës, ashtu edhe me fanellën e Kombëtares, duke theksuar se ata vazhdojnë ta bëjnë vendin krenar.

“Vendi ynë beson në ju dhe do të jetë gjithmonë përkrah jush. Shumë fat dhe suksese në ndeshjet e ardhshme. Forca Kosova”, ka deklaruar presidentja.

Kosova do të përballet me Izraelin të shtunën, në ndeshjen e parafundit të këtij cikli, ndërsa tri ditë më vonë do të luajë ndaj Irlandës në udhëtim.

D.L

Continue Reading

Sport

Galatasaray kujton Xhevat Prekazin me një video emocionuese: Legjenda që la gjurmë në Stamboll

Published

on

By

Galatasaray ka nderuar kujtimin e legjendës së klubit, Xhevat Prekazit, i cili ndërroi jetë në moshën 69-vjeçare, duke publikuar një video me disa nga momentet më të bukura të tij me fanellën e skuadrës turke.

Në videon e publikuar, klubi nga Stambolli ka rikthyer në vëmendje golat spektakolarë të futbollistit nga Mitrovica, i cili shquhej për teknikën, goditjet e fuqishme nga distanca dhe aftësitë e jashtëzakonshme individuale.

Prekazi ishte një prej figurave të rëndësishme në historinë e Galatasarayt, me të cilin fitoi dy tituj të kampionit të Turqisë, në sezonet 1986/87 dhe 1987/88. Para ardhjes së tij, klubi turk kishte pritur plot 17 vjet për të fituar titullin e kampionit.

Gjatë periudhës 1985–1991, Prekazi regjistroi 229 paraqitje me fanellën e Galatasarayt, duke shënuar 44 gola.

Videoja e publikuar nga klubi përmban edhe një deklaratë të veçantë të vetë Prekazit, ku ai kishte shprehur dëshirën që edhe pas vdekjes të mbetet i lidhur me dy klubet e zemrës, Galatasarayn dhe Partizanin.

“Kur të vdes, pasi të gjithë asaj rruge jemi, i them gruas time, dua të ma vendosin në arkivol fanellën e Galatasarayt, por edhe të Partizanit, natyrisht”, dëgjohet duke thënë Prekazi në videon e publikuar.

Me golat, teknikën dhe kontributin e tij, Xhevat Prekazi la gjurmë të pashlyeshme në historinë e Galatasarayt, duke mbetur një emër i paharruar për tifozët e klubit turk.

D.L

Continue Reading

Sport

KV Ferizaj drejt Çekisë, gati për aventurën në CEV Challenge Cup

Published

on

By

KV Ferizaj ka bërë të ditur destinacionin e radhës, duke paralajmëruar pjesëmarrjen në garat evropiane të volejbollit, CEV Challenge Cup.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, klubi ferizajas ka publikuar mesazhin “Next Stop to Czech Republic”, duke konfirmuar se Çekia do të jetë ndalesa e radhës për ekipin.

KV Ferizaj do të ketë mundësinë të përfaqësojë volejbollin kosovar në arenën ndërkombëtare, në një tjetër sfidë të rëndësishme evropiane.

D.L

Continue Reading

Sport

Granit Xhaka mungon në ndeshjet e fundit të vitit me Zvicrën

Published

on

By

Kombëtarja e Zvicrës do të jetë pa kapitenin Granit Xhaka në dy ndeshjet e fundit të këtij viti, për shkak të një lëndimi.

Federata e Futbollit e Zvicrës ka njoftuar të hënën se mesfushori nuk do të jetë në dispozicion për shkak të lëndimit në pulpë, të cilin e pësoi në ndeshjen e së dielës mes Sunderlandit dhe Chelseat.

Xhaka u detyrua të largohej nga fusha që në minutën e katërt të takimit, pas shqetësimeve fizike.

Kështu, kapiteni zviceran nuk do të mund të rikthehet në përfaqësuese, pasi kishte munguar edhe në grumbullimin e kaluar për shkak të zhvillimeve lidhur me rastin e certifikatës së falsifikuar të vaksinimit kundër COVID-19.

Zvicra në dy ndeshjet e ardhshme do të përballet me Slloveninë dhe Skocinë, në kuadër të Ligës së Kombeve.

Përveç Xhakës, përfaqësueses zvicerane do t’i mungojë edhe Miro Muheim.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara