Lajmet

​Sot përfundon faza e dytë për subvencionim të efiçiencës së energjisë

Në fazën e dytë për subvencion të drejtë aplikimi kanë të gjithë aplikuesit që janë kualifikuar në fazën e parë.

Published

on

Ministria e Ekonomisë (ME) ka njoftuar të gjithë qytetarët se qytetarët do të mund të aplikojnë sot deri në ora 23:59 për subvencionim, kur edhe përfundon Faza e dytë e thirrjes.

Në fazën e dytë për subvencion të drejtë aplikimi kanë të gjithë aplikuesit që janë kualifikuar në fazën e parë, pra që i kanë plotësuar kriteret në thirrjen publike të ME-së për subvencionim të efiçiencës së energjisë.

ME ka dhënë edhe disa sqarime shtesë:

Faza II

Pas kualifikimit në Fazën e parë qytetarët duhet të blejnë pajisjen e përzgjedhur sipas kritereve të specifikuara në thirrje, dhe më pas mund të aplikojnë për Fazën II përmes platformës e-Kosova që t’ju mundësohet përfitimi nga ky subvencion, duke ngarkuar dokumentet në vijim:

1. Faturën e rregullt apo kuponin fiskal të blerjes së pajisjes (fatura duhet të jetë jo më e vjetër se nga data e shpalljes së thirrjes së parë të datës 06.10.2022);

2. Vërtetimin e xhirollogarisë bankare apo kopjen e kartelës bankare;

3. Fotografi të pajisjes së blerë ose instaluar sipas kritereve të specifikuara në thirrje (pajisja duhet të jetë e instaluar dhe e gatshme për inspektim nga data 10.01.2023);

4. Fotografi të numrit serik të pajisjes;

5. Fotografi të etiketës së performancës së pajisjes (opsionale për stufa individuale me biomasë);

6. Për nënat vetushqyese për përfitim të subvencionit prej 90% për stufën individuale me biomasë dhe 60% për pompën termike ajër-ajër inverter (kondicioner/ klimë efiçiente) kërkohet të ngarkohet një dëshmi që konfirmon statusin e nënës vetushqyese.

7. Marrëveshja për Subvencionim duhet të shkarkohet në ëeb faqen e Ministrisë së Ekonomisë, e cila pas plotësimit në mënyrë elektronike (direkt në dokument në hapësirat e hijezuara) duhet të ngarkohet nga ana e Palës në platformën e-Kosova në formatin (PDF), në kuadër të Fazës II të aplikimit. Marrëveshjen mund ta gjeni në këtë link: https://me.rks-gov.net/sq/shpallje

Faza II – Aplikimi nga përfituesit e skemës sociale (kategoria I & II)

Për aplikuesit që janë përfitues të skemës sociale (kategoria I & II), faza II është e ndarë në dy hapa:

Hapi 1: Aplikanti duhet të ngarkojë në platformën e-Kosova, dokumentet në vijim:

1. Profatura – do të mundësohet vetëm për stufat individuale me biomasë dhe pompën termike ajër-ajër inverter (kondicioner/ klimë efiçiente);

2. Vërtetimin e xhirollogarisë bankare apo kopjen e kartelës bankare;

3. Dëshmi që vërteton mbështetjen e skemës sociale (kategoria I & II).

Për përfituresit e skemës sociale, ME do të transferojë mjetet financiare të subvencionit para blerjes apo instalimit së Stufës individuale me biomasë ose Pompës termike ajër-ajër inverter (kondicioner/ klimë efiçiente).

Hapi 2: Pas pranimit të subvencionit dhe blerjes së pajisjes duhet të përcjellen përmes email adresës: [email protected] dokumentet në vijim:

1. Faturën e rregullt apo kuponin fiskal të blerjes së pajisjes (fatura duhet të jetë jo më e vjetër se nga data e shpalljes së thirrjes së parë të datës 06.10.2022);

2. Fotografi të pajisjes së blerë ose instaluar sipas kritereve të specifikuara në Thirrje; (pajisja duhet të jetë e instaluar dhe e gatshme për inspektim nga data 10.01.2023);

3. Fotografi të numrit serik të pajisjes;

4. Fotografi të etiketës së performancës së pajisjes (opsionale për stufa individuale me biomasë).

Ministria e Ekonomisë fton të gjithë qytetarët që janë parakualifikuar në Fazën e I-rë, që brenda afatit të përfundojnë të gjitha procedurat e cekura më lartë dhe në thirrjen publike në mënyrë që të jenë përfitues të subvencionit.

Lajmet

Ramës i tregohen prangat kur merr fjalën për dhënien në shfrytëzim për 50 vjet të “Tulltores”

Published

on

Asamblistët e Vetëvendosjes në Komunën e Prishtinës e kanë penguar fjalimin e kryetarit Përparim Rama, lidhur me dhënien në shfrytëzim afatgjatë të “Tulltores”, në seancën e jashtëzakonshme që po mbahet të premten. 

Ata me njërën dorë kanë goditur tavolinat dhe me tjetër i kanë treguar Ramës prangat. 

Rama ka qenë duke folur për pikën e parë të rendit të ditës që është “Propozim-vendimi për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pronës së paluajtshme të Komunës së Prishtinës, lokacioni “Tulltorja”. 

Rama ka thënë se toka nuk falët po jepet në shfrytëzim dhe sipas tij për këtë shfrytëzim kryeqyteti përfiton 1 milion euro në vit. 

Continue Reading

Lajmet

Abdixhiku përkujton 25-vjetorin e 11 Shtatorit: Kosova e njeh çmimin e lirisë

Published

on

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka përkujtuar 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Përmes një postimi në Facebook, Abdixhiku tha se sulmet e 11 Shtatorit 2001, ku humbën jetën rreth 3 mijë persona, tronditën mbarë botën dhe mbetën në kujtesën kolektive si një prej akteve më të rënda të terrorizmit.

“Ky sulm nuk ishte vetëm një goditje ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por një sfidë brutale ndaj vetë vlerave themelore mbi të cilat ngrihet shoqëria demokratike, lirisë, paqes dhe bashkëjetesës”, ka thënë Abdixhiku.

Ai shprehu solidaritet me familjet e viktimave dhe popullin amerikan, duke theksuar se dhimbja e tyre është pjesë e kujtesës së përbashkët.

Abdixhiku tha se Kosova e njeh nga afër “çmimin e lirisë” dhe rëndësinë e miqësisë me Shtetet e Bashkuara.

“Lidhja e Kosovës me Shtetet e Bashkuara nuk është vetëm marrëdhënie mes dy vendeve; është një lidhje e ndërtuar mbi besim, vlera dhe një histori të përbashkët solidariteti”, u shpreh ai.

Në fund, Abdixhiku riafirmoi përkushtimin e tij ndaj aleancës me SHBA-në dhe vlerave demokratike, duke përmbyllur mesazhin me fjalët: “I përjetshëm qoftë kujtimi për viktimat e 11 Shtatorit”./A.K/

Continue Reading

Lajmet

PDK nderon viktimat e 11 Shtatorit, Hamza: Jemi krah miqve tanë amerikanë

Published

on

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, së bashku me deputetët e PDK-së, ka bërë homazhe te memoriali “Kosova Kujton”, në Prishtinë, me rastin e 25-vjetorit të sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Hamza tha se më 11 shtator 2001, mijëra jetë të pafajshme u humbën në një prej tragjedive më të rënda të kohës moderne.

“Sot jemi me miqtë tanë amerikanë, duke kujtuar viktimat, duke nderuar guximin e ekipeve të emergjencës dhe duke shprehur solidaritetin tonë me të gjithë ata që u prekën nga kjo tragjedi”, tha Hamza.

Ai theksoi se Kosova e njeh rëndësinë e miqësisë dhe mbështetjes së Shteteve të Bashkuara.

“25 vjet më pas, jemi krah miqve tanë amerikanë në kujtim të viktimave dhe në nderim të sakrificës së tyre. Nuk harrojmë kurrë”, u shpreh Hamza./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Kuriozitetet e ditës

Published

on

Lexoni pesë kuriozitete. Mund të mos i keni ditur:

 

1.Gjatë gjumit, një njeri mund të gëlltisë pa e kuptuar edhe insekte shumë të vogla.

 

2.Gjurma e gjuhës së çdo njeriu është unike, njësoj si shenjat e gishtave.

 

3.Nëse teshtin shumë fort, në raste të rralla mund të dëmtohet edhe një brinjë.

 

4.Në shumë reklama, ora vendoset gjithmonë në 10:10 sepse duket më simetrike dhe më e bukur vizualisht.

 

5.Fjala “dreamt” është e vetmja fjalë në anglisht që përfundon me “mt”.

Continue Reading

Të kërkuara