Aktualitet

​Sllovenia thërret në bisedë ambasadorin serb pas deklaratave të Vuçiqit për Kosovën

Ministria e Jashtme sllovene tha se ishte shumë e befasuar nga deklaratat e Vuçiqit.

Published

on

Ministria e Punëve të Jashtme të Sllovenisë ka ftuar në bisedë ambasadorin serb, për shkak të deklaratave të bëra nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Vuçiq, gjatë vizitës së fundit të presidentit slloven, Borut Pahor në Beograd, tha se Sllovenia, sikurse edhe shtetet e tjera që e njohin Kosovën, ka shkelur integritetin territorial të Serbisë.

MPJ e Sllovenisë ftoi në bisedë ambasadorin serb në Lubjanë, Zoran Vlatkoviq, për të biseduar për këto deklarata që Vuçiqi i bërë gjatë një konference për media lidhur me vizitën e Pahorit në Serbi.

Ambasadori slloven në Serbi, Damjan Bergant, po ashtu është ftuar në bisedë për temën e njëjtë, tha Ministria sllovene për N1.

Presidenti serb, pas takimit me Pahorin në Beograd, ishte pyetur nga gazetarët pse Serbia nuk po i vendos sanksione Rusisë dhe ai ishte përgjigjur duke pyetur: “si t’ua shpjegoj qytetarëve se Serbia po i vendos sanksione Rusisë e jo Sllovenisë?”.

“Rusia nuk e ka shkelur integritetin territorial të Serbisë. Sllovenia e ka shkelur. Dhe siç e shihni, ne kemi raporte të mira me Slloveninë”, tha Vuçiq dhe shtoi se Sllovenia, sikurse për shembull Franca, Gjermania dhe ShBA-ja që njohin pavarësinë e Kosovës, që sipas qëndrimit të Serbisë, po shkel ligjin ndërkombëtar, Kartën e Kombeve të Bashkuara dhe Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit.

Ministria e Jashtme sllovene tha se ishte shumë e befasuar nga deklaratat e Vuçiqit.

“Edhe një herë, ne përsërisim qëndrimin tonë lidhur me Kosovën, që Sllovenia e njeh si shtet të pavarur dhe sovran. Në këtë drejtim, ne shprehim pritjet tona që Serbia në të ardhmen të mos e problematizojë qëndrimin tonë karshi Kosovës sepse mbështetja e Sllovenisë për Kosovën nuk është e drejtuar kundër Serbisë. Ne po ashtu shprehim kundërshtinë që njohja e Kosovës nga Sllovenia të krahasohet me agresionin rus kundër Ukrainës”, u tha në deklaratën e Lubjanës.

Ministria e Jashtme sllovene gjithashtu tha se pret që bashkëpunimi aktual me Serbinë të vazhdojë dhe se Lubjana do të vazhdojë të avokojë për komunikim me Beogradin, në të gjitha nivelet.

“Ne duam që shtetet të vazhdojnë të zhvillojnë raporte miqësore dhe së bashku të shikojnë për mundësi që të zgjidhen çështjet e hapura në Ballkanin Perëndimor, që do të ulnin tensionet në rajon. Kjo do t’u mundësonte Kosovës dhe Serbisë që të bënin përparim në rrugën drejt BE-së”, u tha në njoftim. /REL/

Lajmet

Ursula von der Leyen pritet në Prishtinë nga Albulena Haxhiu dhe Albin Kurti

Published

on

By

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka nisur vizitën zyrtare në Kosovë, ku është pritur nga ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu.

Pas takimit me Haxhiun, shefja e ekzekutivit evropian u prit nga kryeministri Albin Kurti.

Dy krerët kanë zhvilluar  një takim dypalësh, pas takimeve Ursula von der Leyen ka mabjtur një konferencë të përbashkët për media me kryeminstrin Kurti.

 

Foto: Ekonomia online

Continue Reading

Lajmet

Foda me ndryshime në formacion për ndeshjen ndaj Izraelit: Rikthehet Avdullahu, mbetet në dyshim Muriq

Published

on

By

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, Franco Foda, ka bërë publike listën e përditësuar të lojtarëve të grumbulluar për ndeshjen e sontme përballë Izraelit.

Në listën zyrtare të dorëzuar në UEFA është përfshirë mesfushaari Leon Avdullahu, i cili është rikthyer me ekip pas një shkëputjeje të përkohshme për arsye familjare. Po ashtu, në listë janë përfshirë Muharrem Jashari dhe Lindon Emërllahu, ndërsa jashtë grumbullimit për këtë sfidë kanë mbetur Baton Zabërgja, Vesel Demaku dhe Leard Sadriu.

Në dyshim për këtë përballje mbetet portieri Arijanet Muriq, i cili pësoi një lëndim gjatë ndeshjes së kaluar ndaj Austrisë.

Kosova zhvillon sonte ndeshjen e tretë në kuadër të Grupit B3 në Ligën e Kombeve kundër Izraelit, në stadiumin e Debrecenit në Hungari, nga ora 20:45. Pasi e nisën edicionin me fitore 1:0 ndaj Irlandës dhe pësuan humbje 3:1 ndaj Austrisë në Vjenë, “Dardanët” do të presin Austrinë në Prishtinë më 4 tetor.

Continue Reading

Lajmet

Mbyllen përkohësisht disa rrugë në Prishtinë për shkak të protestës për UÇK-në

Published

on

By

Policia e Kosovës ka njoftuar se nga ora 15:00 do të mbyllen përkohësisht për qarkullim rrugët “Luan Haradinaj” dhe “Enver Zymeri” në kryeqytet, për shkak të protestës gjithpopullore që do të mbahet sot nga ora 16:00.

Protesta organizohet në mbështetje të ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe në shenjë kundërshtimi ndaj vendimeve të Dhomave të Specializuara në Hagë.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, varësisht nga zhvillimet në terren dhe lëvizja e pjesëmarrësve, mund të ketë kufizime ose ndërprerje të përkohshme të trafikut edhe në rrugë të tjera ndërlidhëse.

“Sipas planifikimeve policore, prej orës 15:00 rrugët të cilat do të mbyllen përkohësisht për qarkullim në kryeqytet janë: ‘Luan Haradinaj’ dhe ‘Enver Zymeri’, por varësisht nevojës operative mund të ketë edhe rrugë të tjera në të cilat mund të ndërpritet qarkullimi përkohësisht”, thuhet në njoftimin e policisë.

Tutje, Policia e Kosovës bën të ditur se zyrtarët policorë do të jenë të pranishëm në terren për të garantuar mbarëvajtjen e protestës, rendin publik dhe sigurinë e qytetarëve

Continue Reading

Kulturë

Fanella e Michael Jordan nga sezoni “Last Dance” shitet për 12.3 milionë dollarë

Published

on

By

Një fanellë e Michael Jordan nga sezoni i tij i famshëm “Last Dance” është shitur për 12.3 milionë dollarë (9.3 milionë funte), duke shënuar një rekord të ri për gjërat personale të përdorura gjatë lojës nga legenda e basketbollit.

Jordan e ka mbajtur këtë fanellë gjatë ndeshjes së tretë të finales së NBA-së në vitin 1998, që ishte edhe sezoni i tij i fundit me Chicago Bulls. Ai ndihmoi Bulls të fitonin serinë me rezultat 4-2, duke siguruar titullin e tij të gjashtë dhe të fundit në NBA, ku në të gjitha këto finale u shpall lojtari më i mirë (MVP).

Rekordi i mëparshëm për një objekt të Jordanit ishte 10.1 milionë dollarë (7.6 milionë funte) për fanellën e tij nga ndeshja e primë e po të njëjtës finale të vitit 1998.

Fanella e ndeshjes së tretë u nxor në ankand nga sipërmarrësi Ryan Gough dhe u shit në “Joopiter”, shtëpia digjitale e ankandeve e Pharrell Williams, e cila e kishte vlerësuar atë paraprakisht mes 10 dhe 15 milionë dollarësh.

Përveç fanellës, makina e Jordanit e llojit Ferrari 550 Maranello e vitit 1997 u shit për 2.7 milionë dollarë (2 milionë funte), që është katër fishi i rekordit të mëparshëm të ankandit për këtë model.

“Pakkush nga objektet në historinë e sportit mishëron madhështinë aq plotësisht sa fanella e Michael Jordan nga ndeshja e tretë e finales së NBA-së e vitit 1998,” thuhej në njoftimin e shtëpisë së ankandeve “Joopiter”. “E mbajtur gjatë ‘Last Dance’… ajo shënon kulmin e një ere që e transformoi basketbollin në një fenomen kulturor global. Sot ajo renditet ndër objektet më të rëndësishme sportive të përdorura në lojë që kanë dalë ndonjëherë në treg.”

Ndërkohë, rekordi absolut për një objekt sportiv të përdorur gjatë lojës mbahet nga fanella e legjendës së bejsbollit Babe Ruth, e përdorur në “World Series” të vitit 1932, e cila u shit për 24.1 milionë dollarë (18.2 milionë funte) në vitin 2024. /BBC/

Continue Reading

Të kërkuara