Lajmet

​Sllovenia do të dërgojë 100 trupa shtesë në Kosovë

Aktualisht KFOR numëron 4 mijë e 700 trupa nga 27 vende anëtare të NATO-s.

Published

on

Ministri slloven i Mbrojtjes, Marjan Sarec, konfirmoi para takimit të ministrave të Mbrojtjes së NATO-s se vendi i tij do të dërgojë 100 trupa shtesë në kuadër të KFOR-it pas tensionimit të situatës në veri të vendit.

Aktualisht KFOR numëron 4 mijë e 700 trupa nga 27 vende anëtare të NATO-s, me 200 prej tyre që kanë mbërritur ditëve të fundit nga Britania e Madhe. Gjermania dhe Rumania janë shtetet e tjera që kanë paralajmëruar se do të dërgojnë trupa shtesë në Kosovë. Sarec u shpreh se Ballkani Perëndimor është shumë i rëndësishëm për Slloveninë prandaj edhe është marr vendimi për shtimin e trupave sllovene në Republikën e Kosovës.

“E dimë që në mandatin e kaluar, qeveria e kaluar e zvogëloi praninë në Kosovë, ne tani e kemi rritur përsëri, dhe po e rrisin atë dhe vendimin e qeverisë për ta rritur deri në 100 ushtarë. Ushtarët sllovenë janë atje mbi të gjitha si forca paqeruajtëse dhe sigurisht që Ballkani Perëndimor është prioriteti i Sllovenisë dhe për këtë arsye ne po rrisim edhe praninë atje”, deklaroi Sarec.

Në orët e para 24 shtatorit, persona me veshje ushtarake sulmuan policinë e Kosovës, ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku. Ngjarja është cilësuar si agresion dhe terrorist nga autoritetet në Kosovë mbrapa së cilës është Serbia. 

Lajmet

Komuna e Prishtinës: Menaxhmenti i “Pastrimit” po i keqpërdor punëtorët për qëllime politike

Published

on

By

Pas grevës së zhvilluar sot nga punëtorët e Kompanisë Rajonale të Mbeturinave “Pastrimi”, Komuna e Prishtinës ka reaguar duke fajësuar menaxhmentin për situatën dhe duke e cilësuar protestën si të panevojshme.

Në një reagim të publikuar, Komuna shpreh shqetësim për atë që e quan keqpërdorim të punëtorëve për arsye politike.

“Përderisa Kryeqyteti, është duke bërë gjithcka për tejkalimin e kësaj gjendje konsiderojmë se grumbullimi i punëtorëve të KRM “Pastrimi” para objektit të Komunës është i panevojshëm, keqpërdorimi i tyre për qëllime politike nga menaxhmenti është i papranueshëm dhe nuk duhet të vazhdojë” thuhet në deklaratë.

Komuna ka bërë të ditur se ka nënshkruar një kontratë në vlerë prej 1.5 milionë euro me ndërmarrjen “Pastrimi”, për pastrimin dhe mirëmbajtjen e hapësirave publike në kryeqytet.

“Kryeqyteti ka nënshkruar kontratën me Kompaninë Regjionale të Pastrimit, në vlerë prej 1.5 milion euro, për mirëmbajtjen dhe pastrimin e hapësirave publike në qytet”, përfundon reagimi.

Continue Reading

Lajmet

Operacion i suksesshëm anti-terrorizëm, arrestohen dy të dyshuar në Kosovë

Published

on

By

Policia e Kosovës ka kryer një operacion anti-terrorizëm në orët e para të mëngjesit, duke arrestuar dy persona të dyshuar për përfshirje në shpërndarje të propagandës terroriste dhe nxitje të përçarjes dhe urrejtjes.

Operacioni, i zhvilluar nga Drejtoria Kundër Terrorizmit në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale të Kosovës, përfshiu tri kontrolle në banesa në komunat e Fushë-Kosovës dhe Malishevës.

Të dyshuarit dyshohet se kanë përdorur rrjetet sociale për të përhapur ideologji të organizatave terroriste dhe për të nxitur mosdurim ndërmjet komuniteteve.

Autoritetet kanë bërë të ditur se do të vazhdojnë me veprimet ligjore në koordinim me organet e drejtësisë.

Continue Reading

Lajmet

Vjosa Osmani vijon vizitën zyrtare në Zvicër me një program të ngjeshur aktivitetesh

Published

on

By

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po vazhdon vizitën zyrtare në Zvicër me një program të ngjeshur aktivitetesh për ditën e dytë.

Në orën 9:00 do të vizitojë kompaninë “Stadler Rail” në St. Gallen, ndërsa në orën 11:45 do të qëndrojë në Universitetin e St. Gallen.

Në orën 16:10 në Gjenevë, Osmani do të takohet me Marko Ahtisaarin, kryetar i Bordit të Fondacionit për Paqe CMI Martti Ahtisaari.

Kjo është vizita e parë e një presidenti të Kosovës në Zvicër me ftesë të presidentit zviceran, dhe presidentja u prit me nderime ushtarake.

Continue Reading

Lajmet

Punëtorët e “Pastrimit” fillojnë grevën para Komunës së Prishtinës

Published

on

By

Punëtorët e Kompanisë Rajonale të Mbeturinave “Pastrimi” kanë nisur sot grevën duke u mbledhur para ndërtesës së Komunës së Prishtinës. Kjo për të shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj situatës së rëndë financiare në të cilën ndodhet ndërmarrja, për shkak të mos-shlyerjes së obligimeve nga Komuna.

Sindikata njoftoi se rreth 300 punëtorë dhe të punësuar janë pjesë e grevës paqësore, me rreth 20 kamionë të parkuar në mënyrë që të mos bllokohen rrugët emergjente.

“Pastrimi” ka ndalur shërbimin e grumbullimit të mbeturinave për shkak të një borxhi prej 2.7 milionë eurosh që pretendon se Komuna nuk ka paguar.

Komuna ka mohuar ekzistencën e këtij borxhi dhe ka akuzuar ndërmarrjen për sabotazh. Ndërkohë, qyteti është mbushur me mbeturina dhe ka shqetësime për rreziqe shëndetësore. Prokuroria ka nisur hetimet për të sqaruar situatën.

Continue Reading

Të kërkuara