Kronikë e zezë

​Skenderaj, Policia bastis një lokal të lojërave të fatit

Ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale “Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.

Published

on

Policia ka bastisur të enjten pasdite një lokal në Skenderaj, ku po zhvilloheshin lojëra të fatit.

Si rezultat i bastisjes në lokalin ku zhvillohej veprimtari e kundërligjshme e lojërave të fatit, në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe sekuestruar, pesë aparate, tre monitorë, tre kompjuterë, një printerë, një skaner, dhe prova tjera që ndërlidhen me veprën penale.

Në një komunikatë për media bëhet e ditur se lidhur me rastin në cilësi të dyshuarit është intervistuar një person, ndërsa pas intervistimit me urdhër të prokurorit të rastit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale “Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.

Lajmet

Një person humb jetën në një aksident me motoçikletë në rrugën Podujevë – Prishtinë

Published

on

By

Një aksident tragjik me pasojë vdekjen ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 07:00 në aksin rrugor Podujevë – Prishtinë.

Në këtë aksident ka qenë e përfshirë vetëm një motoçikletë, drejtuesi i së cilës nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra.

Lidhur me ngjarjen, zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, për UBTnews deklaroi “Sot rreth orës 07:00, kemi pranuar informatën se në rrugën Podujevë- Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident ka qenë e përfshirë një motoçikletë. Si pasojë e aksidentit ngasësi i motoçikletës nuk ka arritë të përballoj plagët, dhe i njëjti ka vdekur. Vdekja e viktimës (mashkull) është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”.

Aktualisht, njësiti i trafikut rajonal po merret me ekzaminimin e vendit të ngjarjes për të zbardhur rrethanat e plota të këtij vetaksidenti.

Continue Reading

Kronikë e zezë

Aksident me fatalitet në Skenderaj

Published

on

By

Një këmbësor ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti tragjik që ka ndodhur mbrëmjen e së martës në rrugën “Skënderbeu” në Skenderaj.

Policia e Kosovës ka njoftuar se viktima u godit nga një veturë në lëvizje, ndërsa drejtuesi i automjetit është arrestuar menjëherë në vendngjarje nën dyshimin për shkaktim të aksidentit nga pakujdesia.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari ndodhet tashmë në mbajtje për procedime të mëtejshme gjyqësore.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që me veturë nga pakujdesia ka goditur për vdekje këmbësorin mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh.

Continue Reading

Kronikë e zezë

Dhunë në familje në Prishtinë e Pejë: Arrestohen dy gra dhe shoqërohet një burrë

Published

on

By

Policia e Kosovës ka njoftuar për dy raste të dhunës në familje që kanë ndodhur gjatë 24 orëve të fundit.

Rastet janë regjistruar në Prishtinë dhe Pejë, ku janë përfshirë disa persona.

Në Prishtinë janë arrestuar dy gra, pasi të njëjtat, pas një mosmarrëveshjeje, janë përleshur në mes vete.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit, të dyshuarat janë liruar dhe rasti po vazhdon në procedurë të rregullt.

Ndërkaq, në Pejë është raportuar një rast i dhunës psikike.

Një grua ka denoncuar bashkëshortin e saj për keqtrajtim, me ç’rast i dyshuari është shoqëruar në stacionin policor.

Sipas policisë, pas intervistimit, rasti ndaj tij po procedohet në procedurë të rregullt me vendim të prokurorit.

Continue Reading

Kronikë e zezë

Sekuestrohen disa armë në Prishtinë, Podujevë e Drenas

Published

on

By

Policia e Kosovës ka njoftuar për sekuestrimin e tri armëve në tri raste të ndara gjatë 24 orëve të fundit.

Sipas raportit zyrtar, kontrollet kanë rezultuar me shoqërimin e të dyshuarve dhe sekuestrimin e armatimit në lokacione të ndryshme.

Në fshatin Tërstenik të Drenasit është shoqëruar një i mitur, pasi “gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe sekuestruar një armë me gaz”.

Ndërkaq, në Podujevë, policia ka sekuestruar një pushkë gjuetie me leje të skaduar pas kontrollit në shtëpinë e një të dyshuari.

Rasti i tretë u regjistrua në rrugën “Xheladin Rekaliu” në Prishtinë, ku është arrestuar një person pasi “gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri me një karikator me 16 fishekë”.

Të gjithë të dyshuarit, me vendim të prokurorit, janë proceduar në procedurë të rregullt.

Continue Reading

Të kërkuara