Kronikë e zezë

​Ngrihet aktakuzë ndaj dy personave që shisnin para të falsifikuara

Prokuroria njofton se i pandehuri A.B., me datë të pacaktuar e deri më 23 mars 2022, në Gjakovë, kishte vënë në qarkullim paratë e falsifikuara.

Published

on

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë kundër dy të pandehurve, A.B., dhe K.N., për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “Falsifikimi i parasë”.

Përmes një komunikatë për media Prokuroria njofton se i pandehuri A.B., me datë të pacaktuar e deri më 23 mars 2022, në Gjakovë, kishte vënë në qarkullim paratë e falsifikuara duke e ditur se janë të falsifikuara me qëllim për t’i vënë vetës apo tjetrit përfitim të kundërligjshëm pasuror, duke shitur me çmim më të lirë monedha nga 100 euro në shumë të pa përcaktuara tek personi K. N.

Pas njoftimit të policisë me rastin dhe ndërmarrjes së menjëhershme të veprimeve, rezulton se i pandehuri i ka shitur personit/të pandehurit K. N., tetëmbëdhjetë (18) monedha nga 100 euro të falsifikuara me çmim prej 20 Euro për copë e që më pas ky blerës i ka shitë këto monedha tek i mituri F.G. në shumë prej 25 Euro duke vazhduar kështu shitja tek blerësit e tjerë të mitur.

Nga patrullimet e kryera policore, të pandehurit A. B., i janë gjetur monedha të falsifikuar dhe para origjinale, të cilat i janë sekuestruar për shkak të përfitimit nga paratë e falsifikuara, vënies së tyre në qarkullim për të vërteta, transportimit, përdorjes dhe shitjes së tyre, edhe pse në dijeni se një veprim i tillë është i kundërligjshëm.

Me këto veprime i pandehuri ka kryer veprën penale “Falsifikim i parasë”, nga neni 296, pargrafi 2 të KPRK-së.

Po ashtu, i pandehuri K.N., me datë të pacaktuar e deri më 23 mars 2022 në Gjakovë, kishte vënë në qarkullim paratë e falsifikuara duke e ditur se janë të falsifikuara me qëllim për t’i vënë vetës apo tjetrit përfitim të kundërligjshëm pasuror, vë në qarkullim paratë të cilat i kishte blerë nga i pandehuri A. B., dhe kështu i shet personit tjetër së paku 7 apo 8 herë përkatësisht të miturit F.G. monedha prej 100 euro në shumën prej 25 euro e që më pastaj i mituri vazhdon t’i shes tek i mituri tjetër B.P.

I pandehuri në mënyrë të kundërligjshme edhe pse në dijeni se paraja është e falsifikuar bënë transportimin e tyre përmes pranimit, duke përdorur dhe poseduar me qëllim të vënies në qarkullim për të vërtetë.

Me këto veprime ka kryer veprën penale “Falsifikim i parasë”, nga neni 296 paragrafi 2 të KPRK-së.

Lajmet

Të shtëna me armë zjarri në Pejë, dyshohet për një të plagosur

Published

on

By

Mbrëmë në Pejë ka pasur të shtëna me armë zjarri, si pasojë e të cilave dyshohet se është plagosur një person.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi. Ai bëri të ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë dy prokurorë dhe njësitë përkatëse policore.

Deri më tani nuk janë dhënë detaje të tjera mbi rrethanat e ngjarjes apo gjendjen shëndetësore të personit të plagosur. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Policia e Ferizajt me aksion të shtuar: 1.511 gjoba të shqiptuara në shtatë ditë

Published

on

Policia Rajonale e Ferizajt ka intensifikuar aktivitetet për rritjen e sigurisë në trafikun rrugor dhe parandalimin e aksidenteve.

Gjatë periudhës nga 6 deri më 12 korrik 2026, policia ka shqiptuar gjithsej 1.511 gjoba kundërvajtëse, ndërsa ka pezulluar 43 patentë shoferë për drejtuesit e automjeteve që kanë kryer shkelje të rënda në komunikacion.

Në të njëjtën periudhë janë regjistruar 42 aksidente, prej të cilave 23 kanë qenë me lëndime trupore, ku janë lënduar 31 persona, ndërsa 19 aksidente kanë përfunduar vetëm me dëme materiale.

Policia Rajonale e Ferizajt ka bërë të ditur se do të vazhdojë me kontrolle dhe aktivitete të shtuara me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë në rrugë.

Njëkohësisht, policia u ka bërë apel të gjithë shoferëve që të respektojnë rregullat e trafikut, të tregojnë kujdes gjatë vozitjes dhe të bashkëpunojnë me autoritetet duke raportuar çdo kundërvajtje përmes stacionit më të afërt policor, aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë” ose numrit kujdestar 192./A.K/

Continue Reading

Kronikë e zezë

Kërcënoi përfaqësuesit e lartë të Kosovës në rrjete sociale, arrestohet shtetasi i huaj në pikën kufitare

Published

on

By

Një shtetas i huaj është arrestuar të dielën në pikën kufitare në Stanqiq, pasi kërkohej për dhunë dhe kërcënime ndaj përfaqësuesve të lartë të Republikës së Kosovës.

Arrestimi i tij u bë mbi bazën e një urdhërarresti të lëshuar nga Departamenti Special i Gjykatës Themelore në Prishtinë. Sipas policisë, i dyshuari e kishte kryer këtë vepër penale përmes një postimi në rrjete sociale në tetor të vitit të kaluar.

Me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje. /E.A/

Continue Reading

Kronikë e zezë

Aksident në Prishtinë: Goditet një këmbësore, arrestohet shoferi

Published

on

By

Një këmbësore ka marrë lëndime të rënda trupore pasi është goditur nga një veturë pasditen e së dielës në Prishtinë.

Sipas raporti njëditor, policia ka arrestuar shoferin e dyshuar, i cili dyshohet se e shkaktoi aksidentin nga pakujdesia.

Ndërsa me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara