Lajmet

​S’ka regjistrim të popullsisë para prillit 2023, Kastrati: Javën tjetër Qeveria cakton datën e regjistrimit

Kastrati ka thënë koha optimale për regjistrim mbetet pranvera e vitit të ardhshëm.

Published

on

Procesi i regjistrimit të popullsisë, banesave dhe ekonomive familjare në Kosovë, i paraparë të mbahet gjatë këtij viti, nuk do të mund realizohet para muajt prill 2023. Kështu ka thënë Avni Kastrati, drejtor për statistika të popullsisë në Agjenci të Statistikave të Kosovës (ASK).

Sipas Kastratit, regjistrimi i popullsisë mund të bëhet 9 muaj pasi të hynë në fuqi Ligj për Regjistrimin e Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe të Banesave që është miratuar javën e kaluar në Kuvendin e Kosovës.

Kastrati në një intervistë ka thënë se këtë javë do t’i dorëzojnë Qeverisë së Kosovës dokumentin me dy-tri propozime për datën regjistrimit, dhe sipas tij, ekzekutivi më në krye me kryeministrin Albin Kuri, pritet që menjëherë, në fillim të gushtit, ta caktojë datën e regjistrimit të popullsisë në Kosovë.

“Në bazë të ligjit që është aprovuar javën e kaluar në Kuvend, është i përcaktuar një nen që e bënë të qartë se regjistrimi i popullsisë bëhet 9 muaj pasi të hynë në fuqi ky ligj. Edhe ne shpresojmë që vitin e ardhshëm, në pranverë të bëhet regjistrimi në terren dhe njëkohësisht të publikohen të dhënat preliminare, kryesore ashtu siç janë të parapara në ligj. Rezultat publikohen brenda tre muajve, që nuk është caktuar data… Rekomandimet ndërkombëtare thonë që të realizohet regjistrimi sikur që është bërë herën e fundit, në prill 2011 që do të ishte optimale prilli. Por, ka sfida, edhe prilli i vitit të ardhshëm ka sfida. Ne këto ditë do të diskutojmë me Qeverinë për me marrë vendim për datën e regjistrimit të popullsisë”, thekson ai.

Kastrati ka thënë koha optimale për regjistrim mbetet pranvera e vitit të ardhshëm, muaj prill. Ai foli edhe për koston financiare të këtij procesi, që thotë se mund të shkojë deri rreth 13 milionë euro.

“Ne do t’i dërgojmë dy tre propozime për datën se si, secila ka përparësi dhe mangësi, dhe në diskutim me qeverinë do të shikojmë se cila është më optimale, por gjithsesi se unë mendoj do të jetë prapë pranvera e vitit të ardhshëm… Zakonisht anketat sociale kanë një kosto në regjion 5-7 euro për një intervistë. Pra edhe regjistrimet llogariten për kokë banori, edhe nëse jemi më pak se 2 milionë banorë nga 6-7 euro, do të jetë 12-13 milionë euro do të jetë kosto totale, por çmimet që kanë ndryshuar në këta muajt e fundit kanë kosto në këto aktivitete, sidomos në logjistikë”, thotë ai.

Mendohet se gjatë regjistrimit do të jenë aktiv në terren rreth 3 mijë regjistrues, por që do të ketë edhe një numër rezervë. Kastrati thotë se regjistrimi mendohet të bëhet përmes tabletëve, një qasje më e lehtë për futjen e të dhënave nga intervistat në data bazën e ASK-së. Ai po ashtu thotë se Ligji i miratuar ditë më parë është unik për gjithë territorin e Kosovës dhe ASK pret që të marrin pjesë në regjistrim edhe komunitetet, në këtë rast edhe banorët serbë në veri të Kosovës.

Ndërkaq, thekson se ka rënë disa mijëra numri i popullsisë në Kosovë, krahasuar me një dekatë më parë.

“Ka rënë numri i popullsisë, aktualisht në Kosovë krahasuar më 2011 jemi më pak. Edhe regjistrimi do të në tregojë… Nuk jemi të saktë me numra, por në bazë të raporteve tona zyrtare, është 1 milion e 770 mijë, kështu që është pak më i ulët, disa mijë më pakë se në 2011, por në realitet është më i vogël. Shkaktar mbetet në rënie emigracioni, por edhe faktor tjerë janë shkalla e ulët e lindshmërisë dhe rritja e vdekshmërisë”, thotë Kastrati.

Nga regjistrimi i fundit i popullsisë i bërë në vitin 2011, numri i popullsisë rezidente në Kosovë, sipas të dhënave të ASK-së ka qenë 1 milion e 820 mijë 631 banorë.

Për shkak të zgjedhjeve lokale dhe veçanërisht pandemisë COVID-19, ASK kishte kërkuar në shtator të vitit 2021 që regjistrimi i popullsisë të shtyhet për muajin prill të vitit 2022. Por, që as në këtë pranverë nuk ndodhi.

Lajmet

Kuriozitetet e ditës

Published

on

Lexoni pesë kuriozitete. Mund të mos i keni ditur:

 

  1. Në Singapor është e ndaluar të përtypësh çamçakëz në vende publike, për të mbajtur qytetin më të pastër.
  2. Netflix dikur u ofroi themeluesve të Blockbuster ta blinin kompaninë për vetëm 50 milionë dollarë, por ata refuzuan.
  3. Në Australi ekziston një gardh mbi 5 mijë kilometra i gjatë, i ndërtuar për të mbajtur larg qentë e egër.
  4. Trupi i njeriut krijon aq shumë nxehtësi në 30 minuta sa mund të vlojë rreth 2 litra ujë.
  5. Në Japoni ekziston një tren që ndalon vetëm për një nxënëse, vetëm që ajo të mund të shkojë në shkollë.

Continue Reading

Lajmet

PDK dërgon sërish në Kushtetuese zgjedhjen e Qeverisë: Albin Kurti dhe partia e tij shkelën afatet me qëllim

Published

on

By

Partia Demokratike e Kosovës i është drejtuar sërish sot Gjykatës Kushtetuese për të kontestuar ligjshmërinë e vendimit për zgjedhjen e Qeverisë së re të udhëhequr nga Albin Kurti.

Kërkesa zyrtare është dorëzuar nga deputetët e këtij subjekti politik, Përparim Gruda dhe Arian Tahiri, të cilët kërkuan nga Gjykata Kushtetuese që të vlerësojë në tërësi ligjshmërinë e procedurave të ndjekura gjatë votimit në Kuvend.

Sipas përfaqësuesve të PDK-së, mënyra e konstituimit të Kuvendit dhe hapat e ndërmarrë menjëherë pas tij përmbajnë shkelje seriosaze kushtetuese. Nga partia më e madhe opozitare janë shprehur se Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje kanë shkelur afatet kushtetuese me qëllim gjatë këtij procesi.

Kjo lëvizje e PDK-së vjen vetëm një ditë pasi ky subjekt politik dërgoi një tjetër kërkesë në Gjykatën Kushtetuese, e cila lidhej me procedurën e konstituimit të legjislaturës së 11-të ku u zgjodh kryetarja dhe katër nënkryetarët e Kuvendit procedurë kjo që i hap rrugë edhe votimit të kabinetit të ri qeveritar. /Ekonomia online/

Continue Reading

Lajmet

IBM dhe NASA publikojnë modelin e ri të AI për Hënën

Published

on

IBM dhe NASA kanë publikuar një model të ri të Inteligjencës Artificiale, të trajnuar me të dhëna nga dekada të tëra vëzhgimesh të Hënës, i cili do të jetë i qasshëm publikisht për studiuesit dhe zhvilluesit.

“NASA-IBM Lunar Foundation Model” është publikuar në platformën Hugging Face, së bashku me një bazë të unifikuar të të dhënave hënore, të përgatitur posaçërisht për përdorim në teknologjitë e machine learning.

Për dekada, misionet hapësinore kanë mbledhur sasi të mëdha të dhënash për Hënën, por ato janë ruajtur në formate dhe rezolucione të ndryshme, duke e vështirësuar analizimin e tyre në mënyrë të integruar.

Për të adresuar këtë problem, ekipet e IBM dhe NASA kanë kombinuar më shumë se 30 shtresa të dhënash nga nëntë instrumente të përdorura në katër misione të ndryshme. Në mesin e tyre janë Lunar Reconnaissance Orbiter dhe GRAIL të NASA-s, si dhe misioni japonez SELENE/Kaguya.

Një nga përdorimet më interesante të modelit është identifikimi i zonave ku mund të ketë depozita akulli në Hënë. Krateret që ndodhen vazhdimisht në hije konsiderohen ndër zonat më premtuese për praninë e akullit nën sipërfaqe, por analizimi i tyre është veçanërisht i vështirë.

Sipas IBM, modeli i ri ka ulur me 23 për qind gabimin në identifikimin e zonave me potencial të lartë për akull, krahasuar me modelin e përgjithshëm të vizionit kompjuterik SwinV2-B.

Modeli i ri pritet t’u ofrojë studiuesve dhe zhvilluesve një mjet të hapur për analizimin e të dhënave hënore dhe për zhvillimin e aplikimeve të reja në eksplorimin e Hënës./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Javier Bardem nderohet me “Çmimin për Arritje Jetësore” në Festivalin e Filmit në Romë

Published

on

Aktori i njohur spanjoll, Javier Bardem, do të nderohet me “Çmimin për Arritje Jetësore” në Festivalin e Filmit në Romë, një nga ngjarjet e rëndësishme kinematografike në Itali. Çmimi do t’i dorëzohet nga regjisori i njohur italian, Paolo Sorrentino.

Festivali do të mbahet nga 13 deri më 25 tetor, ndërsa Bardem do të prezantojë edhe filmin “The Beloved”, me regji të Rodrigo Sorogoyen.

Filmi, i cili pati premierën botërore në Festivalin e Filmit në Kanë, rrëfen historinë e regjisorit Esteban Martinez, të interpretuar nga Bardem, i cili pas shumë vitesh ribashkohet me vajzën e tij, një aktore në ngritje.

Bardem së fundmi ishte pjesë edhe e Festivalit të Filmit në Venecia, ku prezantoi filmin “Bunker”, me regji të Florian Zeller.

Aktori spanjoll pritet të rikthehet në ekran në rolin e Stilgarit në filmin e shumëpritur “Dune: Part Three”, me regji të Denis Villeneuve.

Ndërkohë, Bardem ka përfunduar edhe xhirimet e filmit “Hello & Paris” të Amazon MGM Studios, ku interpreton përkrah aktores Kate Hudson./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara