Futbolli botëror ka regjistruar një rekord historik në tregun e transferimeve ku sipas një raporti të publikuar nga FIFA, klubet anembanë globit shpenzuan plot 9.76 miliardë dollarë për transferime ndërkombëtare gjatë afatit kalimtar veror, duke shënuar një rritje prej mbi 50% krahasuar me vitin 2024.
Në total, u regjistruan gati 12,000 transferime, ndërsa futbolli i femrave theu gjithashtu rekorde, me më shumë se 1,100 lëvizje ndërkombëtare dhe mbi 12 milionë dollarë të shpenzuara për tarifa transferimi.
Një moment historik u shënua nga Lizbeth Ovalle, e cila u transferua nga Tigres Femenil te Orlando Pride për 1.5 milionë dollarë, duke u bërë kështu lojtarja më e shtrenjtë në historinë e futbollit të femrave.
“Po shohim një treg transferimesh në lëvizje të plotë, si në futbollin e meshkujve ashtu edhe në atë të femrave,” deklaroi Emilio Garcia Silvero, Drejtor Ligjor dhe i Pajtueshmërisë në FIFA. “Ky është një zhvillim i madh, veçanërisht një vit para Kupës së Botës 2026, ndërsa rritja e jashtëzakonshme e futbollit të femrave konfirmon forcimin e lojës në nivel klubesh.”
Premier Liga angleze vazhdoi të kryesojë tregun, duke shpenzuar mbi 3 miliardë dollarë vetëm gjatë tre muajve të fundit. Klubet gjermane përfituan më shumë nga kjo prurje kapitali, duke arkëtuar 893 milionë dollarë nga transferimet drejt Anglisë. Lëvizja më e madhe ishte kalimi i Florian Ëirtz nga Bayer Leverkusen te Liverpool për një shumë që arrin deri në 156.7 milionë dollarë me bonuse. Liverpooli siguroi gjithashtu Hugo Ekitike nga Eintracht Frankfurt, ndërsa Neëcastle theu rekordin e klubit me afrimin e sulmuesit gjerman Nick Ëoltemade nga Stuttgart, për rreth 69 milionë paund.
Pas Anglisë, Gjermania renditet e dyta për shpenzime totale me 980 milionë dollarë, e ndjekur nga Italia me 950 milionë dollarë.
Për nga numri i lojtarëve të ardhur, kryeson Anglia me 535 afrime, e ndjekur nga Portugalia (479) dhe Brazili (425).
/S.K/KP/