Lajmet

Një person i vdekur, pesë të lënduar nga shembja e një parkingu shumëkatësh në New York

Autoritetet thanë se të gjithë punëtorët në ndërtesë janë regjistruar.

Publikuar

Një person vdiq dhe pesë të tjerë u lënduan pasi një parking shumëkatësh u shemb pjesërisht në qytetin e New York-ut, thanë zyrtarët. Autoritetet thanë se të gjithë punëtorët në ndërtesë janë regjistruar.

Videoja e postuar në internet tregon makina dhe mbeturina të grumbulluara lart në një grumbull betoni të copëtuar. Shembja ndodhi rreth orës 16:00 me orën lokale (20:00 GMT).

Shefi i Departamentit të Zjarrfikësve të New York-ut (FDNY), John Esposito tha se operacioni i shpëtimit ishte “jashtëzakonisht i rrezikshëm” për zjarrfikësit pasi struktura ishte shumë jostabile.

“Ne kishim zjarrfikës brenda ndërtesës që kryenin kontrolle. Ndërtesa po vazhdonte të shembej”, tha ai. “Ne besojmë se kemi punëtorët që ishin në rrezik jashtë ndërtesës”.

Ai shtoi se një punëtor i lënduar ishte bllokuar në katin e sipërm dhe nuk ishte në gjendje të zbriste vetë.

Kryetari i qytetit, Eric Adams tha se teknologjia e re luajti një rol jetik në reagimin e emergjencës, shkruan BBC.

Shkaku i shembjes nuk dihet ende derisa personeli i Departamentit të Ndërtesave po kryen kontrolle në ndërtesat fqinje për ndonjë dëm të mundshëm.

Lajmet

Çekia i premton Kosovës bashkëpunim në aspektin e sigurisë

Takimi është zhvilluar i mbyllur për media.

Publikuar

nga

Anëtarët e Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes kanë pritur në takim delegacionin e Komisionit të Senatit për Punë të Jashtme dhe Sigurisë nga Republika e Çekisë.

Pas përfundimit të takimit, kryetari i komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, Bekë Berisha së bashku me kryetarin e Komisionit për punë të Jashtme dhe Mbrojtje, Pavel Fischer janë deklaruar për media.

Kryetari i komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, Bekë Berisha tha se është diskutuar për zhvillimin e mëtutjeshëm për të dy shtetet në aspektin e sigurisë.

“Faleminderit për ndihmën që na bëhet nga Republika Çeke e cila është shumë dimensionale, në aspektin diplomatik në përkrahje të Republikës së Kosovës. Kemi biseduar edhe për zhvillimin e mëtutjeshëm për të dy shtetet në aspektin e sigurisë”, tha Berisha.

Ndërkaq kryetari i Komisionit të Senatit për Punë të Jashtme dhe Mbrojtje të Çekisë, Pavel Fischer tha se përpos sigurisë në vend, Kosova ka shumë projekte në të cilat do ta ndihmojë Republika e Çekisë. Ai theksoi se Kosova dhe Çekia të dy shtetet i japin njëra-tjetrës mbështetje të vazhdueshme.

 “Komisioni merret me çështjet e jashtme dhe me të sigurisë. Kemi biseduar për mundësitë e bashkëpunimit në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes. Ne shohim se ka shumë projekte të cilat mund të ndihmojmë për t’i dhënë atyre jetë në të ardhmen. Jo vetëm në fushën e sigurisë. Kolegët tonë na kanë lajmëruar që kanë dëshirë të vazhdojnë bashkëpunimin në fushën e kriminalitetit të kibernetikës ose në fushën e luftës kundër krimit të organizuar. Por edhe në bashkëpunim e mëtejshëm në mes dy ushtrive tona, sepse kryetari i ushtrisë tuaj Jashari do të vijë në Pragë për një vizitë të shkurtër edhe ne kemi diskutuar se çfarë është përmbajtja e bashkëpunimit tonë të ardhshëm. Komisioni jonë është ai që aprovon dërgimin e ushtarakëve tonë në Kosovë, siç e dini kontingjenti i ushtarëve çekë ekziston në Kosovë për shumë vite dhe sa herë diskutojmë për këtë çështje të gjithë kemi të njëjtin mendim dhe të njëjtin mbështetje për vendin tuaj. Ne jemi të mendimit që stabiliteti në Kosovë është shumë i rëndësishëm për stabilitetin në Evropë. Kosova kuadrin e politikës së jashtme e sjell në një mënyrë të shkëlqyeshme në kuadrin e shteteve të Evropës dhe kemi një mendim të qartë sa i përket politikës së jashtme”, tha Fischer.

Takimi është zhvilluar i mbyllur për media, kurse delegacioni nga Çekia gjatë ditës do të takohen edhe me anëtarët e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporës

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Lajçak për “çështjen e dinarit”: U ngushtua hendeku mes palëve, pres propozime në takimin tjetër

Lajçak ka lajmëruar edhe për një takim tjetër mes zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi dhe kryenegociatorit serb, Petar Petkoviq.

Publikuar

nga

Emisari i BE-së, Miroslav Lajçak, ka bërë përmbledhjen rutinë të një jave punë me çështjet e Ballkanit Perëndimor, të cilën e nisi me një vizitë në Bosnjë e Hercegovinë.

Për takimin e javës së kaluar të nivelit teknik mes Kosovës dhe Serbisë, Lajçak tha se ndihmoi për të ngushtuar hendekun mes palëve mbi “çështjen e dinarit”.

Lajçak ka lajmëruar edhe për një takim tjetër mes zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi dhe kryenegociatorit serb, Petar Petkoviq. Ai tha se nga palët pret propozime konkrete që e çojnë përpara çështjen.

“Nga Bosnja u ktheva në Bruksel për vazhdimin e përpjekjeve të Kosovës dhe Serbisë për të gjetur një mes në lidhje me të ashtuquajturën “çështje të dinarit”. Diskutuam një zgjidhje të mundshme të përkohshme për qytetarët e prekur nga vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës për operimin me para të gatshme dhe besoj se ia dolëm ta ngushtojmë boshllëkun. Në të njëjtën kohë, disa dallime mbeten dhe për këtë arsye do të pres sërish dy kryenegociatorët në Bruksel dhe pres që bisedimet tona të bazohen në ide shumë konkrete, të cilat do të na mundësonin të ecim përpara në interes të popullit”, ka shkruar Lajçak.

Ai përmendi edhe pjesëmarrjen e tij në edicionin e parë të konferencës “Miqtë e Ballkanit” në Slloveni, e cila u organizua nga instituti i ish-presidentit slloven, Borut Pahor, i cili synon pozitën e Lajçakut pas përfundimit të mandatit të tij në gusht.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Hoti: Ligji për Personat e Pagjetur së shpejti në konsultime publike

Ai para anëtarëve të Komisionit për të Drejtat e Njeriut theksoi se gjatë vitit 2023 kanë gërmuar në 15 lokacione në territorin e Kosovës.

Publikuar

nga

Kryetari i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, Andin Hoti deklaroi se as nga përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri Josep Borrell e as nga emisari i BE-së për dialogun Miroslav Lajçak nuk kanë pranuar informacione se pse nuk po zbatohet deklarata e 2 majit për personat e zhdukur. Ai theksoi se Ligji për Personat e Zhdukur së shpejti do të kalojë në konsultime publike.

Ai para anëtarëve të Komisionit për të Drejtat e Njeriut theksoi se gjatë vitit 2023 kanë gërmuar në 15 lokacione në territorin e Kosovës.

“Janë dorëzuar nëntë mbetje mortore tek familjarët gjatë vitit 2023. Fatkeqsisht gjatë vitit 2023 janë bërë gërmime vetëm në një lokacion ne Serbi, në Shtavall. Shumica prej informacioneve që kemi nuk janë vetëm brenda territorit të Kosovës por edhe të dëshmitarëve atje ne Shtavall. Në maj të vitit 2023, ne kemi arritur të miratojmë një deklaratë në Bruksel, më 1 qershor në zbatim të kësaj deklarate, komisioni i ka dërguar letër Vuçiqit për të hapur arkivat të ushtrisë te brigadës 37 që ka operuar në Drenicë”, u shpreh ai.

Hoti theksoi se janë duke punuar në katër lokacione brenda territorit të Kosovës. Ai foli edhe për Ligjin për Personat e Pagjetur, për çka tha se shpejti do të jetë në konsultime publike.

“Ligji për Personat e zhdukur ende nuk është përfunduar. Ka përfunduar nga ana jonë, shumë shpejt do të jetë në konsultime publike”, theksoi ai.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Prokuroria Speciale pranon donacion nga Ambasada Britanike për regjistrimin e intervistave

Me këtë pajisje Prokuroria Speciale do të sigurojë që provat e mbledhura të ruhen në formën e tyre më të vërtetë.

Publikuar

nga

Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë të martën i ka dorëzuar Prokurorisë Speciale të Kosovës një donacion me pajisje për regjistrimin e intervistave audiovizive, ku me këtë rast kryeprokurori, Blerim Isufaj ka mirëpritur ambasadorin e këtij shteti, Jonathan Hargreaves.

Me këtë pajisje Prokuroria Speciale do të sigurojë që provat e mbledhura të ruhen në formën e tyre më të vërtetë, duke rekorduar saktë intervistat me dëshmitarët, të dyshuarit, dhe palët e tjera relevante. Isufaj ka thënë se është motivuese fakti që Britania e Madhe është ndër partnerët kryesorë, mbështetës i Prokurorisë Speciale të Kosovës për të luftuar krimet.

“Prania juaj është konfirmim i dëshmuar i mbështetjes së Prokurorisë Speciale të Kosovës, dhe për më tepër ne e kuptojmë edhe si mbështetje të punës sonë për të luftuar krimet. Na motivon fakti që të ju kemi ndër partnerët kryesorë dhe thjesht kjo na bënë të ndihemi të sigurt se para nesh kemi një rrugë të përbashkët, të gjatë bashkëpunimi”, ka thënë Isufaj.

Ndërsa, ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves, shpreson se kjo pajisje do të jetë në gjendje të rrisë kapacitetin e Kosovës edhe më tej në trajtimin e sfidave kritike më të cilat ballafaqohen proceset gjyqësore, dhe në këtë mënyrë do të rritet transparenca dhe integriteti i procedurave ligjore në Kosovë.

“Ne jemi shumë krenar për bashkëpunimin e Mbretërisë së Bashkuar me Prokurorinë Speciale, jam shumë i kënaqur që ne jemi në gjendje ta çojmë këtë bashkëpunim edhe më tej, duke dorëzuar këtë pajisje regjistrimi të intervistave audiovizive. Dhe ne shpresojmë se kjo pajisje do të jetë në gjendje të rrisë kapacitetin e Kosovës edhe më tej në trajtimin e sfidave kritike me të cilat ballafaqohen proceset”, është shprehur ai.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara