Lajmet

​Situata në veri, Plenkoviq: Kërkim falje për agresionin e Millosheviqit, njohje, normalizim

Ai ka thënë se duhet të lehtësohen bisedimet dhe të qetësohet menjëherë situata në veri të vendit.

Published

on

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq ka deklaruar se dëshirojnë të shohin stabilitet dhe zgjidhje të shpejtë të situatës në veri të Kosovës. Ai ka thënë se duhet të lehtësohen bisedimet dhe të qetësohet menjëherë situata në veri të vendit.

Në Forumim “Globsec 2023” në Bratisllavë të Sllovakisë, ai ka potencuar se e ka kuptuar qëndrimin e Kosovës në raport me Serbinë në përgjithësi, duke e pëmbledhur me tri fjali, kërkim falje për agresionin e Millosheviqit, njohje dhe pastaj normalizim.

“Mendimi ynë për Kosovën, para së gjithash, dëshirojmë të shohim stabilitet, paqe dhe zgjidhje të shpejtë të këtij incidenti që ndodhi disa ditë më parë ku u plagosën disa pjesëtarë ushtarakë të KFOR-it, kjo është e para. E dyta është se ne jemi të vetëdijshëm për situatën delikate të ekuacionit përfundimtar të situatës së Kosovës. Mënyra se si unë e kuptova në shumë aspekte qëndrimin e lidershipit të Kosovës është si vijon në raport me Beogradin, apo me Serbinë në përgjithësi, dhe do ta përmbledh në tre fjalë; kërkim falje për agresionin e Millosheviqit, njohje, dhe pastaj normalizim. Me pak fjalë ky është qëndrimi që ne të gjithë mund ta nxjerrim nga baza e qëndrimit të Kosovës, gjë që është plotësisht e kuptueshme. Në të njëjtën kohë që cilido lider politik në Serbi që do e njohë Kosovën, nuk mendoj se ka shumë perspektivë karriere në politikë atje. Kjo e bën zgjidhjen shumë të komplikuar”, ka thënë ai.

Kryeministri kroat ka potencuar se duhet të qetësohet menjëherë situata në veri të Kosovës.

“Ta lëmë të kaluarën në të kaluarën dhe gjithçka do të jetë mirë në të ardhmen’, nuk qëndron, thjesht nuk qëndron, realiteti është ndryshe. Pra, ajo që duhet të bëjmë është të lehtësojmë bisedimet, të qetësojmë situatën menjëherë dhe të gjejmë zgjidhje se si pjesa veriore e Kosovës, ku serbët janë shumicë, të cilët bojkotuan zgjedhjet kohët e fundit, mund të marrin pjesë në procesin demokratik, kjo është thelbësore, pa pjesëmarrje në procesin demokratik nuk po dërgoni sinjale të ndërtimit të besimit dhe bashkëjetesës në një pjesë shumë të vogël të vendit”, ka shtuar ai.

Serbët në veri kanë filluar protestën të premten (26 maj). Protestuesit me maska e edhe ata pa maska kanë ushtruar dhunë ndaj pjesëtarëve të KFOR-it, Policisë së Kosovës dhe gazetarëve.

Ata kanë hedhur gjësende të ndryshme në drejtim të paqeruajtësve, derisa kanë dëmtuar vetura të mediave, duke e djegur tërësisht veturën e një televizioni.

Si pasojë e protestave të dhunshme, janë plagosur 30 ushtarë të KFOR-it, ndërkohë që, serbët kanë sulmuar edhe Policinë e Kosovës dhe gazetarët.

lajme

MINT-i dhe Banka Botërore nënshkruajnë marrëveshjen për Eko-Parqet Industriale

Published

on

By

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) dhe Banka Botërore kanë zyrtarizuar bashkëpunimin përmes nënshkrimit të marrëveshjes për zhvillimin e Eko-Parqeve Industriale në Kosovë. Ky projekt synon zgjerimin e kapaciteteve prodhuese vendore, rritjen e konkurrueshmërisë, tërheqjen e investimeve private dhe hapjen e vendeve të reja të punës, duke i dhënë theks të veçantë standardeve mjedisore.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë fjalës së tij theksoi se ky nismëzim shërben si mekanizëm kyç për zbutjen e deficitit tregtar të vendit, duke përmendur se gjatë vitit 2025 importi arriti në rreth shtatë miliardë euro, krahasuar me rreth një miliard euro eksport.

“Zhvillimi i parqeve industriale do të shtrihet në të gjitha rajonet e Kosovës pa përjashtim, përfshirë edhe dy parqe në pjesën veriore të vendit tonë. Pas vendosjes së rendit dhe ligjit në veri të Ibrit, po e zhvendosim gradualisht vëmendjen drejt zhvillimit ekonomik, krijimit të vendeve të punës dhe përmirësimit të jetës së qytetarëve që jetojnë atje”, u shpreh Kurti.

Nga ana e saj, ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Mimoza Kusari-Lila, vuri në pah se modeli i ri industrial fokusohet te mënyra e prodhimit dhe efikasiteti i burimeve, duke u mbështetur edhe në gjetjet e raportit të Korporatës Financiare Ndërkombëtare (IFC) që veçon prodhimin e komponentëve të ndërtimit si sektor me potencial të lartë.

“Kjo marrëveshje shënon një hap të ri bashkëpunimi për të zgjeruar zbatimin e standardit ndërkombëtar të eko-zonave… Eko-zonat industriale do të jenë instrument për mobilizimin e investimeve private dhe krijimin e vendeve të punës”, theksoi Kusari-Lila.

Projektin e kanë mirëpritur edhe partnerët ndërkombëtarë. Shefi i Bashkëpunimit të BE-së në Kosovë, Hubert Perr, vlerësoi se nisma dëshmon përkushtimin për një ekonomi të qëndrueshme, ndërsa menaxherja e Bankës Botërore për Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut, Carole Megevand, theksoi se eko-parqet do të ndihmojnë bizneset në tejkalimin e barrierave dhe menaxhimin efikas të burimeve natyrore. /E.A/

 

Continue Reading

Vendi

Koordinimi i punës parlamentare: Haxhiu pret në takim kryetarët e grupeve parlamentare

Published

on

By

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në takim udhëheqësit e grupeve parlamentare, me të cilët ka diskutuar për ecurinë e punës dhe prioritetet e legjislativit për muajt në vijim.

Përmes një postimi, Haxhiu bëri me dije se gjatë takimit është zhvilluar një diskutim i hapur dhe konstruktiv lidhur me mbarëvajtjen e seancave dhe organizimin e punës në Kuvend.

“Në Kuvend, secili grup parlamentar përfaqëson bindje dhe qëndrime të ndryshme, dhe kjo është pjesë e natyrshme e pluralizmit demokratik. Është e rëndësishme që për interesat e përbashkëta të kemi koordinim të plotë, të respektojmë dallimet dhe të gjejmë gjuhë të përbashkët aty ku ekzistojnë mundësitë për bashkëpunim”, ka deklaruar Haxhiu.

Më tej, ajo ka theksuar se përkushtimi ndaj nevojave të qytetarëve mbetet përgjegjësi kryesore e institucionit të Kuvendit.

“Qytetarët presin nga ne përgjegjësi, përkushtim dhe vendimmarrje që adreson nevojat dhe shqetësimet e tyre, duke dhënë përgjigje konkrete ndaj pritjeve të tyre”, ka përmbyllur ajo. /E.A/

Continue Reading

Vendi

Kroos mbështet Ronaldon për refuzimin e ndeshjes lamtumirëse: Një legjendë meriton respekt, Portugalia duhet t’i jetë mirënjohëse

Published

on

By

Ish-mesfushori i njohur gjerman, Toni Kroos, ka dalë hapur në mbështetje të Cristiano Ronaldos pas vendimit të kyçit portugez për të refuzuar një ndeshje lamtumirëse të propozuar nga Federata e Futbollit e Portugalisë.

Kroos ka kritikuar ashpër mënyrën se si po trajtohet pesë herë fituesi i “Topit të Artë” nga rrethi i kombëtares, përfshirë trajnerin dhe disa nga bashkëlojtarët.

“Jam i lumtur me vendimin e Cristiano Ronaldos. Sinqerisht, pas gjithçkaje që ka arritur për Portugalinë, nuk mendoj se ai i detyrohet dikujt një ndeshje lamtumirëse. Ajo që më zhgënjen është se si dikush që i ka dhënë kaq shumë vendit të tij mund të përfundojë duke u ndier i parespektuar nga njerëzit që duhet ta vlerësojnë”, deklaroi Kroos.

Gjermani nënvizoi se sakrificat dhe arritjet historike të Ronaldos me përfaqësuesen portugeze, duke rikujtuar trofetë e fituar dhe ndikimin e tij te brezat e rinj.

“Cristiano ka bërë sakrifica gjatë karrierës së tij, ka thyer rekorde dhe e ka udhëhequr Portugalinë në momente të vështira. Nuk mund t’i fshish të gjitha ato kontribute për shkak të një mosmarrëveshjeje apo sepse disa njerëz në dhomat e zhveshjes nuk e shohin më në të njëjtën mënyrë. Ajo që e kam të vështirë ta kuptoj është qëndrimi i disa njerëzve rreth kombëtares, përfshirë trajnerin dhe disa lojtarë. Respekti nuk duhet të varet kurrë nga fakti nëse je titullar apo qëndron në stol”, shtoi tutje ai.

Sipas Kroos, refuzimi i ceremonisë festive është një mesazh i fuqishëm nga ana e sulmuesit portugez.

“Mendoj se refuzimi i ndeshjes lamtumirëse dërgon një mesazh të fuqishëm. Cristiano nuk ka nevojë për një ceremoni nga njerëzit që e kanë bërë të ndihet i padëshiruar. Po të isha në vendin e tij, ndoshta do të merrja të njëjtin vendim. Portugalia duhet të jetë mirënjohëse për gjithçkaje që ai ka bërë, në vend që ta bëjë të ndihet sikur duhet të lutet për t’iu njohur meritat”, përmbylli Kroos. /E.A/

 

Continue Reading

Lajmet

Stërvitje e përbashkët në Prevallë: FSK-ja dhe Ushtria e Shqipërisë forcojnë kapacitetet për kërkim-shpëtim malor

Published

on

By

Efektivët e Bazës së Mbështetjes dhe Emergjencave Civile (BMEC) të Shqipërisë dhe pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) kanë realizuar një stërvitje të përbashkët në fushën e Kërkim-Shpëtimit Malor.

Njoftimi është bërë i ditur nga Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Ermal Nufi, i cili bëri të ditur se stërvitja është zhvilluar në Prevallë të Prizrenit.

Sipas ministrit Nufi, ky aktivitet shërbeu për shkëmbimin e përvojave, testimin e pajisjeve të reja dhe praktikimin e teknikave të avancuara të kërkim-shpëtimit, përfshirë evakuimin e personave të dëmtuar në terrene të vështira malore.

“Një aktivitet që forcon bashkëpunimin në shërbim të jetës, si dhe kontribuon në forcimin e kapaciteteve profesionale, rritjen e ndërveprueshmërisë dhe konsolidimin e bashkëpunimit ndërmjet dy strukturave”, ka shkruar Nufi në rrjetin social Facebook. /E.A/

 

 

Continue Reading

Të kërkuara