Lajmet

​Si t’i hiqni aknet hormonale

Filloni ditën tuaj duke konsumuar yndyrë dhe jo shumë karbohidrate.

Published

on

Ndryshimet e humorit dhe një fytyrë plot puçrra, këto janë ato pak gjëra që janë pak a shumë një rit kalimi për shumicën e adoleshentëve.

Kur aknet tuaja hormonale dalin në moshën madhore, ‘vitet e adoleshencës’ nuk mund ta marrin më fajin. Një nga shkaktarët më të zakonshëm të akneve është kryesisht për shkak të niveleve të larta të androgjenit që vijnë me këtë gjendje.

Filloni ditën tuaj duke konsumuar yndyrë dhe jo shumë karbohidrate. Në momentin që karbohidratet shfaqen, nivelet e sheqerit në gjak rriten. Kjo nga ana tjetër stimulon vezoret tuaja që të sekretojnë më shumë androgjen, duke shkaktuar më shumë probleme.

Qumështi i disponueshëm në treg ka shumë antibiotikë, hormone dhe estrogjen. Çdo gjë me laktozë ose kazeinë përkeqëson zorrët tuaja dhe shkakton shumë simptoma, kështu që është më mirë ta hiqni atë plotësisht.

Nëse jeni kaps, shumë hormone si estrogjeni, testosteroni, progesteroni, nuk dalin nga trupi juaj. Ata riqarkullohen përsëri dhe shkaktojnë probleme të tjera.

Aknet dhe shëndeti mendor kanë një marrëdhënie toksike, prandaj është thelbësore të gjesh një mënyrë të shëndetshme për të çliruar traumën që shkakton gjendja e lëkurës.

Continue Reading

Lajmet

Xhaka në garë me Haalandin dhe yjet e tjerë për t’u zgjedhur lojtari i muajit në Premierligë

Published

on

Ylli kosovar Granit Xhaka po shfaq formë të jashtëzakonshme në edicionin e ri dhe mbetet në garë yjet e tjerë për t’u zgjedhur lojtari i muajit në Premierligë

Xhaka u transferua gjatë verës nga Bayer Leverkuseni në Sunderland dhe menjëherë prezenca e tij ka pasur impakt në ekipin anglez.

Krahas organizimit të lojës, duke kontribuuar si në aspektin defanziv, ashtu edhe në atë ofanziv, veterani i mesfushës ka kontribuuar edhe me asistime, duke qenë lojtari më i rëndësishëm i Sunderlandit deri tash në sezonin 2025/26.

Për këtë, Premierliga e ka përfshirë përfaqësuesin zviceran në mesin e kandidatëve për t’u zgjedhur futbollisti më i mirë i muajit shtator.

Përpos Xhakës, në garë janë edhe lojtarët tjerë që bënë paraqitje pozitive në muajin që shkoi si: Erling Haaland, Danchi Kamada, Yankuba Minteh, Robin Roefs e Martin Zubimendi./S.K/EO/

 

Continue Reading

Lajmet

Europa League sonte vjen me 18 lojë

Published

on

Xhiroja e dytë e Europa League do të luhet këtë të enjte, ku në programin zyrtar do të jenë 18 ndeshje interesante që do të zhvillohen.

Vëmendja kryesore do të jetë fokusuar në lojën AS Roma – Lille, që nis nga ora 18:45 minuta.

Ndeshjet tjera që do të luhen sonte janë si në tabelën vijuese:

/S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Klubet basketbollistike dhe shifrat që përfituan nga Ligji i Sponsorizimit

Published

on

Ligji i Sponsorizimit konsiderohet se ligji që i ka sjellë shumë benefite klubeve sportive të cilat përmes këtij ligji kanë rritur financat e tyre duke hapur kështu rrugë për investime edhe dhe përforcime të skuadrave.

Drejtori Ekzekutiv ne Agjencinë e Sportit brenda Ministrisë së Sportit, Fidan Shatri ka publikuar shot shifra e klubeve të Superligës së Kosovës në basketboll që kanë përfituar më së shumti gjatë vitit 2025 nga Ligji i Sponsorizimit.

Klubi i basketbollit Ylli ka kaluar milionëshin, më saktësisht skuadra nga Suhareka për përfituar 1,109,500.

Në vendin e dytë është KB Trepça që ka arkëtuar 817,000 euro, e ndjekur nga KB Sigal Prishtina me 410,000 euro dhe KB Bashkimi me 386,000 euro./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Presidentja Osmani takoi Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte

Published

on

By

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, në Samitin e EPC në Danimarkë.

Presidentja Osmani ka shkruar në faqën e saj zyrtare në Facebook: “Kënaqësi të takoja Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, z. Mark Rutte, në Samitin e EPC në Danimarkë. Ky takim ishte një mundësi e shkëlqyer për të riafirmuar gatishmërinë tonë për koordinim të rregullt në mbrojtje të paqes dhe sigurisë në Kosovë dhe gjithë Ballkanin Perëndimor.” shkroi Osmani.

Tutje ajo theksoi se NATO ka rolin vendimtar në garantimin e stabilitetit rajonal, si dhe përkushtimin e Kosovës për të qenë partnere e besueshme në përballjen me sfidat e përbashkëta./D.B

Continue Reading

Të kërkuara