Published
2 years agoon
By
Betim GashiKlinika e Pediatrisë e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës në gjashtë muajt e parë të vitit 2022, është ballafaquar me numër të shtuar të rasteve që kanë kërkuar trajtim shëndetësor për sëmundje të ndryshme.
Bazuar në raportin zyrtar të kësaj klinike, për gjashtë muajt e parë të vitit 2022 kanë qenë të shtrirë për trajtim 3 mijë e 456 fëmijë me sëmundje të ndryshme, me gjithsej 24 mijë e 833 ditë shërimi.
Po ashtu, për këtë periudhë kohore janë kryer 9 mijë e 627 vizita ambulantore, shumë shërbime të tjera diagnostike dhe konsultime profesionale mjekësore.
Lajmet
Shqipëria me propozime për të frenuar ndikimin e rrjeteve sociale te fëmijët
Published
2 mins agoon
November 20, 2024By
UBTNewsDisa ditë pas vrasjes së një nxënësi 14-vjeçar, Qeveria e Shqipërisë ka paraqitur për diskutim dy propozime që synojnë të frenojnë ndikimin e rrjeteve sociale, TikTok dhe Snapchat, te fëmijët.
Pas mbledhjes së Qeverisë, kryeministri shqiptar, Edi Rama, tha se vendimi do të merret pas konsultimit me mësues dhe prindër.
“Dilema është nëse duhet të provojmë të ecim në drejtim të vendosjes së filtrave, kur në fakt nga të gjitha eksperiencat mësojmë se efektiviteti është ende shumë i ulët. Apo të ndërmarrim masë drastike për mbylljen plotë të TikTok dhe të Snapchat në Shqipëri”, tha Rama.
Rama përmendi si shembull edhe përvojat e shteteve të tjera, sikurse Australia, ku po tentohet ndalimi i qasjes në rrjetet sociale të fëmijëve nën moshën 16-vjeçare apo Franca dhe Spanja, ku fillimisht është vendosur që fëmijët deri në 14 vjeç të mos hapin llogari online. Së fundi, në këto dy shtete ky kufi është rritur në 16 vjeç.
Rama theksoi se propozimi do të paraqitet për diskutim me prindërit, ku do të angazhohen të gjitha shkollat për të marrë një vendim sa më demokratik, për një problem, që ai e konsideroi të madh dhe të ndërlikuar, sa i përket përmbajtjes dhe zgjidhjes.
Duke folur për vrasjen e një 14-vjeçari, Rama tha se kjo është një tragjedi që kërkon që shoqëria dhe shteti shqiptar të dalin me një përgjigje sa më efektive.
Një tjetër masë që do të merret për të garantuar sigurinë në shkolla, sipas Ramës është që së shpejti çdo klasë dhe çdo shkollë do të monitorohet me kamera.
“Siç e kam lajmëruar në fillim të vitit shkollor, kemi adresuar temën e sigurisë në shkollë. Jemi duke punuar për një sistem të ri digjital të kontrollit të shkollave dhe çdo klase me kamera inteligjente, të rrugëve kombëtare dhe të qyteteve. Po punojmë prej një viti me këtë projekt me Emiratet e Bashkuara Arabe, ku ky sistem është realizuar me sukses në aspektin e rritjes së sigurisë në përgjithësi, dhe me rezultate mbresëlënëse në rritjen e sigurisë dhe uljen e bullizmit në shkolla”, tha Rama.
Kreu i Qeverisë shqiptare tha se së shpejti do të prezantohet publikisht projektin dhe do të nisë puna për zbatimin e tij, i cili synohet të përmbyllet në harkun e 20 muajve, që do të shtrihet më pas në shkolla.
“Praktikisht prindërit do mund të shohin gjithçka ndodh me fëmijët e tyre dhe me procesin e mësimdhënies sa herë do duan të verifikojnë ecurinë apo problematikat e lidhura me fëmijët e tyre”, tha ai.
Rama theksoi se prej disa vitesh në shkolla ndalohet mbajtja e telefonave celularë, por tha se është koha për të rishikuar sanksionet për shkeljen e këtij rregulli.
Vrasja e 14 vjecarit, nxënës i shkollës 9-vjeçare ‘Fan Noli’ në qendër të Tiranës tronditi Shqipërinë të hënën, më 18 nëntor. Vrasja me thikë u krye nga një tjetër nxënës i kësaj shkolle i cili është arrestuar./REL/
Lajmet
Kurti: Investimet për fëmijë janë rruga e duhur për të ardhme të qëndrueshme
Published
20 mins agoon
November 20, 2024By
UBTNewsNë Ditën Botërore të Fëmijëve është thënë se Kosova ka hartuar politika dhe veprimet që përmirësojnë të drejtat e fëmijëve në vend. Në takimin e Komitetit Ndërministror për të drejtat e Fëmijëve, kryeministri i vendit Albin Kurti theksoi se investimet për fëmijë janë rruga e duhur për të ardhmen e qëndrueshme.
Derisa, ka përmendur politikat që kanë ndërmarrë si ekzekutiv, Kurti tha se për barazi dhe mundësi të barabarta po rrisin mbështetjen përmes politikave sociale.
“Jemi bashkë sot dhe të përbashkuar çdo ditë në bindjen që investimi për fëmijët është rruga e duhur për ndërtimin e së ardhmes të qëndrueshme. Fëmijët janë themelet e jetës andaj përpjekjet tona janë maksimale e angazhimi ynë kuptimplotë për të rritur breza të shëndosh e të edukuar. Për barazi dhe mundësi të barabarta po rrisim mbështetjen përmes politikave sociale duke u siguruar që askush të mos mbetet prapa që çdo fëmijë të rritet në mjedis të siguritë që u mundëson përmbushjen e potencialit të tyre. Për këtë kemi bërë politika të reja për fëmijët dhe familjen, fëmijëve po iu ndajmë shtesa për herë të parë pas luftës”, tha Kurti.
Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci tha se fëmijët janë e ardhmja dhe e gjithë puna është e koncentruar drejt zhvillimit të tyre.
Nagavci tha se kërkesat dhe nevojat e fëmijëve janë në qendër të politikave të këtij dikasteri që udhëheqë ajo.
“Duhet t’i dëgjojmë fëmijët duke u kushtuar vëmendje të plotë zërit të tyre të sinqertë në mënyrë që dhe t’ua plotësojnë në mënyrën më të mirë kushtet. Edhe në Ministrin e Arsimit, politikat tona janë të padiskutueshme që fëmijët janë në qendër. Për çdo ditë në proceset e zhvillimit të arsimit dhe politikat në vendimmarrjen tonë, dhe po ashtu fëmijët janë të përfshirë në të gjitha proceset që ndodhin në Ministrinë e Arsimit dhe politika që dalin nga ana jonë”, tha Nagavci.
Drejtori në Zyrën për Qeverisje të Mirë në kuadër të Zyrës së Kryeministri, Habit Hajredini u shpreh se kanë arritur të themelojnë 34 ekipe të të drejtave të fëmijëve në nivel lokal.
“Kemi arritur të themelojmë 34 ekipe të të drejtave të fëmijëve dhe në të njëjtën kohë të zhvillojmë planet e punës në nivel lokal, dhe ajo që është me rëndësi kemi zhvilluar platformën për të drejtat e fëmijëve që jep mundësi gjitha institucioneve, sektorit vetë fëmijëve…Sipas ligjit në fuqi jemi të obliguar të raportojmë në Konventën për të Drejtën Ndërkombëtare për të Drejta të Fëmijëve, me angazhimin e madh të gjitha ministrive dhe autoriteteve tjera në nivel lokal të sektorit të shoqërisë civile ne kemi arritur që të hartojmë raportin e parë shtetëror dhe ta përcjellim në Gjenevë“, tha ai.
Drejtoresha e UNICEF-it në Kosovë, Veronika Vashchenko ka përshëndetur të gjitha politikat dhe progresin që Kosova ka bërë për të drejtat e fëmijëve, por potencoi se për vitin 2025 pritet të përmirësohet mirëqenia e fëmijëve.
“Zbatimi i reformave të planifikuara të skemave të asistencës sociale që mban potencialin që në mënyrë domethënëse të zvogëloj varfërinë dhe përmirësoj mirëqenien e fëmijëve veçanërisht të familjeve të mëdha. Por, duhet financime të qëndrueshme për shërbimet sociale në nivel komunal. Këtu kemi zbrazëtira. Investime gjithëpërfshirëse për të përshpejtuar qasjen në edukimin e fëmijërisë së hershme duke përfshirë modelin e bazuar në komunitet”, tha ajo.
Drejtoresha ekzekutive në KOMF, Donjeta Kelmendi u shpreh se ofrimi i shërbimeve sociale në vitin 2024 kanë qenë në krizë.
Ajo kërkoi vëmendje më të madhe në këtë drejtim, ndërsa e përshëndeti edhe rritja e buxhetit për vitin 2025 për këtë çështje.
“Njohim progresin e bërë gjatë vitit 2024, rritja e shtesave por fëmijët dhe reformës rreth asistencës sociale më në fund pas 20 vitesh po trajtohet diskrimini që është bërë ndër vite për fëmijët për përfitimin e asistencës sociale. Tek mirëqenie sociale krahas progresit duam të parashtrojmë kërkesat tona si koalicioni, viti 2024 ka qenë le të themi vit i krizës për shërbime sociale dhe ofrues të shërbimeve sociale sa i përket ofrimit të shërbimeve sociale dhe kjo ka ndodhur edhe si pasojë e përfundimit të projekteve dhe programeve të financuara nga donatorët ndërkombëtarë. Fatkeqësisht shërbimet sociale në masë të madhe mbesin të varura nga donatorët dhe kjo çështje duhet adresuar”, theksoi ajo.
Në këtë takim të Komitetit Ndërministror për të Drejtat e Fëmijëve të pranishëm ishin edhe shumë fëmijë të cilët shprehën nevojat dhe kërkesat e tyre që kryesisht kishin të bënin me qasjen për personat me aftësi të kufizuara, digjitalizimin dhe sigurinë në shkollat e Kosovës.
Lajmet
Kërkohet nga institucionet që të zbatohet e drejta e grave për pronë
Published
32 mins agoon
November 20, 2024By
UBTNewsMë pak se 20 për qind e pronave në Kosovë janë të regjistruar në emër të grave. Nga më shumë se 625 mijë prona të regjistruara në Kosovë, vetëm 126 mijë janë në pronësi të grave. Ani pse ligji mundëson që gratë të gëzojnë të drejtën e trashëgimisë, kjo nuk ndodhë në praktikë. Profesorë e ekspertë ligjor konsiderojnë se shteti e ka për detyrë që gratë të gëzojnë këtë të drejtë. Kështu u tha në tryezën e diskutimit me temë “Të drejtat pronësore të grave: Korniza ligjore, teoria dhe praktika”, të organizuar nga Institucioni i Avokatit të Popullit.
Gjendja aktuale e të drejtave pronësore të grave, sipas Avokatit të Popullit, Naim Qelaj, nuk është e mirë.
“Gjendja aktuale e të drejtave pronësore sipas statistikave që kemi siguruar nga Agjencioni Kadastral i Kosovës nuk është e mirë. Më pak se 20 për qind të grave sot kanë të regjistruar pronat në emër të tyre. Kjo nuk është matës i saktë i respektimit të të drejtave pronësore të grave sepse vetëm regjistrimi i pronave nuk tregon krejt aspektet që ndërlidhen me të drejtat pronësore. Mbi bazën e ankesave dhe shqetësimeve që janë ngritur ne si institucion i Avokatit të Popullit kemi parë që problemet janë me numrin e vogël të grave që marrin pjesë në procedurat e trashëgimisë, pastaj problemet në ndarjen e pasurisë së fituar në martesë dhe problemet që janë me ndarjen e pasurisë familjare”, u shpreh Qelaj.
Sipas tij, gjatë zbatimit të kornizës ligjore aktuale po haset në vështirësi për implementim.
“Krejt këto aspekte shqetësuese për ne ndërlidhen me shumë faktorë, duke filluar nga korniza ligjore për të cilën ne shpesh herë jemi pajtuar dhe kemi konstatuar që është e mirë dhe është në përputhje me nevojat dhe në përputhje me standardet ndërkombëtare. Por që gjatë zbatimit në praktikë të këtij legjislacioni natyrisht haset në vështirësi në problematika dhe krejt këtë kornizë ligjore është mirë të analizohet edhe në perspektivë për të ardhmen duke e ndërlidhur me atë që ka parashikuar Kodi Civil, i cili fatkeqësisht nuk po kalon dhe ka mbetur në draft”, shtoi Avokati i Popullit.
Avokati i Popullit, Naim Qelaj tha se problematikë mbetët edhe ndarja e pasurisë bazuar në vlerësimin e kontributeve mes bashkëshortëve.
Në tryezën e diskutimit me temë “Të drejtat pronësore të grave: Korniza ligjore, teoria dhe praktika”, Xhevat Azemi i cili është ekspert ligjor foli për numrin e grave që kanë pronat në emër të tyre.
“Nëse ju referohemi statistikave, gjendja nuk është shumë e favorshme. Unë i kam nxjerrë të premten e kaluar të dhënat në Agjencinë Kadastrale. Në Kosovë janë të regjistruar gjithsej 625 mijë e 913 pronarë, prej tyre 126 mijë e 166 apo 20.16 për qind janë femra. Përveç këtyre janë edhe një numër i pronave të regjistruara në emër të bizneseve që edhe aty ka femra, por prapë kjo nuk e ndryshon. Pra, 12 mijë e 355 pronarë janë bizneset por edhe kjo nuk e ndryshon këtë përqindje… Në krahasim me vitin 2015 ka një rritje prej 5 për qind, kurse në krahasim me vitin 2018 rritja është bukur e vogël, tash është një 20, nuk ka ndonjë rritje të kësaj përqindje”, theksoi ai.
Më tej, Azemi shtoi se është konsideruar se shkaqet për një gjendje të tillë janë të drejtat zakonore, normat kulturore, informaliteti e mungesa e informimit.
Trashëgimia familjare në Kosovë është e rregulluar me ligjin për familje, sipas të cilit, e drejta e trashëgimisë u takon të gjithë anëtarëve të familjes pa marrë parasysh gjininë.
Bota
Trump emëron Linda McMahon si Sekretare të Arsimit
Published
35 mins agoon
November 20, 2024By
UBT NEWSPresidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka njoftuar emërimin e Linda McMahon si Sekretare e Arsimit në administratën e tij të ardhshme. McMahon, e cila ka shërbyer si administratore e Administratës së Biznesit të Vogël gjatë mandatit të parë të Trump, do të drejtojë Departamentin e Edukimit. Ajo është gjithashtu një nga themelueset e “World Wrestling Entertainment” (WWE) dhe ka një histori të gjatë angazhimi në sektorin publik, përfshirë një periudhë si anëtare e Bordit të Arsimit në shtetin e Konektikatit.
Trump theksoi se emërimi i McMahon është një hap i rëndësishëm për të fuqizuar prindërit dhe për t’u dhënë atyre më shumë kontroll mbi edukimin e fëmijëve të tyre. Në një deklaratë, ai tha se McMahon do të punojë pa u lodhur për të zgjeruar mundësitë e zgjedhjeve edukative në të gjithë SHBA-në dhe për të siguruar që prindërit të kenë mundësinë të bëjnë zgjedhje më të mira për arsimin e fëmijëve të tyre. McMahon gjithashtu ka shërbyer si një nga anëtarët kryesorë që mbikëqyrte arsimin publik në Konektikat, duke përfshirë edhe sistemin e Shkollës së Mesme Teknike.
Në përfundim, Trump e lavdëroi McMahon për përvojën e saj të pasur dhe angazhimin e saj të palëkundur për të përmirësuar sistemin arsimor amerikan. Sipas tij, McMahon do të përdorë këtë përvojë për të fuqizuar brezin e ardhshëm të studentëve dhe punëtorëve dhe për ta bërë Shtetet e Bashkuara “numrin një” në arsim në botë./UBTNews/
Shqipëria me propozime për të frenuar ndikimin e rrjeteve sociale te fëmijët
Kurti: Investimet për fëmijë janë rruga e duhur për të ardhme të qëndrueshme
Kërkohet nga institucionet që të zbatohet e drejta e grave për pronë
Trump emëron Linda McMahon si Sekretare të Arsimit
BE-ja i reagon Kurtit për Asociacionin: Nuk mund të heqësh dorë nga përgjegjësitë në dialog
UNICEF në partneritet me BE-në në Kosovë, shënojnë Ditën Botërore të Fëmijëve
Tortura dhe abuzime në burg, arrestohen 11 gardianë në Itali
Ndre Mjeda, shpirti i Rilindjes dhe pasuria e kulturës shqiptare!
Erdogan kundërshton vendimin e SHBA-së për armë me rreze të gjatë për Ukrainën
Të kërkuara
-
Bota3 weeks ago
Trump premton paqe në Liban nëse rikthehet në Shtëpinë e Bardhë
-
Bota3 weeks ago
Koreja e Veriut rrit frikën në botë, lëshon raketën e re balistike ndërkontinentale
-
Lajmet2 months ago
Kurti: Përdhunimi është mjeti që përdori Serbia në Kosovë në mënyrë që të lë pasoja të përhershme në familje
-
Kulturë2 months ago
Marigona Ferati, profesoresha e UBT-së, zëri i artit në jurinë ndërkombëtare në festivalin e teatrove në Oman