Lajmet

​Shtëpia e Marigo Posios destinacion i turizmit kulturor

Marigo Posio jetoi një pjesë të jetës në Hoçisht të Devollit, e cila shërbeu edhe si një bazë e vërtetë atdhetarizmi.

Published

on

Prefekti i qarkut të Korçës, Nertil Jole së bashku me Drejtorin e Qendrës Kombëtare të Veprimtarive Tradicionale, Niko Kotherja, nënprefektin e Devollit Henrik Rusi dhe përfaqësues të bashkisë së Devollit, vizituan familjarët e Marigo Posios (Violeta dhe Bardhi Pojani), në 90-vjetorin e ndarjes së saj nga jeta në 23 gusht të vitit 1932.

Marigo Posio jetoi një pjesë të jetës në Hoçisht të Devollit, e cila shërbeu edhe si një bazë e vërtetë atdhetarizmi.

Marigoja ka qenë një nga gratë më të shquara të periudhës së Rilindjes dhe Pavarësisë. Në veprimtarinë e saj spikati jo thjesht akti sinjifikativ i qëndisjes së flamurit që u valëvit në ditën e shpalljes së Pavarësisë, por edhe një veprimtari e gjerë politike atdhetare dhe emancipuese, sidomos për rolin e grave”, u shpreh prefekti Jole.

Jole tha se “puna që familjarët kanë bërë me shumë dashuri për rindërtimin e shtëpisë, mbështetja e bashkisë Devoll për të siguruar infrastrukturën e nevojshme që e akseson lehtësisht objektin, e padyshim pasioni i Nikos për ta kuruar mjedisin e shtëpisë me dëshmi e fakte historike të asaj periudhe, jo vetëm do të plotësojnë një dëshirë të familjarëve apo nxjerrin në pah vlerat e spikatura të figurës së saj të mirënjohur nga gjithë shqiptarët, por edhe do ta kthejnë Hoçishtin në një destinacion të vizitueshëm për turizmin kulturor, sidomos për fëmijët e brezat e rinj që gjithmonë duhet të edukohen me frymën atdhetare dhe historinë tonë kombëtare”.

Të gjithë bashkë dakordësuam që për 28 nëntorin e ardhshëm, të organizojmë një aktivitet të bukur aty”, tha Jole.

Marigo Posio lindi në qytetin e Korçës, më 1878. Ajo rridhte nga një familje me tradita të shquara atdhetare. Në kujtesën popullore, Marigo Posio, njihet si gruaja që qëndisi flamurin që u ngrit nga Ismail Qemali në Vlorë./atsh/

Lajmet

Shkarkohen zëvendësministri dhe këshilltari i Duda Balje

Published

on

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti i ka shkarkuar nga detyra zëvendësministrin Elldin Ugllarin dhe këshilltarin politik Enesi Sulejmanoviç nga pozita e tyre aktuale.

Sipas burimeve vendimi është marrë ditën e djeshme më 27 tetor.

Ndryshe, deputetja Balje, nuk e votoi qeverinë e prezantuar nga Kurti, e cila mori vetëm 56 vota./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

OKB: Bota ka dështuar në objektivin për klimën, pasojat do të jenë të rënda

Published

on

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ka paralajmëruar se njerëzimi tashmë e ka humbur objektivin për kufizimin e ngrohjes globale në 1.5°C dhe se bota duhet të ndryshojë menjëherë drejtimin për të shmangur pasoja katastrofike.

Në një intervistë dhënë përpara samitit të klimës Cop30, që do të mbahet muajin e ardhshëm në qytetin brazilian Belem, Guterres tha se tejkalimi i kufirit të vendosur me Marrëveshjen e Parisit është i pashmangshëm dhe do të ketë pasoja shkatërruese për planetin.

“Le ta pranojmë dështimin tonë. E kemi humbur mundësinë për ta ndaluar tejkalimin e 1.5 gradëve në vitet e ardhshme, dhe pasojat do të jenë të rënda-nga Amazonia, në Grenlandë e deri në Antarktidën Perëndimore”, ka deklaruar ai, raportoi të hënën “The Guardain”.

Sipas kreut të OKB-së, prioriteti kryesor në Cop30 duhet të jetë ndryshimi i menjëhershëm i kursit, për ta bërë tejkalimin sa më të shkurtër dhe me ndikim sa më të vogël, në mënyrë që të shmangen situatat që mund të çojnë në ndryshime të pakthyeshme në ekosistemet e mëdha si pyjet e Amazonës, Arktiku apo oqeanet.

Guterres theksoi se përkundër paralajmërimeve të vazhdueshme të shkencëtarëve, angazhimet e shteteve kanë qenë të pamjaftueshme.

Deri më tani, vetëm 62 nga 197 vende kanë dorëzuar planet kombëtare të veprimit klimatik, ndërsa për të ruajtur kufirin e 1.5°C, shkurtimi i emetimeve duhet të arrijë 60%.

Megjithatë, ai nuk e sheh objektivin të humbur përfundimisht.

“Nëse veprojmë me vendosmëri tani, është ende e mundur që pas një periudhe të shkurtër tejkalimi, temperaturat të bien sërish në nivelin e synuar deri në fund të shekullit”, është shprehur ai./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Vdes gruaja nga Gjakova pasi ra nga ndërtesa

Published

on

Një grua ka vdekur në Gjakovë pasi e njëjta ka rënë nga lartësia e një ndërtese ka njoftuar Policia e Kosovës.

Sipas raportit 24-orësh të policisë, viktima fillimisht ishte dërguar në emergjencë, si pasojë e lëndimeve trupore ku më pas mjeku kujdestar e kishte konstatuar vdekjen e saj.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion.

Për rastin, policia tha se kanë nisur hetimet./S.K/PK/

 

Continue Reading

Lajmet

Operacion antidrogë në Berat, arrestohet 27-vjeçari

Published

on

Një sasi e konsiderueshme lënde narkotike e llojit kokainë dhe kanabis është sekuestruar nga policia e Beratit gjatë operacionit antidrogë të koduar “Alfa”.

Sipas të dhënave paraprake, në pranga është vënë një 27 vjeçar nga Vlora, i cili e kishte ndarë lëndën narkotike në doza, gati për shitje.

Në fund të operacionit u sekuestruan 1 kilogramë e 530 gramë kokainë, 7.5 kilogramë cannabis, peshore elektronike, municion luftarak, elektroshok dhe aparat celular.

Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari, raporton A2CNN./S.K/EO/

Continue Reading

Të kërkuara