Aktualitet

​Shporta minimale e blerjeve në Mal të Zi në tetor është 793.9 euro

E që është 1.6 për qind më shumë se në shtator, njoftoi agjencia kombëtare e statistikave Monstat.

Published

on

Vlera e shportës minimale të konsumit në Mal të Zi ishte 793.9 euro në tetor 2022, që është 1.6 për qind më shumë se në shtator, njoftoi agjencia kombëtare e statistikave Monstat.

“Nga vlera totale e shportës minimale të konsumit, shpenzimet për ushqime dhe pije joalkoolike arritën në 373,1 euro, që është 1,7 për qind më shumë se në shtator”, thuhet në deklaratën e Monstat-it, përcjellë CdM.me.

Sipas treguesve statistikorë, shpenzimet për produkte dhe shërbime joushqimore janë rritur në baza mujore me 1.4 për qind në 420.8 euro.

Shporta e konsumit minimal i referohet konsumit familjar që përfshin produktet dhe shërbimet ushqimore dhe joushqimore, të cilat janë të nevojshme për ruajtjen e jetës dhe kapacitetit të punës së anëtarëve të familjes.

Lajmet

Tri raste te dhunës në familje brenda një dite në Kosovë

Published

on

By

Policia e Kosovës ka njoftuar për disa raste të dhunës në familje të ndodhura gjatë 24 orëve të fundit në Istog, Pejë dhe Malishevë, të cilat kanë rezultuar me arrestime dhe hetime të vazhdueshme.

Në qytetin e Istogut, një person është shpallur në kërkim policor nën dyshimin se ka ushtruar dhunë ndaj një gruaje. Sipas raportit, viktima është intervistuar nga hetuesit, ndërsa njësitë policore janë në kërkim të të dyshuarit, i cili ndodhet në arrati.

Një rast është regjistruar në Pejë, ku policia ka arrestuar një burrë nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht dhe ka kanosur disa viktima. Viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar trajtim mjekësor. Për këtë rast janë njoftuar Qendra për Punë Sociale dhe mbrojtësi i viktimave, ndërsa i dyshuari, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

Ndërkaq, në Malishevë është arrestuar një person i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj një burri tjetër brenda familjes. Pas procedurave të intervistimit, prokurori kujdestar ka vendosur që i dyshuari të lirohet dhe rasti të vazhdojë në procedurë të rregullt.

Continue Reading

Kronikë e zezë

Vdekje e dyshimtë në Podujevë

Published

on

By

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka hapur një rast “Hetim mbi vdekjen”, pas gjetjes së një trupi të pajetë në Podujevë. Sipas raportit 24-orësh të Policisë, bëhet e ditur se viktima është një person i gjinisë mashkullore.

Në vendngjarje ka dalë mjeku kujdestar, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, me qëllim zbardhjen e rrethanave të plota të ngjarjes.

Rasti mbetet nën hetime nga njësitë përkatëse.

Continue Reading

Lajmet

Hagë: Shtyhet afati për shpalljen e aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Published

on

By

Dhomat e Specializuara në Hagë kanë konfirmuar zgjatjen e afatit për shpalljen e vendimit përfundimtar ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës: Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Përmes një njoftimi zyrtar, Gjykata bëri të ditur se për shkak të kompleksitetit të lartë të çështjes, Paneli Gjyqësor ka vendosur ta shtyjë afatin edhe për 60 ditë të tjera.

Sipas vendimit të ri, afati i fundit për shpalljen e aktgjykimit është caktuar data 20 korrik 2026. Gjykata sqaroi se kjo datë nuk shënon domosdoshmërisht ditën e shpalljes së vendimit, por përfaqëson kufirin e ri kohor brenda të cilit pritet të jepet verdikti. Paneli Gjyqësor la të hapur mundësinë për një tjetër shtyrje, nëse kjo vlerësohet si “absolutisht e nevojshme” në të ardhmen.

Ky proces gjyqësor, i cili nisi zyrtarisht më 3 prill 2023, ka hyrë në fazën finale pasi palët dhanë fjalët e tyre përfundimtare më 18 shkurt. Katër ish-krerët e UÇK-së, të cilët po mbahen në paraburgim prej vitit 2020, janë deklaruar sërish të pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës, duke mohuar çdo pretendim të Prokurorisë. Tashmë, sytë e opinionit publik janë kthyer nga Haga, në pritje të një vendimi që do të vulosë njërën prej çështjeve më të rëndësishme gjyqësore të pasluftës në Kosovë.

Continue Reading

Sport

Arsenali mposht Atleticon dhe siguron finalen e Ligës së Kampionëve

Published

on

By

Arsenali ka arritur të sigurojë finalen e madhe të Ligës së Kampionëve, pasi mposhti në “Emirates Stadium” skuadrën e Atletico Madridit me rezultat minimal 1-0. Pas barazimit dramatik 1-1 në ndeshjen e parë në “Metropolitano”, djemtë e Mikel Artetës treguan pjekuri dhe karakter, duke kaluar tutje me rezultat të përgjithshëm 2-1.

Ndeshja e kthimit nisi me një ritëm të lartë, ku Arsenali kërkoi golin që në minutat e para, ndërsa ekipi i Diego Simeones u mbrojt me mjaft ngulm, duke u munduar të shfrytëzonte kundërsulmet. Megjithatë, rezistenca spanjolle u thye në fundin e pjesës së parë.

Ishte minuta e 44-të kur stadiumi shpërtheu në festë. Pas një aksioni të ndërtuar bukur nga krahu, topi përfundoi në këmbët e yllit të skuadrës, Bukayo Saka, i cili nga një afërsi e vogël nuk gaboi, duke e dërguar topin në rrjetë. Ky gol doli të ishte i artë, pasi pavarësisht përpjekjeve të Atleticos në pjesën e dytë për të barazuar shifrat, mbrojtja londineze ishte e pakalueshme.

Ky sukses shënon një arritje historike për Arsenalin, duke u rikthyer në finalen e kompeticionit më të rëndësishëm për klube në Evropë. “Topçinjtë” tani presin të mësojnë kundërshtarin e tyre në finale, me shpresën e madhe për të ngritur për herë të parë në histori trofeun e shumëdëshiruar me “veshë të mëdhenj”.

Atmosfera në “Emirates” pas vërshëllimës së fundit ishte elektrizuese, me tifozët që kënduan gjatë për heronjtë e tyre, të cilët sonte shkruan një faqe të re në historinë e klubit.

 

Continue Reading

Të kërkuara