Aktualitet

​Shpallen rezultatet zyrtare në KZAZ 40 në Tiranë

Published

on

Mëngjesin e sotëm janë shpallur rezultatet zyrtare për KZAZ 40 në kryeqytet, aty ku përkon me Njësinë 10.

Në këtë KZAZ numërimi është bërë në formë elektronike, si një nga risitë e zgjedhjeve të 25 prillit në Shqipëri.

Në 32 qendrat e votimit të KZAZ, 40 në kryeqytet Partia Socialiste ka fituar me 6 mijë e 7 vota, përkundër PD-së me 4 mijë e 550 vota dhe LSI me 628 vota. Bojken Abazi i pavarur 179 vota.

Aktualitet

Jennifer Barreto nga Porto Riko shpallet “Miss Universe 2026”, shënon histori si nëna e parë me këtë kurorë

Published

on

By

Përfaqësuesja e Porto Rikos, Jennifer Barreto, është shpallur fituese e konkursit të bukurisë “Miss Universe 2026”, duke e rikthyer kurorën prestigjioze në vendin e saj.

Edicioni i 75-të jubilar i këtij spektakli u mbajt mbrëmjen e së martës në San Juan, në sallën “Coliseo de Puerto Rico José Miguel Agrelot”.

27-vjeçarja Barreto, me profesion psikologe dhe punonjëse sociale, hyri në historinë e kësaj gare duke u bërë nëna e parë që fiton titullin “Miss Universe”. Ajo është nënë e një vajze të quajtur Penelope, ndërsa kurorën e pranoi nga fituesja e vitit të kaluar, Fátima Bosch. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Sulmohet me thikë një person në Pejë, i dyshuari në arrati

Published

on

By

Një burrë është sulmuar me thikë në rrugën “Vrana Konti” në Pejë, në një rast që policia po e heton si vrasje në tentativë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, viktima ka raportuar se një person i panjohur ka dalë nga një veturë, e ka sulmuar fizikisht me mjet të mprehtë dhe më pas është larguar në drejtim të panjohur.

I lënduari është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku po mbahet në repartin e kirurgjisë.

Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit, ndërsa policia po punon për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarit. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Ndërron jetë një vajzë e mitur e lënduar në një aksident trafiku në Gjakovë

Published

on

By

Një vajzë e mitur, e cila po trajtohej në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) pas një aksidenti të rëndë trafiku në Gjakovë, ka ndërruar jetë. Vdekjen e saj e ka konfirmuar ekipi mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Aksidenti kishte ndodhur muajin e kaluar në rrugën “Tirana” në Gjakovë, ku ishin përfshirë dy vetura, njëra me targa të Shqipërisë e drejtuar nga një burrë, shtetas i Shqipërisë, dhe tjetra me targa vendore e drejtuar nga një burrë nga Kosova.

Përveç dëmeve materiale, në këtë aksident ishin lënduar pesë persona: tri gra dhe dy burra. Njëri prej drejtuesve të dyshuar, pas marrjes së ndihmës mjekësore, ishte dërguar në mbajtje, ndërsa të lënduarit e tjerë kishin marrë trajtim mjekësor. Rasti po vazhdon të hetohet nga organet kompetente./E.A/

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një person në Mitrovicë, dyshohet se kanosi prindërit e tij

Published

on

By

Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë në Mitrovicë, nën dyshimin se ka ushtruar dhunë dhe ka kanosur dy prindërit e tij.

Sipas raportit 24-orësh të policisë, ngjarja ka ndodhur pas një mosmarrëveshjeje mes tyre.

Pas intervistimit në stacionin policor, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara