Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicën e Veriut ka bërë të ditur se gjatë ditës së djeshme janë shënuar disa raste, përfshirë armëmbajtje pa leje, një vdekje të dyshimtë dhe një aksident trafiku.
Në Zubin Potok, policia ka arrestuar një person, pasi në shtëpinë e tij është gjetur një pushkë e cila është dorëzuar vullnetarisht. Pas konsultimeve me prokurorin, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi në shtëpinë e tij kanë sekuestruar një pushkë të cilën i dyshuari e ka dorëzuar vullnetarisht. Në konsultim me prokurorin, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt” thuhet në njoftim.
Në Zveçan, gjatë një kontrolli në shtëpinë e një të dyshuari tjetër, policia ka sekuestruar një pushkë gjysmë-automatike, 56 detonatorë elektrik, katër karikatorë, 700 fishekë dhe dy bajoneta. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit të shtëpisë së tij i janë gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjysmë-automatike, 56 detonatorë elektrik, katër karikator, 700 fishek dhe dy bajoneta. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.” thuhet në raport nga Policia e Kosovës.
Po ashtu, gjatë një kontrolli tjetër në Zveçan, policia ka gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjahu, 12 fishekë, 15 gëzhoja, dy sfera të fishekëve të gjuetisë dhe një rrip me fishekë. Rasti është në hetim.
“Gjatë kontrollit të shtëpisë së të dyshuarit mashkull kosovar janë gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjuetie, 12 fishekë, 15 gëzhoja, dy sfera të fishekëve të gjuetisë dhe një rrip përmbajtje e fishekëve.Rasti është duke u hetuar nga ekipet relevante policore.” thuhet në njoftim.
Në Leposaviq, mëngjesin e së enjtes, rreth orës 09:19, një burrë ka humbur jetën pasi traktori që po drejtonte dyshohet se është rrokullisur. Ekipet policore dhe ato mjekësore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku është konstatuar vdekja e tij. Trupi i pajetë, me vendim të prokurorit, iu është dorëzuar familjarëve. Rasti është duke u hetuar.
“Viktima mashkull kosovar derisa ishte duke drejtuar mjetin e punes (traktor), dyshohet se është rrokullisur dhe ka mbetur pa shenja jete. Njësitet policore bashkë me ekipin mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe nga ekipi mjeksor është konstatuar vdekja e viktimës. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori dhe në konsultim me të, trupi i pajetë u dorëzohet familjarëve. Rasti ne procedure hetimore.” thuhet në raport./D.B/UBTNews/Photo credit: PrishtinaInsight