Lajmet

​Shënohet Dita Ndërkombëtare për Lirinë e Informimit me moton “Tash më lehtë”

Kilian Wahl përgëzoi komuna për respektimin e Ligjit për qasje në dokumente publike.

Published

on

Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP), me moton “Tash më lehtë” ka nisur shënimin e Ditës Ndërkombëtare për Lirinë e Informimit me ç’rast është organizuar edhe konferencë me Kryetarë të Komunave.

Komisionerja e Agjencisë për Informim dhe Privatësi, Krenare Sogojeva- Dërmaku tha se e drejta për qasje në një sistem qeverisës më efikas dhe më transparent i përmbush premisat për mirë qeverisje.

Ajo tha se këtë vit me moton “Tash më lehtë” po synojnë ngritjen e ndërgjegjësimit për qasje në dokumente publike me qëllim që komunat të bëhen më të hapura për qytetarët.

Kurse, Kilian Wahl zëvendës shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë përgëzoi komuna për respektimin e Ligjit për qasje në dokumente publike.

Kryetari i Asociacionit të Komunavë të Kosovës, Sazan Ibrahimi tha se për shkak të reformava kryetarët e komunave janë bërë më të afërt me qytetarët.

Ai tha se më heret web faqet nuk kanë pasur shumë qasje, por tashmë kjo është përmirësuar.

Sipas tij komunat e Kosovës prijnë në rajon për transparencë.

Lajmet

ShBA-ja sanksionon dy kompanitë më të mëdha ruse të naftës, “Rosneft” dhe “Lukoil”

Published

on

Administrata Trump vendosi sanksione ndaj dy kompanive më të mëdha të naftës në Rusi, ndërsa i bëri thirrje Moskës të bjerë dakord për një armëpushim të menjëhershëm në luftën me Ukrainën.

Presidenti Donald Trump kishte sinjalizuar për javë të tëra se mund të vendoste sanksione kundër Rusisë për vazhdimin e luftës, por nuk kishte arritur të merrte masa të mëdha ndëshkuese.

Njoftimi erdhi një ditë pasi Trump tha se një takim i planifikuar me presidentin rus Vladimir Putin në Budapest do të shtyhej për një kohë të pacaktuar.

“Çdo herë që flas me Vladimirin, zhvilloj biseda të mira dhe pastaj ato nuk çojnë askund. Ato thjesht nuk shkojnë askund”, tha Presidenti Donald Trump, pas një takimi me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Mark Rutte për të diskutuar negociatat e paqes.

Në komentet në Zyrën Ovale, Trump shpjegoi se ndjeu se kishte ardhur koha për sanksionet, duke vënë në dukje se priti shumë kohë për t’i vendosur ato. Megjithatë, presidenti amerikan tha se shpreson që ato nuk do të zgjasin shumë, sepse lufta do të mbarojë.

Sanksionet goditën Rosneft dhe Lukoil dhe dhjetëra degë të tyre. Mbretëria e Bashkuar shënjestroi dy kompanitë e naftës javën e kaluar dhe Bashkimi Evropian ra dakord për një paketë tjetër sanksionesh të mërkurën. /S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Danimarka kërkon nga Kosova “Asociacionin” dhe nga Serbia “mosbllokim” në organizata ndërkombëtare

Published

on

Përfaqësuesi i Danimarkës në Këshillin e Sigurimit gjatë seancës raportuese çdogjashtë muajshe të UNMIK-ut, i ka kërkuar Kosovës të themelojë Asociacioinin e Komunave të banuara me shumicë serbe, ndërsa Serbisë që të mos pengojë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.

“Ne i bëjmë thirrje si Serbisë ashtu edhe Kosovës që të rrisin angazhimin e tyre ndaj Dialogut të lehtësuar nga BE-ja. Siç e ka thënë shumë qartë Përfaqësuesi Special i sapoemëruar për Dialogun, Z. Peter Sørensen: “Është koha për të ecur përpara”, tha ai.

“Marrëveshje të konsiderueshme janë arritur tashmë përmes Dialogut. Tani ato duhet të zbatohen”, vazhdoi më tej.

Sipas këtyre marrëveshjeve, aty thuhet se Kosova duhet të krijojë Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, dhe Serbia duhet të përmbahet nga kundërshtimi i anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Kurti: Hyrja në NATO mbetet kyçe për sigurinë e Ballkanit Perëndimor

Published

on

Kryeministri në detyrë i Kosovës Albin Kurti ka thënë se anëtarësimi në NATO mbetet thelbësor për sigurinë e Ballkanit Perëndimor dhe se Londra mund të ndihmojë shumë duke mbështetur vendet e rajonit që duan t’i bashkohen Aleancës Veri-Atlantike, duke mbyllur kështu boshllëkun e rrezikshëm të sigurisë.

Ai gjatë fjalimit të tij në samitin e 12-të të Procesit të Berlinit që po mbahet në Londër, në të cilin ishin të pranishëm edhe kryeministri britanik Keir Starmer dhe kancelari gjerman Friedrich Merz, theksoi se nevojitet unitet përballë rreziqeve të sigurisë në rajon dhe Evropë.

“Një unitet i tillë duhet të shtrihet edhe në juglindje të kontinentit tonë. Ballkani Perëndimor gjendet gjeografikisht brenda kufijve të BE-së dhe NATO-s, por të gjitha vendet mbeten jashtë BE-së dhe gjysma jashtë traktateve të NATO-s. Kjo nuk është as e mençur dhe as solide. Për ta frenuar ndikimin rus apo kinez në Evropë, nuk duhet të lëmë asnjë vakum”, ka theksuar Kurti.

Ai shtoi se Londra mund të ndihmojë shumë duke mbështetur vendet e Ballkanit Perëndimor që duan t’i bashkohen NATO-s, duke mbyllur kështu këtë boshllëk të rrezikshëm të sigurisë si pasojë e agresionit ushtarak rus në Ukrainë.

“Ne kemi qëllime të përbashkëta dhe vlera të përbashkëta, dhe nuk kemi alternativë tjetër përveç anëtarësimit në BE dhe NATO këto duhen parë si pika të forta”, ka thënë Kurti.

Gjatë fjalimit të tij, Kurti ka përmendur sulmin terrorist në Banjska në shtator 2023.

“Përparimi i Kosovës mbetet nën hijen e kërcënimeve dhe agresionit të vazhdueshëm nga fqinji ynë verior. Sulmi terrorist në Banjskë nuk mund të injorohet. Milan Radoiçiq ka pranuar përgjegjësinë, megjithatë drejtësia ende nuk është vënë në vend. Fqinjit tonë armiqësor në veri nuk duhet t’i lejohet të veprojë me pa ndëshkueshmëri, pasi kjo nxit inkursione të reja dhe dërgon një sinjal të rrezikshëm se sulmet ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës mund të mbeten të pandëshkuara”, ka potencuar Kurti.

Ai ka folur edhe mbi progresin ekonomik që ka shënuar Kosova në pesë vjetët e fundit, arritjen e marrëveshjes së re tregtare me vendet anëtare të EFTA-s, në janar të këtij viti gjatë Forumit Ekonomik Botëror në Davos, që përfshin mallra dhe shërbime.

Sa i përket migracionit, Kuti ka theksuar se Kosova nuk është burim migracioni, por vetëm një pikë transiti me numra shumë të ulët./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​BE shqyrton heqjen e fuqisë së vetos për shtetet anëtare

Published

on

Parlamenti Evropian (PE) miratoi  një raport të titulluar: “Pasojat institucionale të negociatave të zgjerimit të BE-së”, i cili ndër të tjera, sugjeron heqjen ose anashkalimin e fuqisë së vetos së shteteve anëtare në disa raste gjatë negociatave të pranimit me vendet kandidate për anëtarësim në Bashkim.

Këshilli Evropian si organi më i lartë politik i BE-së, i përbërë nga krerët e shteteve anëtare, në përgjithësi vendos unanimisht, përveç në raste të caktuara, si për shembull kur vendos për emërimet e zyrtarëve të lartë.

Këshilli i BE-së, i përbërë nga ministrat e shteteve anëtare dhe i cili miraton ligje së bashku me PE-në, vendos me shumicë të kualifikuar në një numër të madh fushash, përveç një numri çështjesh ‘të ndjeshme’ si politika e jashtme dhe e sigurisë, zgjerimi dhe vendosja e sanksioneve, ku vendimet merren me konsensus.

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen ka paralajmëruar vazhdimisht se duke pasur parasysh rrethanat e ndryshuara gjeopolitike dhe nevojën për t’iu përgjigjur shpejt sfidave globale, BE duhet të marrë në konsideratë uljen e numrit të çështjeve për të cilat merren vendime unanime në mënyrë që të jetë më efikase.

Marta Kos tha se qëndrimi i Komisionit është se unanimiteti nuk ka më kuptim nëse BE-ja dëshiron të luajë rolin e tij shpejt, në mënyrë efektive dhe për këtë arsye në mënyrë strategjike, veçanërisht në situatën gjeopolitike të sotme.

Komisioni do të përqendrohet në atë që mund të bëhet tashmë brenda kornizës së Traktateve aktuale midis shteteve anëtare dhe në ato fusha ku po shfaqet një konsensus i gjerë, njoftoi Kos, duke shprehur kënaqësinë që një qëndrim i tillë mbështetet nga një rezolutë e Parlamentit Evropian të përgatitur nga eurodeputeti francez Sandro Gozi nga Liberalët.

Debati në seancën plenare të Parlamentit që i parapriu miratimit të raportit Gozi me 310 vota pro, 277 kundër dhe 53 abstenime, u përqendrua kryesisht në propozimet për të zëvendësuar unanimitetin me votim me shumicë të kualifikuar ose për të anashkaluar veton mbi vendimet më të ndjeshme të BE-së.

Një shumicë e kualifikuar në Këshillin e BE-së arrihet kur 55 për qind e shteteve anëtare votojnë pro ose 15 nga 27 shtete, dhe propozimi mbështetet nga anëtarë që përfaqësojnë të paktën 65 për qind të popullsisë së përgjithshme të BE-së.

Në disa raste, kërkohet një shumicë e shtuar prej 72 për qind ose 20 anëtarësh. Këshilli aktualisht duhet të vendosë unanimisht për një numër çështjesh që shtetet anëtare i konsiderojnë të ndjeshme, siç është politika e përbashkët e jashtme dhe e sigurisë, e cila përfshin gjithashtu negociatat për pranimin e kandidatëve dhe bashkimin me BE-në.

Raporti i miratuar të mërkurën paraqet qëndrimin e Parlamentit mbi reformat e kornizës institucionale të BE-së dhe rrugën drejt funksionimit të ardhshëm të BE-së së zgjeruar.

Korniza institucionale e BE-së kërkon modifikim në mënyrë që të jetë e përshtatshme për t’iu përgjigjur sfidave me natyrë institucionale dhe politike, dhe zgjerimet e ardhshme janë katalizatori për këtë ndryshim, është mesazhi i raportit.

Një pjesë e raportit shqyrton mënyrat, brenda dhe jashtë kornizës së Traktatit, për të ndihmuar BE-në e zgjeruar të veprojë më shpejt në vendimmarrje duke hequr veton dhe sugjeron ndryshime kyçe të synuara në Traktat.

Kufizimi i fushave në të cilat BE-ja miraton unanimisht është një nga çështjet e diskutueshme midis anëtarëve të BE-së dhe kundërshtohet kryesisht nga anëtarët më të vegjël, nga frika se kjo do të zvogëlojë ndikimin e tyre në vendimet e BE-së.

Çështja e heqjes së unanimitetit u vu përsëri në fokus pasi Hungaria bllokoi hapjen e negociatave me Ukrainën, e cila është me rëndësi të madhe strategjike, politike dhe të sigurisë për BE-në.

Në këtë drejtim, presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, testoi idenë në një samit informal në Kopenhagë më herët këtë muaj se unanimiteti nuk do të kërkohej për hapjen e grupeve të negociatave, por do të vendosej me shumicë të kualifikuar, por se unanimiteti do të kërkohej ende për mbylljen e kapitujve të negociatave. Megjithatë, kjo nuk u mbështet unanimisht dhe për të shfuqizuar unanimitetin do të kërkohej një vendim unanim.

Pas kësaj, u ngrit edhe ideja që anëtarët e rinj nuk do të kishin të drejtë vetoje me anëtarësimin në BE derisa të zbatoheshin reformat institucionale. Megjithatë, ky nuk ishte një sugjerim zyrtar dhe joformal për reflektim./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara