Lajmet

​Sezoni turistik në Shqipëri, dyfishohen të ardhurat dhe rritet numri i turistëve të huaj

Rama tha se në gjashtëmujorin e parë kanë qenë mbi 1 miliard lekë të ardhura në ekonomi, nga turizmi,

Published

on

Shqipëria ka pasur një sezon veror suprizues. Kështu vlerësoi kryeministri Edi Rama që tha se sezoni solli dyfishim të të ardhurave nga turizmi në ekonomi, si dhe rritje të numrit të turistëve që kanë vizituar Shqipërinë, krahasuar me një vit më parë.

Ai u shpreh se vetëm në gjashtëmujorin e parë kanë qenë mbi 1 miliard lekë të ardhura në ekonomi, nga turizmi, ndërsa flukset vizitorëve të huaj, deri në gusht, kanë qenë mbi 5 milionë e 600 mijë turistë, ose 1,3 milionë më shumë sesa vitin e kaluar. E gjithë kjo pa llogaritur turistët nga Kosova.

Dje në Ditën Botërore të Turizmit dhe në përmbyllje të sezonit turistik veror 2022, u organizua në një prej strukturave të reja hoteliere në Durrës, një takim i zgjeruar me drejtues të pushtetit lokal, përfaqësues të sektorit privat të përshirë në turizëm, drejtues të strukturave të policisë së shtetit, etj, për një bilanc të përgjithshëm të sezonit veror turistik që u mbyll dhe parashikimet për sezonin e ardhshëm 2023, me fokus përmirësimin e standardeve të industrisë së turizmit, për zhvillimin e qëndrueshëm gjithëvjetor.

“Pa diskutim që ne kemi pasur një sezon surprizues në aspektin e shifrave edhe për ne vetë që ishim të përgatitur për të pasur një sezon më të mirë sesa ai i shkuari, apo sesa gjithë sezonet e tjerë, por realisht sezoni ka qenë surprizues për sa i përket flukseve të të ardhurave për ekonominë. Vetëm në 6 mujorin e parë ne kemi kaluar 1 miliard të ardhura në ekonomi nga turizmi, pra pothuajse dyfishin e vitit të mëparshëm. Flukset e vizitorëve të huaj, deri në gusht kemi qenë në 5.6, 5 milionë e 600 e disa mijë turistë që është e barabartë me faktikisht 1.3 milionë më shumë sesa vitin e kaluar“, deklaroi Rama.

Rama deklaroi se tashmë turizmi në prodhimin e përgjithshëm kombëtar kontribuon me 17% ndryshe nga vitet e mëparshme kur ka qenë vetëm 4%.

“Kur ne kemi nisur punën për ta transformuar Shqipërinë në një vend turistik, turizmi ishte rreth 4% kontribut në ekonominë e vendit. Sot pjesëmarrja e këtij sektori në volumin e përgjithshëm në ekonominë e vendit, në prodhimin e përgjithshëm kombëtar është 17%. Pra, nga 4% në 17%, për të gjithë ata që për një 1001 arsye refuzojnë ta njohin progresin dhe e kanë kujtesën të shkurtër faktikisht. E kanë kujtesën shumë të shkurtër”, vijoi Rama.

Mirëpo, Rama tha se Shqipëria duhet që të jetë turistike gjatë gjithë vitit dhe për këtë paralajmëroi një konceptim të ri të vijës bregdetare për periudhën e dimrit.

“Nëse duam që zinxhiri ekonomik të fuqizohet dhe më shumë dhe që turizmi të hyjë edhe më shumë në rolin e promotorit të zhvillimit ekonomik dhe social, ne duhet të heqim nga fjalori fjalën sezon turistik, kjo duhet të jetë ambicia e Shqipërisë 2030 që në mënyrë të vijueshme avionët dhe rrugët të kenë flukse turistësh, natyrisht me pak më shumë e pak më pak, por në mënyrë të vijueshme. Kjo do të kërkojë dhe një konceptim të ri të vijës bregdetare për periudhën e dimrit sepse e dinë shumë mirë të gjithë sipërmarrësit se e para, kanë nevojë për punonjës, nuk njoh akoma një sipërmarrës as në hoteleri, se në tjerat jo e jo, që të më thotë që nuk kam nevojë për asnjë punonjës“, tha Rama.

Ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro, deklaroi se numri i turistëve të huaj është rritur me 29%. Ajo tha se tashmë turistët nga Kosova nuk llogariten në shifra zyrtare pasi nuk regjistrohen në kufi por u shpreh se bazuar nga të dhënat e mëparshme kosovarët kalojnë shifrën e 2 milionë turistëve.

“5 milionë e 667 mijë e 121 vizitorë të huaj kemi shënuar këtë vit deri më 30 gusht ku nuk përfshihen mysafirët që vijnë përmes pikës kufitare të Morinit, por nëse i referohemi shifrave të kaluara ata e kanë kaluar mbi 2 milionë vizitorë vitet e tjera që nuk i llogarisim. Ose mund të themi që kemi pasur 29% vizitorë të huaj sesa viti i kaluar turistët nga Anglia janë dy herë më shumë, nga Holanda 3.8 herë më shumë, nga Franca dy herë më shumë vizitorë, nga Gjermania 60% më shumë vizitorë sesa viti i kaluar, apo nga Spanja që shënoi një bom me 4 herë më shumë se vitin e kaluar”, u shpreh Kumbaro.

Ndërsa, kryebashkiakja e Durrësit, Emiriana Sako, deklaroi se bashkia e saj ka pritur këtë vit mbi 1 milion turistë por u shpreh se rezervime në hotele ka deri më 15 tetor. Ajo vuri theksin se ka rritje të numrit të turistëve nga vendet evropiane.

“Durrësi është ende në vijimin e sezonit turistik, pasi shumë struktura të hotelerisë që janë në vijën e parë të bregdetit, kanë 100% pronotime deri në datën 15 tetor. Durrësi është një destinacion tërheqës për turistët nga të gjitha vendet, jo vetëm nga rajoni, si Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, por po vjen në rritje nga viti në vit numri i vizitorëve nga Italia, Greqia dhe këtë vit ka pasur turistë edhe nga Zvicra, Austria dhe nga SHBA. Sipas të dhënave të papërfunduar se jemi ende ne sezon, por Durrësi ka kaluar këtë vit ka kaluar mbi 1 milion turistë që kanë zgjedhur një afat qëndrimi 5-7 ditë për qëndrimin e tyre familjar”, tha Sako.

Në këtë takim u tha se shteti është kujdesur më shumë se çdoherë për mirëmbajtjen e plazheve si dhe për kontrollet nëpër hotele dhe restorante për të ruajtur standardet më të mira të turizmit.

Vendi

Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit, cakton seancën e radhës

Published

on

By

Sot Kryesia e Kuvendit do të mbajë mbledhje në të cilën prite të caktojë rendin e ditës për seancën e radhës plenare.

Mbledhja e Kryesisë do të mbahet në orën 11:00.

Rendi i ditës i mbledhjes së Kryesisë:

  1. Miratimi i procesverbaleve të mbledhjeve të mëparshme të Kryesisë së Kuvendit, 
  2. Propozimi i rendit të ditës për Seancën plenare të radhës:
  3.   Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme;
  4.   Deklarimet jashtë rendit të ditës;
  5.   Pyetjet parlamentare;
  6.   Formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë nga komuniteti shqiptar, një (1) anëtar nga komuniteti serb dhe një (1) anëtar nga komunitetet jo shumicë në Bordin e Radiotelevizionit të Kosovës;

Continue Reading

Botë

Macron dënon dhunën dhe plaçkitjet në Francë: Mbi 2.400 të arrestuar pas protestave masive

Published

on

By

Protestat mbarëkombëtare në Francë kundër rritjes së kostos së jetesës dhe kushteve në arsim janë përshkallëzuar në përplasje të dhunshme, duke çuar në arrestimin e më shumë se 2.400 personave në të gjithë vendin.

Në një fjalim televiziv drejtuar kombit, Presidenti Emmanuel Macron shprehu zemërimin dhe turpin për trazirat, ndërsa fajësoi grupet e së majtës ekstreme dhe elementët kriminelë për nxitjen e kaosit. Macron u zotua se përgjegjësit për plaçkitjet dhe sulmet ndaj institucioneve do të përballen me pasojat ligjore, duke udhëzuar prefektët të marrin masa strikte për mbrojtjen e ndërtesave publike dhe bizneseve, përfshirë edhe ndalimin e protestave kur kjo të jetë e nevojshme.

Dëmet materiale nga përplasjet llogariten të jenë të konsiderueshme. Në qytetin Limoges, goditja e stilit historik e bashkisë u shkatërrua pothuajse tërësisht pasi protestuesit i vunë zjarrin. Incidentet nuk munguan as në Marsejë e Lion, ku u sulmuan stacione policie dhe zyra publike, ndërsa në Paris u arrestuan më shumë se 850 persona pasi zona përreth Sheshit të Republikës u kthye në fushëbetejë me xhama të thyer e rrugë të dëmtuara. Gjithashtu, policia e Parisit njoftoi se një person ndërroi jetë nga një sulm në zemër gjatë trazirave.

Sipas autoriteteve, në marshime morën pjesë rreth 550.000 persona, ndërsa organizatorët e vlerësojnë pjesëmarrjen në 800.000. Ngjarjet kanë nxitur edhe reagime të ashpra politike në prag të zgjedhjeve presidenciale, ku opozita ka kritikuar reagimin e qeverisë, ndërsa liderët e qyteteve kryesore kanë kërkuar takime urgjente me kryeministrin për menaxhimin e situatës. /BBC/

Continue Reading

Vendi

Vazhdojnë përplasjet e dhunshme mes studentëve dhe policisë në Tiranë

Published

on

By

Protesta e mbajtur të dielën në Tiranë ka zgjatur rreth 10 orë dhe është shoqëruar me akte të rënda dhune, ku autoritetet e rendit kanë shoqëruar dhe arrestuar qindra studentë protestues. Përgjatë përplasjeve të ashpra, protestuesit i dhanë flakën Komisariatit Nr. 3, ngjarje ku mbetën të lënduar 10 efektivë policie.

Për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës, gjatë orëve të mbrëmjes një eskavator ka ndërhyrë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për të hequr gurët dhe pllakat e trotuarit, të cilat u përdorën masivisht nga protestuesit për të qëlluar në drejtim të forcave të rendit.

Gjithashtu, policia reagoi lidhur me incidentin e regjistruar pranë selisë së Partisë Demokratike. Sipas versionit zyrtar të uniformave blu, një grup personash të maskuar u futën në ambientet e jashtme të godinës për t’iu shmangur ndjekjes policore, nga ku vazhduan sulmet ndaj efektivëve. /Euronews/

Continue Reading

Lajmet

UBT shënon 25-vjetorin, Hajrizi: Kemi dhënë kontribut në transformimin e arsimit dhe inovacionit në Kosovë

Published

on

By

Në një intervistë në emisionin “Five” në RTV Dukagjini, Rektori i UBT-së, Edmond Hajrizi, ka thënë se 25-vjetori i këtij institucioni përfaqëson jo vetëm një përvjetor jubilar, por edhe një moment reflektimi për të arriturat dhe synimet e ardhshme në arsim, shkencë, inovacion dhe teknologji.

Hajrizi ka deklaruar se gjatë këtij çerek shekulli, UBT-ja është angazhuar në ndërtimin e një sistemi arsimor me qasje inovative, duke synuar të ndikojë në zhvillimin e vendit në fusha të ndryshme.

“Është një vit që jo vetëm duhet të reflektojmë, por është një angazhim prej çerek shekulli, ku vitet më të mira të jetës kanë qenë angazhim për të ndërtuar një sistem të arsimit dhe një qasje inovative në arsim. Ka qenë një rezultat i mirë, por edhe një moment reflektimi se çfarë kemi arritur dhe çfarë duam të arrijmë”, është shprehur Hajrizi.

Ai ka theksuar se gjatë këtyre 25 vjetëve ka pasur zhvillim në fusha të ndryshme, përfshirë arsimin, shkencën, inovacionin, teknologjinë dhe zhvillimin e biznesit, duke vlerësuar se UBT-ja ka pasur ndikim në këtë proces transformues.

Në kuadër të shënimit të 25-vjetorit, UBT-ja ka planifikuar disa aktivitete që do të zhvillohen gjatë javës së ardhshme, me fokus të veçantë në fushën akademike dhe shkencore.

Sipas Hajrizit, gjatë kësaj jave në Kosovë do të organizohen tri ngjarje ndërkombëtare, njëra pas tjetrës, të cilat synojnë të sjellin në vend komunitetin akademik dhe profesionistë nga fusha të ndryshme.

Ngjarja e parë do të mbahet të mërkurën dhe do t’i kushtohet Konferencës Ndërkombëtare për Mjekësinë Sportive. Hajrizi ka bërë të ditur se kjo konferencë organizohet për herë të dytë dhe do të mbledhë përfaqësues të komunitetit vendor dhe ndërkombëtar në UBT.

“Kemi mbërritur në fund të vitit ku do të shënojmë edhe përmbylljen e 25-vjetori dhe mbi këtë kemi menduar t’i organizojmë disa evente të cilat ndërlidhen edhe në shenjë të 25-vjetorit. Këtë vit i kemi mbledh disa ngjarje, javen e ardhshme kemi disa aktivitete që lidhen me pjesën akademike shkencore dhe i kemi tri ngjarje të nivelit botëror që i organizmojnë në Kosovë në të njëjtën kohë njëra pas tjetrës që e plotësojnë gjithë javën. Konferenca e parë që e organizojmë të mërkurën ka të bëjë me Konferencën Ndërkombëtare Botërore për Mjekësinë Sportive, është hera e dytë që organizohet por është një konferencë që sjell gjithë komunitetin edhe ndërkombëtar edhe vendor në UBT në Kosovë”, u shpreh Hajrizi.

Përmes këtyre aktiviteteve, UBT-ja synon të shënojë përmbylljen e 25-vjetorit, duke vënë në pah të arriturat e deritanishme dhe duke hapur diskutime për zhvillimet e ardhshme në arsim, shkencë dhe inovacion.

Continue Reading

Të kërkuara