Lajmet

​Schallenberg: Bota duhet të pastrohet nga armët bërthamore

Schallenberg tha se ekziston një qasje se armët bërthamore garantojnë siguri, por që kjo është kategorikisht qasje e gabuar.

Published

on

Ministri i Jashtëm i Austrisë, Alexander Schallenberg deklaroi se bota duhet të pastrohet nga armët bërthamore.

Në një deklaratë për vitin e dytë të hyrjes në fuqi të Traktatit të Ndalimit të Armëve Bërthamore (TPNW), Schallenberg tha se ekziston një qasje se armët bërthamore garantojnë siguri, por që kjo është kategorikisht qasje e gabuar dhe se armët bërthamore janë element frike që përbëjnë kërcënim për të gjithë.

“Këto armë do të vazhdojnë të jenë kërcënim për të gjithë për sa kohë që ato ekzistojnë. Armët bërthamore duhet t’i shkatërrojmë para se të na shkatërrojnë ato neve”, theksoi Schallenberg i cili shtoi se bota duhet të pastrohet nga armët bërthamore.

Pasi bëri të ditur se kërcënimi me armë bërthamore është shumë i rrezikshëm, Schallenberg ndau mendimin e tij se: “Në aspektin moral kjo është e papranueshme, gjithashtu kufizon zonën e veprimit të të tjerëve dhe është në mënyrë të qartë në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar”.

Traktati i Ndalimit të Armëve Bërthamore (TPNW) u miratua më 22 janar të vitit 2021 pavarësisht se u kundërshtua nga vende si SHBA-ja, Rusia dhe Kina që kanë armë bërthamore.

Vendet që kanë armë bërthamore si SHBA-ja, Rusia, Britania e Madhe, Kina, Franca, India, Pakistani, Koreja e Veriut dhe Izraeli nuk e nënshkruan marrëveshjen./AA/

Lajmet

Harry Styles rikthen kujtimet e “The X Factor” në Wembley

Published

on

Harry Styles ka hapur natën e parë të rezidencës së tij në Wembley Stadium duke kujtuar audicionin e tij në “The X Factor” 16 vite më parë.

Ai tha se motra e tij e kishte sjellë për herë të parë në Londër dhe se pikërisht në Wembley Arena ishte vendosur në grupin që u bë One Direction.

“Unë nuk do të isha këtu pa nënën time që më regjistroi fshehurazi në The X Factor,” tha ai para 80 mijë fansave.

Styles gjithashtu përmendi se audicioni i tij në vitin 2010 përfshinte këngët “Hey Soul Sister” dhe “Isn’t She Lovely”, që i hapën rrugën në grupin e famshëm.

Koncerti në Wembley u shoqërua me atmosferë të madhe, me fansa që këndonin, mbanin pankarta dhe krijonin një shfaqje të gjallë gjatë gjithë mbrëmjes.

/A.K/

Burimi:BBC

Continue Reading

Lajmet

“Martesa” vjen në Teatrin Kombëtar të Kosovës më 16 qershor

Published

on

Teatri Kombëtar i Kosovës ka njoftuar se do të sjellë para publikut shfaqjen “Martesa”, me tekst të autorit Witold Gombrowicz dhe me adaptim e regji nga Norbert Rakowski.

Shfaqja do të jepet më 16 qershor 2026, duke filluar nga ora 20:00, ndërsa në role interpretojnë aktorët Armend Smajli, Shkelzen Veseli, Ylber Bardhi, Mensur Safqiu, Sheqerie Buçaj, Era Balaj dhe Adhurim Demi.

Sipas njoftimit të Teatrit Kombëtar të Kosovës, dramaturge e shfaqjes është Zoga Çeta Çitaku, ndërsa në realizim kanë kontribuar edhe një ekip i gjerë artistësh dhe bashkëpunëtorësh vendorë e ndërkombëtarë.

Për rezervimin e biletave, të interesuarit mund të dërgojnë SMS me emër, mbiemër dhe numrin e biletave në numrin 044 430 693.

/A.K/

Continue Reading

Lajmet

Një i vrarë, një i lënduar dhe tre të arrestuar pas përleshjes

Published

on

By

Një i vrarë, një i lënduar dhe tre të arrestuar pas përleshjes

Një ngjarje e rëndë kriminale është raportuar në Prizren, ku si pasojë e një përleshjeje ka humbur jetën një person, ndërsa një tjetër ka mbetur i lënduar.

Sipas informacioneve, viktima dyshohet se është goditur me mjet të mprehtë (thikë), duke pësuar plagë fatale si pasojë e të cilave ka ndërruar jetë. Një tjetër burrë ka pësuar lëndime trupore gjatë incidentit.

Në lidhje me rastin, policia ka arrestuar tre persona të dyshuar, dy  burra dhe një grua. Pas pranimit të tretmanit mjekësor dhe intervistimit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rastit janë duke vazhduar.

Continue Reading

Lajmet

Pesë persona të arrestuar për krime lufte në rastin “Reçaku II”

Published

on

Policia e Kosovës ka arrestuar pesë persona të dyshuar për krime lufte, në kuadër të një operacioni të zhvilluar në rastin e njohur si “Reçaku II”.

Sipas Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, operacioni është realizuar në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ku janë ekzekutuar urdhër-kontrolle në disa lokacione dhe si rezultat janë arrestuar pesë të dyshuar.

Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës në Policinë e Kosovës ka bërë të ditur se arrestimet janë realizuar pas një sërë veprimesh hetimore dhe urdhër-bastisjesh në pronat e të dyshuarve.

Të arrestuarit janë identifikuar si:

N.P, shtetas i Kosovës, i nacionalitetit serb, viti i lindjes 1968 Shtërpcë, ish-pjesëtar i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë.

S.J, i nacionalitetit serb, shtetas Kosovar, i lindur më 1967 në Betollush të Shtërpcës, ish-polic i pensinuar.

B.P, i nacionalitetit serb, i lindur më 1969 në Serqe të Shtërpcës, ish-polic. Ky është arrestuar në likëkalimin kufitar të Merdares, në orët e para të mëngjesit të së dielës.

S.M, i nacionalitetit serb, viti i lindjes, 1968 në Shtërpcë, ish-pjesëtar i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë.

Si dhe, S.S, i nacionalitetit serb, i lindur më 1966 në Gjilan, punëtor në shërbime postare në Serbi , pjesë e formacioneve policore gjatë kryerjes së krimit.

Operacioni është zhvilluar të dielën, ndërsa hetimet lidhur me rastin “Reçaku II” po vazhdojnë.

/A.K/

Continue Reading

Të kërkuara