Lajmet

​“Sa e ke pagën?”: Mëso si të përgjigjesh nëse nuk dëshiron të tregosh

Ka disa shembuj se si të përgjigjeni më lehtë.

Published

on

Shumica e kandidatëve i tremben pyetjes “Sa e ke pagën aktuale”. Kjo ndjenjë vjen nga frika e dyshimit, nëse po e “shesin” veten për pak ose shumë lartë. Por, për sa kohë që dëshironi ta shmangni këtë pyetje, mos u brengosni sepse, ka disa shembuj se si të përgjigjeni më lehtë.

Përgjigjuni në pyetje në atë mënyrë që e tregon vlerën tuaj

Shembull:

“Politikat e burimeve tona njerëzore nuk na lejojnë ta tregojmë këtë informatë. Sidoqoftë, nëse mund të ma tregoni shumën e pagës për këtë pozitë, mund të jem në gjendje ta krahasoj nëse është afër ose nëse përshtatet me pritshmëritë e mia”.

Një përgjigje e tillë, ju tregon në një pikë më të lartë, duke e konfirmuar edhe nivelin e integritetit dhe konfidencialitetit. Por, këtë përgjigje thojeni me vetëbesim, për ta dhënë përshtypjen që nuk është se nuk dëshironi ta tregoni përgjigjen, por do të ishte e pasjellshme ndaj politikave të punëdhënësit aktual.

Zgjidhni një situatë “jep e merr”

Shembull:

“Do ta kisha kënaqësinë t’i ndaja detajet kur paga për këtë pozitë të bëhet e ditur”.

Kjo i tregon rekruterit që, do të jeni në gjendje të tregoni vetëm duke i shndërruar informacionet konfidenciale. Kjo përgjigje po ashtu, e hedh në pah vetëbesimin tuaj. Rekruterët i duan kandidatët që i sfidojnë.

Le të jetë rreth kompanisë

Shembull:

“Në hulumtimet e mia rreth kompanisë, e kam parë që paga nuk është gjëja e parë që do të më pëlqente në këtë kompani. Momentalisht jam më shumë e interesuar rreth disa përfitimeve të tjera jo monetare që vijnë me pozitën.”

Kjo përgjigje brilante mund t’ju bëjë të merrni ofertën më të mirë të pagës. Kur rekruteri e sheh që jeni kureshtarë dhe pozitivë për punë, ata do të jenë në gjendje të japin pikërisht çfarë ju dëshironi.

Kërkoni që fillimisht t’i tregoni pritshmëritë tuaja

Shembull:

“Do të doja që fillimisht t’i tregoja pritshmëritë e mia të pagës, për të parë nëse përputhet me vlerën e pagës që do ta jepni.”

Në mënyrë të sjellshme do ta shmangni përgjigjen për pagën që keni aktualisht.

Vini në pah qëllimet për punën

Shembull:

“Po kërkoj një vend pune që, do të jetë i gatshëm për të ma dhënë mundësinë të rritem si në karrierë ashtu edhe në pozitat financiare. Jam e bindur që kompania juaj është në gjendje ta bëj, në bazë të hulumtimeve të mia.”

Kjo i tregon rekruterit që i besoni asaj kompanie.

Zhvendoseni pyetjen për më vonë

Shembull:

“E ndjej që është pak herët ta ndaj këtë informacion në këtë fazë të procesit të intervistimit. Jam më shumë i interesuar të di më shumë për rolin dhe përfitimet si dhe sa mirë përshtatem me pozitën.”

Kjo i tregon rekruterit që nuk ka të bëjë me paratë, por sa mirë do të përputheni me pritshmëritë e rolit.

Thuani “jo” në mënyrë të sjellshme

A e ke menduar ndonjëherë se a mund të thoni “jo” në intervistë? Atëherë ky është momenti. Jini në gjendje t’i tregoni rekruterit që ndiheni jo rehat për të ndarë informacione të tilla.

Shembull:

“Do të doja të mos përgjigjem në këtë pyetje. Paga ime aktuale mund të mos jetë e rëndësishme për këtë rol dhe tregun e punës. Sidoqoftë, besoj që roli ka ofertë të mirë që vjen nga reputacioni i mirë i kompanisë.” /Akademi Pune

Lajmet

Folklor, energji epike dhe balet modern në natën e dytë të “Etno Fest-it”

Published

on

By

Nata e dytë e edicionit të 16-të të “Etno Fest-it” nisi me Ansamblin “Devolli” nga Korça, i cili solli për publikun valle tradicionale devolliane, veshje autoktone dhe harmoninë e lojës instrumentale ku dominonte klarineta.

Programi vazhdoi me aktorin Armend Baloku dhe shfaqjen e tij mbështetur në veprën monumentale të Gjergj Fishtës, “Lahuta e Malësisë”. Permes një interpretimi me ekspresivitet e temporitëm dinamik, ai përcolli fuqishëm historinë dhe mesazhin aktual të Fishtës “Lidhnju bashkë si kokrrat në shegë”, duke i shtuar mbrëmjes dozën e adrenalinës kombëtare.

Më pas, kompania Dance Theatre nga Gjergj Prevazi prezantoi shfaqjen e baletit “Void” (Bosh). Lëvizjet e precizuara të balerinave Katerina Goga dhe Chiara Xoxi përcollën përmes gjuhës së trupit përpjekjen për të mposhtur apatinë e zbrazëtinë përmes artit. Mbrëmja u përmbyll te “Qilimi fluturues i gjyshes” me performancën e grupit “NA” dhe DJ Cabo, duke gërshetuar muziken tradicionale me atë moderne. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Bie për disa centë çmimi i naftës sot në Kosovë

Published

on

By

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për shitjen e derivateve të naftës, të cilat do të vlejnë gjatë ditës së sotme, 6 gusht.
Sipas vendimit të MINT-it, çmimet tavan të caktuara për tregun janë: Nafta: 1.72 euro për litër, Benzina: 1.45 euro për litër, Gazi 0.60 euro për litër
Ministria bën të ditur se këto çmime hyjnë në fuqi nga ora 10:00 dhe janë të detyrueshme për zbatim nga të gjithë operatorët e naftës në vend.

Continue Reading

Lajmet

Të shtëna me armë në një aheng në Pejë, arrestohet një person

Published

on

By

Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës pasi dyshohet se ka përdorur armë zjarri gjatë një ahengu në Pejë. Ngjarja ka ndodhur mesnatën e së mërkurës, ku pas marrjes së njoftimit rreth orës 23:45, zyrtarët policorë kanë dalë menjëherë në vendngjarje.
Gjatë ndërhyrjes, policia ka sekuestruar nga i dyshuari një armë të llojit Zoraki të kalibrit 9mm, një karikator dhe pesë fishekë. I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor dhe pas intervistimit nga hetuesit, me vendim të prokurorit të shtetit, është liruar në procedurë të rregullt.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë u ka bërë thirrje qytetarëve që të përmbahen nga përdorimi i armëve gjatë festimeve, duke paralajmëruar se do të ndërmerren masa ligjore ndaj çdo personi që përdor armë në mënyrë të kundërligjshme. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Infantino kërkon falje për gabimet, por ruan mbështetjen e drejtuesve të FIFA-s

Published

on

By

Gianni Infantino ka kërkuar falje për “gabimet” e bëra lidhur me planin kontrovers për shitjen e aksioneve të kompeticioneve te investitorët privatë, mirëpo ai do të vazhdojë të mbetet president i FIFA-s pasi mori mbështetjen e drejtuesve të lartë gjatë një mbledhjeje në Marok.

Infantino thirri anëtarët e bordit drejtues në zyrën e FIFA-s për Afrikën në Rabat, pas kritikave të shumta ndaj propozimeve të tij të dështuara, ndërsa shtëpia e futbollit botëror publikoi një deklaratë mbështetjeje katër orë pas përfundimit të takimit.

Organi qeverisës i futbollit evropian, UEFA, deklaroi gjatë fundjavës se ka humbur besimin te Infantino, duke e cilësuar propozimin “Fifa Forward Enterprise” (FFE) si një “marrëveshje me dyer të mbyllura, të paqartë dhe të dëmshme”.

Kritika të shumta erdhën edhe nga brenda vetë FIFA-s, përfshirë sekretarin e përgjithshëm Mattias Grafstrom, i cili ishte i pranishëm në takimin e së mërkurës. Në një letër të brendshme dërguar stafit të FIFA-s, ai shkroi se kjo situatë është “një seri ngjarjesh e trishtë dhe e ndëshkueshme”.

Megjithatë, në një deklaratë pas takimit, Grafstrom dhe bordi drejtues “rikonfirmuan mbështetjen e tyre të plotë” për Infantinon si president.

Infantino dhe Grafstrom u dërguan gjithashtu një letër të nënshkruar vice-presidentëve, këshillit dhe 211 mebrave të shoqatave të FIFA-s, ku shpreheshin se “kërkojnë me sinqeritet falje” për gabimet e tyre dhe “zotohen se ato nuk do të përsëriten më”. Të dy u parë së bashku duke ndjekur një ndeshje të Kupës së Kombeve të Afrikës për Femra në Rabat pas takimit.

Infantino i kishte offered të gjitha shoqatave nga 40 milionë dollarë (30 milionë funte) nëse mbështetnin propozimin për investime private në turnetë e saj, përfshirë Kupën e Botës për meshkuj dhe femra, përmes një filiale të re, FFE.

FIFA tha se gjatë takimit u “pranuan” gabimet lidhur me FFE-në, duke sqaruar se “nuk kishte qenë qëllimi” që këshilli i FIFA-s dhe shoqatat anëtare “të ndjenin se u përjashtuan nga procesi, dhe se ky proces duhej të ishte menaxhuar ndryshe”. Organi qeverisës shtoi se “pranon gjithashtu gabimet e bëra pas rrjedhjes së propozimit në media”, pasi gazeta The Times e publikoi lajmin për planin e Infantinos më 28 korrik.

Në deklaratë u theksua gjithashtu se organizata “nuk do të tolerojë më asnjë sulm mbi integritetin, qeverisjen e mirë dhe procesin e rregullt, si dhe do të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur emrin dhe reputacionin e saj”.

Më herët, FIFA hodhi poshtë një shkrim të The Times ku pretendohej se Infantino i kishte premtuar Marokut pritjen e finales së Kupës së Botës 2030 në shkëmbim të mbështetjes, duke e cilësuar këtë si një pretendim “të rremë dhe mashtrues” dhe duke sqaruar se vendimi për vendin e finales (ku turneu do të bashkëorganizohet edhe nga Spanja e Portugalia) do të merret në kohën e duhur. /BBC/

 

Continue Reading

Të kërkuara