Aktualitet

​Rusi, arrestohet gazetari amerikan i “The Wall Street Journal” pas akuzave për spiunazh

“Gazetari po vepronte sipas udhëzimeve të palës amerikane”, thuhet në deklaratën e FSB-së.

Publikuar

Gazetari amerikan i “The Wall Street Journal”, Evan Gershkovich është arrestuar sot në Yekaterinburg, sipas një deklarate të shërbimit të brendshëm sekret rus, FSB.

Gershkovich, i cili është 32 vjeç dhe i akredituar rregullisht në Ministrinë e Jashtme, akuzohet për spiunazh, shkruajnë mediat e huaja.

“Gazetari po vepronte sipas udhëzimeve të palës amerikane, duke mbledhur informacione të mbuluara nga shërbimi sekret shtetëror mbi veprimtarinë e një prej kompanive të kompleksit industrial ushtarak rus”, thuhet në deklaratën e FSB-së.

Gazetari amerikan akuzohet për spiunazh në bazë të nenit 276 të Kodit Penal, i cili parashikon dënime deri në 20 vjet burg, shkruan ANSA.

Kjo është specifikuar nga shërbimet e brendshme sekrete ruse (FSB).

Gershkovich, prindërit e të cilit jetojnë në SHBA, por me origjinë nga ish-Bashkimi Sovjetik, është 32 vjeç dhe flet rusisht.

Para se t’i bashkohej “The Wall Street Journal”, ai punonte për agjencinë franceze të lajmeve dhe gazetën ruse në gjuhën angleze “The Moscow Times”.

Aktualitet

Dëgjohen shpërthime në Kiev

Këtë e ka konfirmuar kryebashkiaku i rajonit, Vitali Klitschko.

Publikuar

nga

Sipas raportimeve, shpërthime janë dëgjuar në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev.

Kryebashkiaku i rajonit Vitali Klitschko tha se kishte shpërthime në qendër të kryeqytetit dhe u kërkoi banorëve të qëndrojnë në strehimore.

Më herët sot, Kievi u vu nën sulm intensiv për të dytën ditë radhazi, por nuk raportoi për dëme të konsiderueshme dhe zyrtarët thanë se shumica e dronëve dhe raketave të gjuajtura në kryeqytet gjatë natës janë rrëzuar.

Sulmet ishin pjesë e një vale të re të sulmeve ajrore gjithnjë e më të shpeshta dhe intensive të nisura nga Moska këtë muaj ndërsa Kievi përgatitet të nisë një kundërofensivë në përpjekje për të rimarrë territorin e pushtuar nga forcat ruse.

Aktualisht ka sirena të sulmit ajror që dëgjohen në zona të gjera të vendit./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Aktualitet

Liderët botërorë urojnë Erdoganin për fitoren në zgjedhje

Sipas Putinit, firotja ishte “rezultat logjik i punës së përkushtuar” të Erdoganit.

Publikuar

nga

Presidenti amerikan Biden tha se shpresonte të punonte me Erdoganin për “sfidat e përbashkëta globale”.

“Mezi pres të vazhdoj të punoj së bashku si aleatë të NATO-s për çështjet dypalëshe dhe sfidat e përbashkëta globale”, shkroi Biden, duke mos përmendur tensionet e fundit mes dy palëve.

Presidenti rus Putin, i cili ka bashkëpunuar ngushtë me Erdoganin për çështje kyçe ndërkombëtare pavarësisht disa mosmarrëveshjeve, i tha udhëheqësit të Turqisë se fitorja e tij ishte “rezultat logjik i punës suaj të përkushtuar”.

“Fitorja juaj në këto zgjedhje është rezultati logjik i punës suaj të përkushtuar si kreu i Republikës Turke, një dëshmi e qartë e mbështetjes së popullit turk për përpjekjet tuaja për të forcuar sovranitetin e shtetit dhe për të ndjekur një politikë të jashtme të pavarur”, tha Putin.

Ursula von der Leyen, presidente e Komisionit të Bashkimit Evropian tha se blloku dëshiron të forcojë lidhjet me vendin.

“Unë e përgëzoj (Erdoganin) për fitoren e zgjedhjeve. Mezi pres të vazhdoj të ndërtoj marrëdhëniet BE-Turqi”, shkroi ajo.

“Është e një rëndësie strategjike për BE-në dhe Turqinë që të punojnë për avancimin e kësaj marrëdhënieje, për të mirën e popullit tonë”.

Urime ka dërguar edhe Jens Stoltenberg, sekretari i përgjithshëm i aleancës ushtarake të NATO-s, anëtare e së cilës është edhe Turqia.

“Urime President (Erdogan) për rizgjedhjen tuaj. Mezi pres të vazhdojmë punën tonë së bashku dhe të përgatitemi për Samitin e NATO-s në korrik”, shkroi ai në Twitter.

Ndërsa udhëheqësi francez Emmanuel Macron tha se të dy kombet kishin “sfida të mëdha” për të punuar së bashku. Ai tha se këto sfida përfshinin “kthimin e paqes në Evropë”./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Aktualitet

​Dita Ndërkombëtare e Paqeruajtësve të OKB-së

Kjo ditë ka për qëllim të nderojë paqeruajtësit që kanë humbur jetën për kauzën e paqes.

Publikuar

nga

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka caktuar 29 majin si Ditën Ndërkombëtare të Paqeruajtësve të OKB-së.

Kjo ditë ka për qëllim të nderojë paqeruajtësit që kanë humbur jetën për kauzën e paqes, si dhe nderimin e gjithë burrave dhe grave që vazhdojnë shërbimin në operacionet e OKB-së, për profesionalizimin e lartë, përkushtimin dhe kurajën.

Që nga themelimi i misionit paqeruajtës në vitin 1948, rreth 3 mijë e 200 ushtarë, policë dhe staf civil, kanë humbur jetën në shërbim të paqes, si pasojë e aksidenteve, dhunës, apo sëmundjeve.

Paqeruajtësit e përdorin këtë ditë për të forcuar lidhjet me popullsinë lokale të cilës i shërbejnë. 

Vazhdo të lexosh

Bota

72-vjeçari vdes pasi tërhiqet brenda fermës ku po qëndronin 40 krokodilë

Ngjarja ka ndodhur në Kamboxhia.

Publikuar

nga

Luan Nam, 72 vjeç, po përpiqej të nxirrte një krokodil nga një kafaz ku kishte vendosur vezë, kur ai rrëmbeu shkopin që po përdorte burri dhe e tërhoqi atë brenda.

Më pas grupi kryesor i zvarranikëve u nis rreth tij, duke e grisur trupin e tij në copa dhe duke e lënë vendin të mbuluar me gjak.

Një vajzë dy vjeçare u vra dhe u ngrënë nga krokodilët në vitin 2019 kur ajo u fut në fermën e zvarranikëve të familjes së saj në të njëjtin fshat, tha shefi i policisë.

Luan Nam ishte presidenti i shoqatës lokale të fermerëve të krokodilëve, por familja e tij tani mund të shesë stokun e tij, pasi i kërkoi për vite të tëra që të ndalonte rritjen e zvarranikëve, tha për AFP shefi i komunës May Sameth.

Ka një numër fermash krokodilësh rreth Siem Reap.

Zvarranikët mbahen për vezët, lëkurën dhe mishin e tyre si dhe tregtimin e të vegjëlve të tyre./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara