Lajmet

​Rritet papunësia, ASK: Dy të tretat e popullsisë në moshë pune

Sipas ASK-së, persona të punësuar ishin 8 mijë e 789 më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit paraprak.

Published

on

Rreth dy të tretat e popullsisë në Kosovë ose 1 milionë e 173 mijë e 978 janë popullsi në moshë pune, kurse 56 mijë e 520 më pak se në periudhën e njëjtë të vitit paraprak.

Ndërkaq persona aktivë ishin 29 mijë e 508 persona më pak se në periudhën e njëjtë të vitit paraprak, kurse persona joaktivë ishin 27 mijë e 10 më pak se në periudhën e njëjtë të vitit paraprak.

Sipas rezultateve të Anketës së Fuqisë Punëtore për tremujorin e katërt 2022 (TM2022), persona të punësuar ishin 8 mijë e 789 më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit paraprak.

Po ashtu në raportin thuhet se persona të papunësuar ishin 38 mijë e 298 më pak se në periudhën e njëjtë të vitit paraprak.

Sipas ASK-së, shkalla e papunësisë në vend është 11.8% në TM4 2022 ose 1 për qind më e lartë se në TM3 2022 sa ishte 10.8%.

“Shkalla e papunësisë në Kosovë 11.8%, ndërsa, rreth dy të tretat e popullsisë në Kosovë (1 173 978) janë popullsi në moshë pune (56 520 më pak se në periudhën e njëjtë të vitit paraprak). Persona aktivë ishin 29 508 persona më pak se në periudhën e njëjtë të vitit paraprak. Persona joaktivë ishin 27 010 më pak se në periudhën e njëjtë të vitit paraprak. Persona të punësuar ishin 8 789 më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit paraprak. Persona të papunësuar ishin 38 298 më pak se në periudhën e njëjtë të vitit paraprak”, thuhet në raportin e fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës.

Po ashtu sipas ASK-së përqindja e meshkujve të punësuar ishte 4,1% më e lartë sesa në periudhën e njëjtë të vitit paraprak. Kurse, përqindja e femrave të punësuara ishte 0,3% më e lartë sesa në periudhën e njëjtë të vitit paraprak).

“Shkalla e punësimit ishte 2,3% më e lartë se në periudhën e njëjtë të vitit paraprak. Shkalla e papunësisë ishte më e ulët për (-7,2%) sesa në periudhën e njëjtë të vitit paraprak. Kurse tek të rinjtë (15-24 vjeç), shkalla e papunësisë ishte më e ulët për (-15,6%) sesa në periudhën e njëjtë të vitit paraprak”, thuhet në raport.

Ndërkaq, shkalla e jo-aktivitetit vazhdon të mbetet mjaftë e lartë (61,5 %), duke u rritur me 0.6 përqind krahasuar me tremujorin e njëjtë të vitit paraprak.

“Shkalla e joaktivitetit tek femrat ishte shumë e theksuar 78.8 %, krahasuar me meshkujt, 44.2 %”, thuhet në raport.

Vendi

UBT organizon Konferencën më të madhe shkencore për Mjekësinë Sportive, me pjesëmarrjen e profesionistëve botërorë

Published

on

By

UBT do të mirëpresë më 21 tetor, Konferencën e Dytë Ndërkombëtare për Mjekësinë Sportive – ICSM 2026, e cila do të bëjë bashkë profesionistë shëndetësorë, hulumtues, akademikë dhe ekspertë të sportit për të diskutuar zhvillimet e reja në mjekësinë sportive, inovacionin dhe qëndrueshmërinë në praktikën klinike dhe sportive.

Konferenca, e organizuar nga Instituti për Mjekësi Sportive i UBT-së, në bashkëpunim me International Federation of Sports Medicine (FIMS), SHAPE Project – Sport, Health, and the People dhe Kosovo Association of Sports and Exercise Medicine (KASEM), në Parkun Shkencor, Inovativ dhe Teknologjik të UBT-së, do të zhvillohet nën temën “Innovation and Resilience in Sport Medicine”, duke krijuar një platformë për shkëmbimin e njohurive shkencore, përvojave profesionale dhe praktikave bashkëkohore në këtë fushë.

Në kuadër të konferencës do të trajtohen tema me rëndësi për zhvillimin e mjekësisë sportive, përfshirë shëndetin funksional, radiologjinë, ortopedinë, teknologjitë e veshshme (wearable technologies), inteligjencën artificiale dhe mundësitë që sjell inovacioni teknologjik në përmirësimin e kujdesit shëndetësor dhe performancës sportive.

Konferenca synon të forcojë bashkëpunimin ndërmjet komunitetit akademik, profesionistëve shëndetësorë dhe sektorit sportiv, duke nxitur diskutimin mbi qasjet e reja shkencore dhe zbatimin e tyre në praktikë.

Konferenca është e akredituar nga Oda e Mjekëve të Kosovës (OMK), në kuadër të Edukimit të Vazhdueshëm Profesional (EVP).

Për më shumë informata rreth programit, të interesuarit mund të vizitojnë: LINKU.

Continue Reading

Vendi

Skenderaj: Qëlloi qenin me armë, policia ia sekuestron armën

Published

on

By

Një person është shoqëruar në polici pasi dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në drejtim të qenit të një bashkëqytetari në Skenderaj. Ngjarja ka ndodhur të dielën, më 18 tetor, rreth orës 10:20.

Pas raportimit të rastit, Policia e Kosovës, në konsultim me prokurorin e shtetit, ka ushtruar kontroll në shtëpinë e të dyshuarit, ku ka gjetur dhe sekuestruar një armë gjuetie.

I dyshuari është intervistuar nga hetuesit policorë dhe më pas, me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt. Rasti po hetohet nën dyshimin për veprat penale “Përdorim i armës” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. /E.A/

Continue Reading

lajme

Gjenden mbi 140 fishekë të vjetër në një fushë në Gjakovë

Published

on

By

Gjatë ditës së djeshme, në një fushë të hapur në Gjakovë janë hasur disa municione të vjetra.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, pas marrjes së informacionit, njësitet përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur dhe sekuestruar rreth 144 fishekë.

Lidhur me rastin janë iniciuar hetimet dhe autoritetet po kryejnë procedurat e nevojshme. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Zhduket një person në Gjakovë

Published

on

By

Një burrë është rapotuar i zhdukur në Gjakovë pasi është larguar nga shtëpia e tij dhe nuk dihet më asgjë për vendndodhjen e tij.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur më 13 tetor, rreth orës 07:00 të mëngjesit.

Familjarët kanë njoftuar autoritetet për largimin e tij nga shtëpia.

Policia e Kosovës bën me dije se rasti tashmë ka kaluar në procedurë hetimore dhe po ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme për gjetjen e tij. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara