Lajmet

​Rreth 1 mijë e 400 punëtorë shëndetësorë do të vaksinohen në Gjakovë

Published

on

Komuna e Gjakovës është ndër komunat e parë e cila ka nisur vaksinimin e personelit shëndetësor. I pari që u vaksinua në këtë komunë është shefi i vaksinimit në Gjakovë, Burim Gojani.

Vaksinimi po bëhet në Qendrën e Mjekësisë Familjare “Çabrati” dhe kjo pritet të jetë qendra ku do bëhet vaksinimi.

Ndonëse nuk e mori vaksinën kryetari i komunës së Gjakovës, Ardian Gjini u shpreh i lumtur që tashmë vaksinimi filloi edhe në komunë që ai udhëheqë. Ai madje u shpreh i gatshëm për t’u vaksinuar në momentin kur t’i vijë radha.

Derisa shpreson që procesi do ecën mbarë, Gjini tha se fillimisht me sasinë që e kanë në dispozicion do të vaksinohen rreth 1 mijë e 400 persona.

“Do të vaksinohet personeli shëndetësor dhe personat shumë të shtyrë në moshë, kjo është faza e parë. Sot kemi filluar dhe po besoj që do të shkojë gjithçka në rregull. Janë diku 1 mijë e 300-1 mijë e 400 persona sa kam informacion unë që do të vaksinohen më këtë dozë të vaksinës. Po shpresoj që shumë shpejt do tëvijnë edhe dozat tjera dhe të arrijmë sa më shpejt të jetë e mundshme që të vaksinohet gjithë popullata apo pjesa dërrmuese e popullatës së Kosovës të jetë e vaksinuar në mënyrë të lëvizim pak më lirshëm. Po shpresoj që do të kemi një program nacional të informimit sa më të saktë të qytetarëve tanë se është me rëndësi jetike dhe për vetë individin por edhe për ne që do e marrim vaksinën. Po pres rast që nëse do ketë vendim që edhe kryetarët e komunave të vaksinohen do jem ndër të parët që do e marr tani nuk jemi të paraparë për një gjë të tillë, por nëse vaksinimi im do ndikonte që qytetarët sa më pak të ketë hezitues menjëherë do e bëjë një gjë të tillë”, tha ai.

Ndërsa, Burim Gojani i cili shënon personin e parë të vaksinuar në Gjakovë tha se vaksinën antiCOVID-19 e mori për të përçuar edhe mesazh sensibilizues te të gjithë se kjo vaksinë duhet të merret pasi është mbrojtja më e mirë nga Covid-19. Ai tha se nuk ka hezituar që ta marrë këtë vaksinë përkundër dyshimeve që që janë shfaqrur në disa shtetet rreth vaksinës AstraZeneca.

“Me profesion mjek dhe shef i vaksinimit atëherë duhet të shërbejmë si shembull të tregojmë që vaksina është e sigurt dhe duhet të gjithë të vaksinohen pasi në këtë fazë duhet të vaksinohen të gjithë profesionistët shëndetësorë, atëherë është mirë që të gjitha ta marrin pasi që është e vetmja mbrojtje për këtë sëmundje. Në kohën e pandemisë kemi shumë dezinformata dhe teori konspirative, por ne jemi mjek dhe duhet t’i besojmë një vaksine që është e certifikuar pse mos ta marrim”, theksoi ai.

Vaksinat antiCOVID-19 arritën në Kosovë në mbrëmjen e 28 marsit. I pari që mori vaksinën antiCOVID-19 ishte Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Pas Kurtit, pra të hënën u vaksinua edhe zyrtarja për emergjenca në Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSh), Isme Humolli, infektologu i Klinikës Infektive, Sali Ahmti dhe aktori Selman Jusufi.

Ndërsa të martën, ka filluar procesi i vaksinimit të personelit shëndetësorë të Klinikës Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) dhe në sallën “1 Tetori”.

Rajoni

Rektori Hajrizi viziton UniMarconi në Romë

Published

on

Gjatë vizitës zyrtare në Itali, Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, zhvilloi një vizitë në Universitetin UniMarconi, i pari institucion digjital i i akredituar në Itali.

Me këtë rast, Rektori Hajrizi u takua me Rektorin e UniMarconi-t, Prof. Marco Abate, me Prof. Ulrike Haider-Quercia, udhëheqëse e Shkollës së Doktoratës, si dhe me Prof. Francesco Gaspari, përgjegjës për bashkëpunimin ndërkombëtar.

Të dy rektorët shkëmbyen përvoja rreth zhvillimit të universiteteve moderne, bashkëpunimeve ndërkombëtare dhe mundësive për forcimin e partneritetit ndërmjet dy institucioneve në fusha të ndryshme, si mobiliteti akademik, studimet e përbashkëta, projektet kërkimore dhe inovacioni.

Continue Reading

Lajmet

​Bellingham dhe Foden rikthehen në kombëtaren e Anglisë

Published

on

Jude Bellingham dhe Phil Foden janë rikthyer në skuadrën e Anglisë për ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës kundër Serbisë dhe Shqipërisë.

Trajneri Thomas Tuchel ka ftuar për herë të parë mesfushorin e Bournemouthit, Alex Scott, i cili ka bërë paraqitje mbresëlënëse këtë sezon. Nga ana tjetër, Jack Grealish dhe Danny Welbeck nuk janë përfshirë në listë, ndërsa mungojnë edhe Ollie Watkins dhe Myles Lewis-Skelly.

Bellingham, që kishte munguar në grumbullimin e kaluar për shkak dëmtimi, është rikthyer në formë me Real Madridin, duke shënuar tre gola në katër ndeshjet e fundit. Edhe Foden ka shkëlqyer me Manchester Cityn, ku shënoi dy herë në Ligën e Kampionëve kundër Borussia Dortmund.

“Jemi të kënaqur që janë rikthyer. Të dy kanë qenë vendimtarë për klubet e tyre dhe tani mund të ndihmojnë edhe kombëtaren,” tha Tuchel.

Anglia kryeson Grupin K me 18 pikë pas gjashtë ndeshjeve, ndërsa përballet me Serbinë në Wembley të enjten dhe me Shqipërinë në Tiranë të dielën.

Skuadra e Anglisë:

Portierë: Henderson, Pickford, Pope

Mbrojtës: Burn, Guehi, James, Konsa, O’Reilly, Quansah, Spence, Stones

Mesfushorë: Anderson, Bellingham, Henderson, Rice, Rogers, Scott, Wharton

Sulmues: Bowen, Eze, Foden, Gordon, Kane, Rashford, Saka./S.K/KP/

Continue Reading

Sport

Vdes në moshën 24 vjeçare lojtari i Cowboys, Marshawn Kneeland

Published

on

Sipas autoriteteve ligjore, ka vdekur mbrojtësi i Dallas Cowboys, Marshawn Kneeland në moshën 24 vjeçare. Ekipi lëshoi ​​një deklaratë të enjten duke mos përmendur shkakun e vdekjes.

“Me trishtim të madh, Dallas Cowboys njoftojnë se Marshawn Kneeland ndërroi jetë tragjikisht këtë mëngjes. Marshawn ishte një shok skuadre i dashur dhe anëtar i organizatës sonë. Mendimet dhe lutjet tona në lidhje me Marshawn janë me të dashurën e tij Catalina dhe familjen e tij.”, thuhet në njoftim.

Cowboys kanë vënë në dispozicion burime këshillimi për të gjithë lojtarët, trajnerët dhe stafin.

Lojtarët aktualisht janë në javën e pushimit dhe nuk janë planifikuar të stërviten përsëri deri të hënën.

Policia e DPS-së gjeti automjetin e Kneeland të rrëzuar në Dallas Parkway në drejtim të jugut pranë Warren Parkway. Sipas raportit, Kneeland iku nga vendi i ngjarjes në këmbë dhe oficerët kontrolluan zonën me ndihmën e K-9 dhe njësive të dronëve.

Ndërsa autoritetet po kërkonin Kneeland, një dispeçer u tha oficerëve se njerëzit që e njihnin kishin marrë një mesazh në grup nga Kneeland duke i thënë lamtumirë. Përafërsisht tre orë më vonë, Kneeland u gjet i vdekur./S.K/NFL/

 

Continue Reading

Rajoni

Profesorët e UBT-së përfaqësojnë institucionin në konferencën ndërkombëtare të projektit COWEB në Sarajevë

Published

on

Profesorët Dr. Engelbert Zefaj dhe Dr. Mentor Shaqiri përfaqësuan UBT-në në konferencën punuese ndërkombëtare të projektit COWEB, e cila u mbajt në Sarajevë, në ambientet e International Burch University.

Gjatë konferencës, përfaqësues nga universitete partnere të rajonit prezantuan punimet dhe rezultatet e tyre kërkimore, duke ndarë përvoja mbi zhvillimin e praktikave të reja në mësimin virtual bashkëpunues.

Në këtë kuadër, profesori i UBT-së Dr. Engelbert Zefaj mbajti një prezantim me temën: “Kultura dhe Ndërkulturaliteti në Mësimin Virtual Bashkëpunues (VCL): Ndikimet Pedagogjike dhe Vlerësimi i Studentëve”, ku theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërkulturor dhe ndikimin pozitiv të tij në përmirësimin e përvojës së të nxënit.

Projekti COWEB ka për qëllim ndërtimin e kapaciteteve në institucionet e arsimit të lartë në Ballkanin Perëndimor për bashkëpunim ndërkombëtar virtual, duke promovuar pedagogji inovative dhe bashkëkrijimin e përmbajtjeve digjitale që forcojnë aftësitë dhe kompetencat e shekullit XXI.

Nëpërmjet pjesëmarrjes aktive në këtë projekt, UBT vazhdon të dëshmojë rolin e tij si një ndër institucionet lidere në avancimin e metodave bashkëkohore të mësimdhënies dhe në nxitjen e bashkëpunimit akademik ndërkombëtar në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Continue Reading

Të kërkuara