Lajmet

Viti 2021 shënon rikthim në normalitet, ATK-ja: Në tremujorin e parë u realizuan mbi 134 milionë të hyra

Published

on

Në tremujorin e parë të vitit 2021, ATK-ja ka inkasuar 134.7 milionë euro të hyra, ka bërë të ditur zyrtarja për informim në Administratën Tatimore të Kosovës, Valentina Bytyçi-Sefa në një intervistë për Ekonomia Online.

Sipas saj në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar të hyrat kanë shënuar ngritje prej 16.2 milionë euro.

“Institucioni i Administratës Tatimore të Kosovës për tre muajt e parë të vitit 2021 ka arritur të ketë një përformancë jashtëzakonisht të mirë, me inkasimin e të hyrave që ka realizuar ka arritur që të tejkalojë pritshmëritë që kemi pasur për këtë periudhë. Në të njëjtën kohë ka arritur të tejkalojë shifrat edhe me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Totali i të hyrave të realizuara për këta tre muaj është 134.7 milionë euro që nëse e krahasojmë me vitin e kaluar ne kemi inkasuar 16.2 milionë euro më shumë si dhe nëse krahasojmë me planin të cilin e kemi pasur të dizajnuar për këta tre muaj nga të hyrat e inkasuara ne kemi arrit që të realizojmë 11.7 milionë euro më shumë se planfikimi”, është shprehur ajo.

Bytyçi-Sefa thotë se viti 2021 është vit i rikthimit të normalitetit tatimor, falë lehtësimit të masave nga Qeveria për bizneset.

“Shifrat të cilat ne i përmendem sigurisht japin optimizëm që në periudhat në vijim Administrata Tatimore e Kosovës do të ketë përformancë dhe trend të mirë të të hyrave pasiqë ky vit është vit i rikthimit në normalitet tatimor sigurisht dhe është vit që reflekton stabilitet tatimor. Kjo nënkupton që masat e Qeverisë kanë lehtësuar operimin e bizneseve ku prej orarit të kufizuar dhe një pjesë e madhe që nuk kanë operuara fare janë kthyer në normalitet ose në qind për qind të operimit dhe kjo sigurisht ka qenë refleksion pozitiv që ne të kemi trend pozitiv të të hyrave. Në të njëjtën kohë prej këtyre projeksioneve paraprake që janë bërë janë bërë duke pas parasysh zhvillimin dhe trendin ekonomik të vendit që do ta ketë. Këtu marrë parasysh investimet kapitale dhe investime tjera të cilat sigurisht do të jenë prurje dhe do të kenë inkasim sa i përket pjesës së ATK-së”, ka shtuar ajo.

Poashtu Bytyçi-Sefa ka pohuar se realizimi i të hyrave dhe projekteve është duke shkuar sipas planifikimeve, gjë kjo që garanton stabilitet edhe për periudhat e tjera të vitit 2021.

“Ky vit është një lloj rikthimi, normaliteti. Realizimi i të hyrave dhe i të gjitha projekteve është duke shkuar sipas planifikimeve, aktivitetet e bizneseve me rregull përveç disave që janë duke funksionuar por kanë orar të kufizuar” ka përfunduar ajo për EO.

Lajmet

Kosova dhe Gjermania zhvillojnë konsultime për bashkëpunimin zhvillimor, fokus te ekonomia, energjia dhe qeverisja

Published

on

Kosova dhe Gjermania kanë zhvilluar konsultimet zyrtare për Bashkëpunimin Zhvillimor, gjatë periudhës 26–30 tetor, me fokus në tri fusha kryesore: zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik, energjinë dhe klimën, si dhe qeverisjen e mirë.

Sipas njoftimit të Ambasadës Gjermane në Kosovë, delegacioni gjerman u kryesua nga Dr. Micong Klimes, përfaqësuese e Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ).

Në delegacion morën pjesë edhe Daniel Alker, shef i Bashkëpunimit për Zhvillim në Ambasadën Gjermane, Markus Delfs, drejtor i GIZ-it në Kosovë, Moritz Remé, shef i zyrës së KfW-së, si dhe përfaqësues të tjerë të këtyre institucioneve.

Gjatë vizitës, delegacioni zhvilloi takime me ministritë partnere, ku u diskutua për bashkëpunimin aktual, prioritetet e ardhshme dhe angazhimet e planifikuara ndërmjet dy vendeve.

Dr. Klimes mori pjesë gjithashtu në Forumin e 3-të Ekonomik Kosovaro-Gjerman, ku ishte pjesë e një paneli diskutimi për diasporën e bizneseve kosovare në Gjermani, potencialin e saj për të nxitur investimet dhe forcimin e lidhjeve ekonomike mes dy vendeve.

Ambasada Gjermane bëri të ditur se vizita shërbeu edhe për prezantimin e rezultateve konkrete të bashkëpunimit në disa sektorë.

Në fushën e zhvillimit të aftësive profesionale, përmes Fondit Rajonal të Sfidave janë ndarë 2.1 milionë euro për pesë projekte të aftësimit profesional në sektorë si teknologjia e informacionit dhe komunikimit, siguria kibernetike dhe përpunimi i ushqimit.

Ndërkaq, në fushën e punësimit dhe ndërmarrësisë, 99 pjesëmarrës janë trajnuar në agrobiznes dhe energji solare, ndërsa pesë prej tyre kanë përfituar grante për zhvillimin e ideve të tyre të biznesit.

Bashkëpunimi përfshin edhe efiçiencën e energjisë, përmes mbështetjes për forcimin e Fondit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë dhe zgjerimin e investimeve në efiçiencën energjetike dhe energjinë e pastër.

Një tjetër fushë është menaxhimi i qëndrueshëm i mbeturinave, ku po mbështeten pesë komuna të rajonit të Dukagjinit për zhvillimin e një sistemi të integruar të menaxhimit të mbeturinave.

Ambasada Gjermane e cilësoi këtë si një partneritet të fuqishëm, që synon përmirësimin e kushteve të jetesës së qytetarëve dhe avancimin e Kosovës drejt Bashkimit Evropian, duke rikonfirmuar përkushtimin e Gjermanisë për vazhdimin e bashkëpunimit me vendin.

/A.K/

Continue Reading

Lajmet

Aksion i madh policor në Prishtinë, përfshihen edhe autoritetet ndërkombëtare

Published

on

Forca të shumta policore janë angazhuar në një aksion në Prishtinë, në një objekt afarist ku operojnë qendra të thirrjeve (Call Center).

Sipas raportimeve, aksioni po zhvillohet në objektin afarist, ndërsa në vendin e ngjarjes janë parë pjesëtarë të shumtë të Policisë.

Për Telegrafin, zëdhënësja e Prokurorisë Speciale ka konfirmuar se është duke u zhvilluar një aksion në bashkëpunim me autoritetet ndërkombëtare.

“Mund të konfirmojmë që ka aksion, në bashkëpunim me autoritetet ndërkombëtare”, ka deklaruar Arbnora Luta.

Deri më tani, nuk janë bërë të ditura detaje të tjera lidhur me operacionin, personat e përfshirë apo veprimet konkrete të institucioneve të rendit.

Telegrafi do t’ju mbajë të informuar për zhvillimet e mëtejshme./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Shkrimtarë dhe gazetarë shqiptaro-amerikanë vizitojnë Shtëpinë e Bardhë në Washington

Published

on

Një grup shkrimtarësh, gazetarësh dhe përfaqësuesish të komunitetit shqiptaro-amerikan kanë vizituar Shtëpinë e Bardhë në Washington, në kuadër të një turi kulturor dhe historik për t’u njohur nga afër me një prej institucioneve më të rëndësishme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Vizita u organizua nga Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë, e drejtuar nga presidenti Adi Memeti.

Për këtë përvojë ka shkruar shkrimtarja dhe gazetarja Keze Kozeta Zylo, në një artikull të publikuar më 1 nëntor në gazetën Illyria, ku ka ndarë përshtypjet nga vizita dhe rëndësinë historike të ambienteve të rezidencës presidenciale.

Gjatë turit, pjesëmarrësit vizituan disa prej ambienteve më të njohura të Shtëpisë së Bardhë, përfshirë Dhomën e Gjelbër, Dhomën e Kuqe dhe Dhomën e Kaltër. Ata panë gjithashtu Sallën e Ngrënies Shtetërore, e cila përdoret për darka zyrtare dhe pritjen e personaliteteve të huaja.

Në mesin e pjesëmarrësve ishin Mhill Vela, ish-president i Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë, profesori Bexhet Asani, sekretar i shoqatës, si dhe gazetarët Ibadete dhe Shkumbin Tetaj.

Pjesë e grupit ishin edhe gazetarët e Zërit të Amerikës, Laura Kondi dhe Shaqir Salihu, gazetarja Eva Dori, shkrimtaret Merita Bajraktari dhe Luz Thaqi, si dhe Vilma Tafaj.

Në aktivitet mori pjesë edhe Qemal Zylo, themelues dhe drejtor i televizionit Alba Life dhe i shkollave shqipe në New York, së bashku me përfaqësues të tjerë të komunitetit shqiptaro-amerikan.

Organizatorët e kanë konceptuar këtë aktivitet si vizitë kulturore dhe historike. Nuk është raportuar për ndonjë takim me presidentin amerikan Donald Trump apo me përfaqësues të administratës së tij.

Vizita përbën një mundësi për pjesëmarrësit që të njihen më nga afër me historinë presidenciale amerikane, ndërsa aktivitetet e tilla dëshmojnë angazhimin e organizatave shqiptaro-amerikane në ruajtjen dhe promovimin e gjuhës, kulturës dhe identitetit kombëtar në diasporë.

/A.K/

Continue Reading

Lajmet

Arratiset nga duart e policisë një shtetas i Shqipërisë në Fushë-Kosovë

Published

on

Një burrë me shtetësi të Shqipërisë është shpallur në kërkim policor pasi është arratisur derisa ishte i privuar nga liria në Fushë-Kosovë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 15:00. Me vendim të prokurorit kujdestar, ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti për veprën penale “Arratisja e personit të privuar nga liria”, ndërsa hetimet për lokacionin e tij dhe rrethanat e ngjarjes po vazhdojnë./E.A/

Continue Reading

Të kërkuara