Lajmet

​Reshitaj propozon që të bëhen teste rapide falas në pikat kufitare

Sipas saj, po të aplikoheshin testet rapide para festave, vendi do të ballafaqohej me një numër më të ulët të rasteve pozitive.

Published

on

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Albena Reshitaj ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të rishikojë masën për hyrjen në Kosovë, për çka propozoi që kjo masë të zëvendësohet me bërjen e testeve rapide falas në kufi.

Reshitaj u shpreh se po të aplikoheshin testet rapide para festave të fundvitit tashmë vendi do të ballafaqohej me një numër më të ulët të rasteve pozitive.

“Nga përvoja e deritanishme kemi kuptuar se individët infektohen dhe bëhen bartës të infeksionit edhe me dy doza të vaksinës që do thotë edhe me dozën e tretë mund të bëhesh bartës i infeksionit. Ata që kanë marrë dozën e dytë apo që kanë kaluar një variant të virusit dhe kanë ende imunitet, kushtimisht nuk mund të marrin dozën e tretë dhe tjetra, ka shumë vende që frekuentojnë vendin tonë dhe nuk kanë arritur të organizohen për marrje masive të dozës së tretë. Prandaj, unë i propozoj Qeverisë së Kosovës që të rishikojë këtë masë dhe në vend të kësaj të vendos në kufijtë tonë tokësorë dhe ajrorë testimet rapid falas për qytetarët që hyjnë në vendin tonë me ç’rast në besueshmëri prej 90% për pak minuta mund të kuptojmë se ndonjë person i infektuar mund të futet në Kosovë. Po të kishte ndodhur një masë e tillë para festave të fundvitit jam e bindur që do të kishim një situatë krejt tjetër pa numër kaq të rritur të të infektuarve dhe me një monitorim më të mirë të situatës”, tha ajo.

Lajmet

​Silvinjo publikon listën e Shqipërisë për përballjen me Serbinë

Published

on

Trajneri i Kombëtares Shqiptare, Silvinjo, ka publikuar listën e lojtarëve të grumbulluar për dy ndeshjet e muajit tetor, sfidën kualifikuese të Kupës së Botës kundër Serbisë dhe miqësoren ndaj Jordanisë.

Tekniku kuqezi ka thërritur 25 lojtarë dhe risia e vetme është futbollisti i Shkëndijes së Tetovës, Klisman Cake. Qendërmbrojtësi ka qenë më parë pjesë e Kombëtares U-21 dhe pas paraqitjeve të mira me Shkëndijën, ku arritën edhe kualifikimin historik në Conference League, ka bindur trajnerin Silvinjo për ta ftuar në Kombëtare.

Lista e plotë e publikuar:

Portierë: Thomas Strakosha, Mario Dajsinani, Simon Simoni

Mbrojtës: Elseid Hysaj, Ivan Balliu, Mario Mitaj, Naser Aliji, Ardian Ismajli, Enea Mihaj, Berat Gjimshiti, Arlind Ajeti, Klisman Cake

Mesfushorë: Ylber Ramadani, Juljan Shehu, Kristjan Asllani, Medon Berisha, Qazim Laçi, Adrion Pajaziti, Nedim Bajrami, Arbër Hoxha, Jasir Asani

Sulmues: Armando Broja, Myrto Uzuni, Rey Manaj, Mirlind Daku

Grumbullimi i Kombëtares nis të hënën, më 6 tetor, në Tiranë, ku kuqezinjtë do të përgatiten fillimisht për sfidën kualifikuese të Kupës së Botës ndaj Serbisë, e cila do të luhet më 11 tetor në stadiumin “Gradski stadion Dubočica” në Leskovac, në orën 20:45.

Ndeshja miqësore Shqipëri- Jordani, do të zhvillohet më 14 tetor, në “Air Albania”, në 19:00./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Prezantohet topi zyrtar i Botërorit 2026

Published

on

FIFA ka prezantuar topin zyrtar të Kampionatit Botëror 2026, i cili do të quhet TRIONDA.

Emri i tij, që në spanjisht do të thotë “tre valë”, simbolizon tri vendet organizatore: Kanadanë, Meksikën dhe Shtetet e Bashkuara.

Dizajni i topit është i gjallë me ngjyrat kuqe, jeshile e blu, duke nderuar vendet nikoqire. Ai përmban gjithashtu simbole kombëtare, gjethe panje për Kanadanë, shqiponjën për Meksikën dhe yllin për SHBA, si dhe elementë të artë që kujtojnë trofeun e Kupës së Botës.

TRIONDA ka një strukturë inovative me katër panele, që ofrojnë stabilitet optimal gjatë fluturimit, si dhe teknologjinë e avancuar të topit të lidhur me një çip sensor 500Hz, i cili ndihmon gjyqtarët në vendime të rëndësishme, përfshirë rastet e pozitës jashtë loje.

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, e përshkroi topin si të bukur dhe simbol të unitetit e pasionit të vendeve nikoqire, duke shtuar se mezi pret ta shohë në fushë.

Botërori 2026 do të mbahet për herë të parë në tre shtete, me shortin final që do të zhvillohet më 5 dhjetor 2025 në Uashington./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Osmani krah Zelenskyt në Kopenhagë: Siguria e Evropës është e ndërlidhur ngushtë me sigurinë e Ballkanit Perëndimor

Published

on

By

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po merr pjesë në Samitin e Liderëve të EPC-së në Kopenhagë.

Përmes një postimi në Facebook, Osmani ulur afër presidentit ukrainas, Zelensky thotë se ka theksuar rëndësinë e sigurisë së Ballkanit Perëndimor për Evropën.

Osmani tha se Evropa duhet të përqendrojë vëmendjen e saj në këtë rajon, duke investuar në parandalimin e taktikave destabilizuese të Serbisë, si hap kyç për një siguri të qëndrueshme dhe afatgjatë.

Në Samitin e Liderëve të EPC-së në Kopenhagë, në tryezën me liderë evropianë të fokusuar në temën e sigurisë, theksova se siguria e Evropës është e ndërlidhur ngushtë me sigurinë e Ballkanit Perëndimor.Prandaj, Evropa duhet të përqendrojë vëmendjen e saj në këtë rajon, duke investuar në parandalimin e taktikave destabilizuese të Serbisë, si hap kyç për një siguri të qëndrueshme dhe afatgjatë“, ka shkruar Osmani./D.B/KP

Continue Reading

Lajmet

Shpaloset lista e Shqipërisë për ballafaqim me Serbinë

Published

on

Kombëtarja shqiptare do të rikthehet në aksion për ndeshjen e radhës kualifikuese të Kupës së Botës 2026 ndaj Serbisë dhe për sfidën miqësore ndaj Jordanisë.

Grumbullimi zyrtar do të nisë më 6 tetor, ndërsa shpallja e listës së lojtarëve të grumbulluar nga trajneri Sylvinho është programuar për ditën e sotme.

Gjithashtu sot në orën 11:00, do të mbahet edhe konferenca për shtyp e trajnerit në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”.

Seanca e parë stërvitore e Kombëtares do të zhvillohet më 6 tetor.

Ndeshja Serbi-Shqipëri do të luhet më 11 tetor, në stadiumin “Gradski stadion Dubočica” në Leskovac, në orën 20:45.

Ndërsa, miqësorja Shqipëri-Jordani do të zhvillohet më 14 tetor, në stadiumin “Air Albania”, në orën 19:00./S.K/KP/

 

Continue Reading

Të kërkuara