Lajmet

​Rama për takimin me Kurtin: Edhe hasmit i hapet dera kur vjen

I pyetur për Ballkanin e Hapur, Rama tha se edhe njëmijë herë të kthehej prapa do ta bënte të njëjtin.

Published

on

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është shprehur optimist se homologu i tij në Kosovë do ta pres në takim sot.

Ai nga Maqedonia e Veriut tha se shpreson se kryeministri Albin Kurti nuk e ka harruar kanunin se kur vjen mysafiri në shtëpi, qoftë edhe ai “hasëm” duhet t’i hapet dera.

“Unë kam akoma shpresë se Albini nuk e ka harruar kanunin se kur vjen në shtëpi edhe hasmit i hapet dera, është e ndaluar të nxjerrësh deri kur ai të mbaroj fjalën”, tha ai.

I pyetur për Ballkanin e Hapur, Rama tha se edhe njëmijë herë të kthehej prapa do ta bënte të njëjtin.

“Ballkanin e Hapur një mijë herë të kthehesha prapa, njëmijë herë do ta bëja. Ballkani i Hapur nuk është një nismë përjashtuese. Ballkani i Hapur është një nga 72 iniciativat që ka ky rajon, për të cilat ju ndoshta nuk keni dëgjuar fare, sikur unë vet kur e kam dëgju këtë jam habitur. Çfarë e keqe i ka ardhur nga Ballkani i Hapur rajonit, përveç të mirave. Cilat janë ato, merrni shikoni shifrat e tregtisë midis vendeve”, shtoi Rama.

Ai nga Shkupi refuzoi të flas për tensionet e fundit Kosovë-Serbi, derisa tha se për të njëtën do të ketë qëndrim pasditën e sotme në Kosovë.

Lajmet

Rriten çmimet e derivateve në Kosovë, nafta arrin në 1.54 euro për litër

Published

on

Çmimet e derivateve të naftës në Kosovë kanë shënuar rritje për ditën e mërkurë, sipas çmimeve maksimale të publikuara nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

Litri i naftës mund të shitet deri në 1.54 euro, duke shënuar një rritje prej dy centësh krahasuar me një ditë më parë.

Rritje ka pësuar edhe çmimi i benzinës. Të mërkurën, litri i benzinës mund të shitet deri në 1.40 euro, një cent më shumë se një ditë më parë.

Ndërkohë, çmimi i gazit ka mbetur i pandryshuar, me 0.60 euro për litër.

Rritja e çmimeve të derivateve vjen pas zhvillimeve të fundit në Lindjen e Mesme, përkatësisht prishjes së marrëveshjes së armëpushimit mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit. SHBA-ja ka njoftuar rikthimin e bllokadës për anijet që hyjnë ose dalin nga portet iraniane, një zhvillim që ka ndikuar edhe në tregjet ndërkombëtare të naftës./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Aktakuzë për tentim-vrasje në Deçan, i dyshuari akuzohet se qëlloi ndaj katër personave

Published

on

Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur aktakuzë ndaj I.Z., nën dyshimin se ka kryer veprat penale “Vrasje e rëndë” në tentativë dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Sipas Prokurorisë, ngjarja ka ndodhur më 13 janar 2026, rreth orës 00:15, brenda një lokali në komunën e Deçanit.

Në aktakuzë thuhet se i pandehuri, i motivuar nga përkatësia kombëtare e të dëmtuarve, dyshohet se ka tentuar t’i privojë nga jeta katër persona duke përdorur armë zjarri.

Si pasojë e të shtënave, tre persona kanë mbetur të plagosur. Dy prej tyre kanë pësuar lëndime të rënda trupore, ndërsa njëri ka marrë lëndime të lehta. Personi i katërt ka arritur t’i shmanget sulmit pa pësuar lëndime.

Prokuroria bën të ditur se arma e përdorur në këtë rast dyshohet se mbahej pa autorizim ligjor, në kundërshtim me Ligjin për Armët. Pas arrestimit të të pandehurit, gjatë kontrollit dhe bastisjes janë sekuestruar arma e zjarrit dhe municioni.

Prokurori i Shtetit i ka propozuar gjykatës që, pas zhvillimit të shqyrtimit gjyqësor dhe administrimit të provave, I.Z. të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit për veprat penale që i vihen në barrë./A.K/

Continue Reading

Lajmet

KURIOZITETET E DITËS

Published

on

Lexoni pesë kuriozitete nga bota. Mund të mos i keni ditur:

 

  1. Truri juaj vazhdimisht po e ha veten. Ky proces quhet fagocitozë, ku qelizat mbështjellin dhe konsumojnë qeliza ose molekula më të vogla për t’i larguar ato nga sistemi. Mos u shqetësoni! Fagocitoza nuk është e dëmshme, por në fakt ndihmon në ruajtjen e lëndës suaj gri.

 

  1. Copa më e madhe e jashtëqitjes së fosilizuar të dinozaurëve e zbuluar është mbi 30 cm e gjatë dhe mbi dy litra në vëllim. Besohet të jetë një jashtëqitje e Tyranosaur, jashtëqitjet e fosilizuara (të quajtura edhe ‘koprolit’) po i ndihmojnë shkencëtarët të kuptojnë më mirë se çfarë hëngri dinosauri.

 

  1. Marsi në të vërtetë nuk është i rrumbullakët. Ndryshe nga çdo planet tjetër shkëmbor në Sistemin Diellor, Marsi në të vërtetë ka formën e një topi ragbi, por me madhësi të ndryshme përgjatë të tre boshteve.

 

  1. Nuk ka diçka të tillë si ushqimet me zero kalori. Edhe ushqimet me pak kalori, të tilla si selinoja dhe lakërishta e ujit, përmbajnë më shumë energji sesa i duhet trupit për t’i përpunuar ato.

 

  1. Ngjyra mesatare e Universit quhet ‘Latte Kozmike’. Në një studim të vitit 2002, astronomët zbuluan se drita që vinte nga galaktikat mesatarisht merrte një ngjyrë bezhë që është afër të bardhës.

Continue Reading

Lajmet

Humb jetën një burrë në Klinë, traktori përfundon në greminë

Published

on

Një burrë ka humbur jetën si pasojë e një vetaksidenti me traktor, që ka ndodhur në fshatin Gremnik të Klinës.

Sipas Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur më 14 korrik 2026, rreth orës 14:55, kur viktima, teksa po drejtonte traktorin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi mjetin. Si pasojë, traktori është rrokullisur dhe ka përfunduar në një greminë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet përkatëse, ndërsa mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Policia ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e aksidentit./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara