Lajmet

​Rama: Mbështes qind për qind Qeverinë e Kosovës

Kryeministri shqiptar ka theksuar se Kosova duhet të jetë shumë e angazhuar në dialogun me Serbinë.

Published

on

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama duke folur për situatën aktuale në veri të Kosovës ka thënë se e mbështet Kosovën qind për qind në kërkesat e saj për zbatim të vendimit për reciprocitet me Serbinë për letërnjoftime dhe targa.

Ndërsa kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez ka dhënë mbështetjen e Spanjës në integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE.

Sipas Ramës, zgjidhja qëndron vetëm tek dialogu duke shtuar Kosova nuk mund të bëhet pjese e NATO-s apo organizatave të tjera pa zgjidhur mosmarrëveshjet që ekzistojnë.

Mbështes qind për qind Qeverinë e Kosovës dhe i mbështes qind për qind autoritetet në Kosovë që kërkojnë që marrëveshja të zbatohet. Nuk kam asnjë dilemë për këtë, ashtu sikundër e përgëzoj kryeministrin e Kosovës, i përgëzoj autoritetet në Kosovë për sensin e vetëpërmbajtjes dhe për dëgjimin e aleatëve që sugjeruan një shtyrje 30 ditore jo për të ndryshuar marrëveshjen por për t’i dhënë kohë kohës dhe për të sqaruar nëse ka nevojë të sqarohet çfarëdo qoftë në mënyrë që kur marrëveshja të hyjë në fuqi të mos ketë probleme të kësaj natyre”, ka thënë ai.

Rama ka folur në një konferencë për media me kryeministrin spanjoll, ku ka thënë se situata të tilla si ajo në veri të Kosovës tregojnë që Kosova duhet të ulet në tryezën e Ballkanit të Hapur.

Këto situata nuk tregojnë që Ballkani i Hapur është i panevojshëm apo është i gabuar, këto situata nuk tregojnë që qasja jonë ndaj Serbisë dhe politika e afrimit e dialogut, e ndërtimit të paqes është e panevojshme është e gabuar, këto situata tregojnë pikërisht pse ne kemi nevojë për këtë, këto situata tregojnë pikërisht pse duhet Ballkani i Hapur, këto situata tregojnë pikërisht pse Kosova duhet të vijë të ulet në tryezën e Ballkanit të Hapur”, ka shtuar ai.

Kryeministri shqiptar ka theksuar se Kosova duhet të jetë shumë e angazhuar në dialogun me Serbinë, ta kërkojë atë edhe nëse Serbia e refuzon.

Kosova duhet të jetë shumë e angazhuar në dialogun me Serbinë, edhe sikur Serbia të mos dojë, Kosova duhet të kërkojë dialogun pa pushim, kjo është arsyeja që bashkëpunimi me aleatët strategjikë është domosdoshmëri dhe mbi të gjitha pa atë dialog dhe pa njohjen reciproke strategjiket e ardhmja nuk është aq e ndritur sa mund të ishte. E përmenda rasti ne NATO-s ju flisni për organizata të tjera por si do të ndodhi kjo nëse aleanca me perëndimin nuk është e konsoliduar qind për qind, çfarë do e bëjë Spanjën ose vendete tjera të ndryshojnë mendim, vetëm thellimi i dialogut dhe arritja e një zgjidhje me armiku ne deridjeshëm, me armiqtë bëhet paqja nuk bëhet me miqtë, me armiqtë bëhet sherri, paqja bëhët me armiqtë”, ka thënë Rama.

Ndërsa kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez është pyetur rreth mosnjohjes së Pavarësisë së Kosovës nga Spanja.

Ne mendojmë që është një deklaratë e njëanshme për pavarësi, ky është opinion i qeverisë spanjolle me gjithë respektin që kam për opinionin e qeverisë shqiptare por ne mendojmë që është shkelur e drejta ndërkombëtare, prandaj nuk mund të jemi në favor të këtij pranimi dhe këtë e themi me gjithë respektin që kemi për popullin shqiptar, pra është diçka që neve nuk e ndajmë, është një opinion që nuk e ndajmë me qeverinë shqiptare, por kjo nuk tregon që në kuadrin evropian të mos jemi në përkrahje të punës së përfaqësuesve tuaj dhe nuk do të thotë që ne nuk e nxisim dialogun me Prishtinën për tu afruar me Bashkimin Evropian. Ky është pozicioni i qeverisë së Spanjës”, ka thënë ai.

Ai ka shtuar se Shqipëria do të ketë mbështetjen e Spanjës në rrugën e saj krejt BE-së, sikurse edhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.

Shqipëria ka pasur dhe do të ketë mbështetjen në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian, dhe gjithashtu neve përkrahim edhe integrimin e gjithë Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, pikërisht Shqiptaria është një nga vendet kryesore që është në këtë rrugë“, ka thënë ai.

Lajmet

Nuk ka ndryshim: Çmimi i naftës mbetet i njëjtë.

Published

on

By

Çmimet e derivateve në Kosovë nuk kanë pësuar lëvizje gjatë 24 orëve të fundit. Sipas tavanit të përcaktuar nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), vlerat maksimale të shitjes për sot janë: Nafta: 1.68 euro për litër; Benzina: 1.47 euro për litër; Gazi: 0.85 euro për litër

Shtrenjtimi i theksuar i naftës erdhi si pasojë e tensioneve gjeopolitike që nisën më 28 shkurt, pas shpërthimit të konfliktit mes SHBA-së, Izraelit dhe Iranit.

Situata u rëndua veçanërisht me mbylljen e Ngushticës së Hormuzit nga ana e Iranit, një pikë strategjike përmes së cilës qarkullon rreth 20% e furnizimit botëror me naftë.

Continue Reading

Lajmet

Raste të dhunës dhe lëndimeve në disa qytete

Published

on

Sipas raportit të fundit të policisë, gjatë 29 prillit  janë regjistruar disa raste të dhunës fizike dhe lëndimeve trupore në disa qytete të Kosovës, ku disa persona janë arrestuar dhe janë marrë masa nga prokuroria.

Në Prishtinë, në rrugën “Garibaldi”,  janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë, të cilët pas një mosmarrëveshjeje dyshohet se janë përleshur fizikisht mes vete. Si pasojë, dy prej tyre kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, njëri i dyshuar është dërguar në mbajtje, ndërsa dy të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.

Në një rast tjetër në Prishtinë, në rrugën “Agim Hajrizi”, një femër kosovare është sulmuar fizikisht nga një mashkull kosovar pas një mosmarrëveshjeje. I dyshuari, pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Ndërkohë, në Prizren, në rrugën “Edit Durham” , janë arrestuar dy meshkuj kosovarë të dyshuar se kanë sulmuar dhe therur me thikë një viktimë mashkull kosovar. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa të dyshuarit, pas intervistimit, me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Continue Reading

Lajmet

Sulm me thikë në Mitrovicë, e dyshuara dërgohet në spitalin psikiatrik

Published

on

By

Një grua është arrestuar pasditen e së mërkurës në jug të Mitrovicës, pasi dyshohet se ka therë me thikë një burrë.

Viktima është dërguar menjëherë për mjekim, ndërsa e dyshuara, me vendim të prokurorit, është dërguar për trajtim në Klinikën e Psikiatrisë.

Policia po e heton rastin si “lëndim i rëndë trupor”.

Continue Reading

Lajmet

Filharmonia e Kosovës sjell në Prishtinë Kuartetin Harkor të Filharmonisë së Krakovës

Published

on

Një mbrëmje e veçantë që vjen në bashkëpunim me Konsullatën e Kosovës në Varshavë, Filharmonia e Kosovës sjell në Prishtinë Kuartetin Harkor të Filharmonisë së Krakovës – një ansambël që mishëron traditën e shkëlqyer polake të muzikës së dhomës dhe finesën e interpretimit evropian.
Më 5 maj 2026, në Hollin e Bibliotekës Kombëtare “Pjetër Bogdani”, katër muzikantë të shquar të Filharmonisë së Krakovës – Joanna Konarzewska, Zuzanna Frankiewicz, Jan Czyżewski dhe Martyna Sołtys do të interpretojnë dy kryevepra të muzikës polake për kuartet harkor: Kuartetin Harkor Nr. 3 të Grażyna Bacewicz dhe Kuartetin Harkor Nr. 2, Op. 42 të Władysław Żeleński.
Në këtë program takohen energjia moderne dhe forca ekspresive e Bacewicz me lirizmin romantik dhe finesën kompozicionale të Żeleński-t, duke krijuar një udhëtim artistik përmes identitetit muzikor polak. Për publikun e Prishtinës, kjo mbrëmje është një mundësi e rrallë për të përjetuar nga afër interpretimin e një ansambli që përfaqëson një prej institucioneve më të rëndësishme muzikore të Evropës Qendrore.
Ky koncert është më shumë se një paraqitje artistike  është një takim kulturash, një dialog përmes tingullit dhe një dëshmi e fuqisë së muzikës për të ndërtuar ura ndërmjet vendeve.

Continue Reading

Të kërkuara