Lajmet

​Rama: Mbështes qind për qind Qeverinë e Kosovës

Kryeministri shqiptar ka theksuar se Kosova duhet të jetë shumë e angazhuar në dialogun me Serbinë.

Published

on

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama duke folur për situatën aktuale në veri të Kosovës ka thënë se e mbështet Kosovën qind për qind në kërkesat e saj për zbatim të vendimit për reciprocitet me Serbinë për letërnjoftime dhe targa.

Ndërsa kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez ka dhënë mbështetjen e Spanjës në integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE.

Sipas Ramës, zgjidhja qëndron vetëm tek dialogu duke shtuar Kosova nuk mund të bëhet pjese e NATO-s apo organizatave të tjera pa zgjidhur mosmarrëveshjet që ekzistojnë.

“Mbështes qind për qind Qeverinë e Kosovës dhe i mbështes qind për qind autoritetet në Kosovë që kërkojnë që marrëveshja të zbatohet. Nuk kam asnjë dilemë për këtë, ashtu sikundër e përgëzoj kryeministrin e Kosovës, i përgëzoj autoritetet në Kosovë për sensin e vetëpërmbajtjes dhe për dëgjimin e aleatëve që sugjeruan një shtyrje 30 ditore jo për të ndryshuar marrëveshjen por për t’i dhënë kohë kohës dhe për të sqaruar nëse ka nevojë të sqarohet çfarëdo qoftë në mënyrë që kur marrëveshja të hyjë në fuqi të mos ketë probleme të kësaj natyre”, ka thënë ai.

Rama ka folur në një konferencë për media me kryeministrin spanjoll, ku ka thënë se situata të tilla si ajo në veri të Kosovës tregojnë që Kosova duhet të ulet në tryezën e Ballkanit të Hapur.

“Këto situata nuk tregojnë që Ballkani i Hapur është i panevojshëm apo është i gabuar, këto situata nuk tregojnë që qasja jonë ndaj Serbisë dhe politika e afrimit e dialogut, e ndërtimit të paqes është e panevojshme është e gabuar, këto situata tregojnë pikërisht pse ne kemi nevojë për këtë, këto situata tregojnë pikërisht pse duhet Ballkani i Hapur, këto situata tregojnë pikërisht pse Kosova duhet të vijë të ulet në tryezën e Ballkanit të Hapur”, ka shtuar ai.

Kryeministri shqiptar ka theksuar se Kosova duhet të jetë shumë e angazhuar në dialogun me Serbinë, ta kërkojë atë edhe nëse Serbia e refuzon.

“Kosova duhet të jetë shumë e angazhuar në dialogun me Serbinë, edhe sikur Serbia të mos dojë, Kosova duhet të kërkojë dialogun pa pushim, kjo është arsyeja që bashkëpunimi me aleatët strategjikë është domosdoshmëri dhe mbi të gjitha pa atë dialog dhe pa njohjen reciproke strategjiket e ardhmja nuk është aq e ndritur sa mund të ishte. E përmenda rasti ne NATO-s ju flisni për organizata të tjera por si do të ndodhi kjo nëse aleanca me perëndimin nuk është e konsoliduar qind për qind, çfarë do e bëjë Spanjën ose vendete tjera të ndryshojnë mendim, vetëm thellimi i dialogut dhe arritja e një zgjidhje me armiku ne deridjeshëm, me armiqtë bëhet paqja nuk bëhet me miqtë, me armiqtë bëhet sherri, paqja bëhët me armiqtë”, ka thënë Rama.

Ndërsa kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez është pyetur rreth mosnjohjes së Pavarësisë së Kosovës nga Spanja.

“Ne mendojmë që është një deklaratë e njëanshme për pavarësi, ky është opinion i qeverisë spanjolle me gjithë respektin që kam për opinionin e qeverisë shqiptare por ne mendojmë që është shkelur e drejta ndërkombëtare, prandaj nuk mund të jemi në favor të këtij pranimi dhe këtë e themi me gjithë respektin që kemi për popullin shqiptar, pra është diçka që neve nuk e ndajmë, është një opinion që nuk e ndajmë me qeverinë shqiptare, por kjo nuk tregon që në kuadrin evropian të mos jemi në përkrahje të punës së përfaqësuesve tuaj dhe nuk do të thotë që ne nuk e nxisim dialogun me Prishtinën për tu afruar me Bashkimin Evropian. Ky është pozicioni i qeverisë së Spanjës”, ka thënë ai.

Ai ka shtuar se Shqipëria do të ketë mbështetjen e Spanjës në rrugën e saj krejt BE-së, sikurse edhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.

“Shqipëria ka pasur dhe do të ketë mbështetjen në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian, dhe gjithashtu neve përkrahim edhe integrimin e gjithë Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, pikërisht Shqiptaria është një nga vendet kryesore që është në këtë rrugë“, ka thënë ai.

Lajmet

Shtatë persona të arrestuar për dhunë në familje në disa qytete të Kosovës

Published

on

By

Disa raste të dhunës në familje dhe kanosjes janë regjistruar në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, duke çuar në arrestimin e shtatë personave në rajone të ndryshme të vendit.

Në Prishtinë janë regjistruar dy raste. Në njërin rast, një burrë është arrestuar pasi ka kanosur me thikë një grua, ndërsa gjatë kontrollit policia i ka gjetur një thikë dhe 0.36 gramë marihuanë, duke e dërguar në mbajtje. Po ashtu në kryeqytet është arrestuar dhe dërguar në mbajtje një burrë tjetër për një rast të mëparshëm të dhunës në familje.

Në Pejë, policia ka arrestuar një burrë të dyshuar për ushtrim të dhunës dhe kanosje ndaj një gruaje. I dyshuari është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit. Rast i ngjashëm është regjistruar edhe në Klinë, ku një burrë është arrestuar dhe dërguar në mbajtje pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj një gruaje.

Në Lipjan janë arrestuar dy burra pas një përleshjeje fizike mes vete pas një mosmarrëveshjeje, të cilët pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.

Ndërkaq, në Fushë-Kosovë është iniciuar rast ndaj një burri me shtetësi të Shqipërisë, i cili ndodhet në kërkim policor nën dyshimet për dhunë në familje. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Arrestohen dy persona për ngacmim seksual në Fushë-Kosovë

Published

on

By

Dy burra janë arrestuar në Fushë-Kosovë me dyshimin se kanë ngacmuar seksualisht dy gra.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, pas intervistimit nga hetuesit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit të shtetit. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Kosova dhe Italia nisin punën për marrëveshje për bashkëprodhimin e filmave

Published

on

Kosova dhe Italia kanë ndërmarrë një hap të ri drejt thellimit të bashkëpunimit në fushën e kinematografisë, me synimin për të krijuar mundësi të reja për realizimin e projekteve të përbashkëta filmike.

Gjatë qëndrimit në Romë, me rastin e pjesëmarrjes në Festivalin EuroBalkan Film, drejtoresha e Qendrës Kinematografike të Kosovës, Blerta Zeqiri, së bashku me ambasadoren e Kosovës në Itali, Nita Shala, janë takuar me drejtorin e përgjithshëm për Kinemanë dhe Audiovizualin në Ministrinë e Kulturës së Italisë, Giorgio Carlo Brugnoni.

Sipas njoftimit të Qendrës Kinematografike të Kosovës, takimi u zhvillua në një atmosferë konstruktive, ku u diskutua për thellimin e marrëdhënieve kulturore dhe kinematografike ndërmjet dy vendeve.

Gjatë takimit u dakordua që të nisin përgatitjet për hartimin e një marrëveshjeje bilaterale për bashkëprodhimin e filmave mes Kosovës dhe Italisë.

Kjo marrëveshje synon të krijojë mundësi të reja për bashkëpunim ndërmjet industrive filmike, zhvillimin e projekteve të përbashkëta dhe shkëmbimin profesional e artistik.

Qendra Kinematografike e Kosovës e ka vlerësuar takimin si një hap të rëndësishëm drejt krijimit të partneriteteve të reja ndërkombëtare dhe zgjerimit të prezencës së filmit kosovar në arenën evropiane.

/A.K/

Continue Reading

Lajmet

The Weeknd publikon këngën e re “Hong Kong”, frymëzohet nga muzika kantoneze

Published

on

Këngëtari kanadez The Weeknd ka publikuar këngën e tij më të re, të titulluar “Hong Kong”, si dedikim për qytetin që e priti gjatë ndalesës së tij në turneun botëror.

Kënga bazohet në melodinë dhe vokalin në gjuhën kantoneze të hitit “Monsoon”, të publikuar në vitin 1993 nga këngëtarja Faye Wong, një prej emrave më të njohur të muzikës Cantopop.

“Hong Kong” u interpretua për herë të parë më 24 tetor, në koncertin e parë të serisë së performancave të The Weeknd në këtë qytet, duke tërhequr menjëherë vëmendjen e publikut dhe përdoruesve të rrjeteve sociale.

Përmes këtij projekti, artisti shpreh vlerësimin e tij për muzikën Cantopop dhe krijimtarinë filmike të regjisorit Wong Kar-wai, një prej figurave më të njohura të kinematografisë aziatike.

Edhe kopertina e këngës ka një domethënie të veçantë. Ajo përmban një fotografi arkivore të Hong Kongut nga koleksioni personal i drejtorit të fotografisë Christopher Doyle, i njohur për bashkëpunimin me Wong Kar-wain në filmin “Chungking Express”, ku interpretojnë Faye Wong dhe Tony Leung.

Prezantimi i parë i këngës në skenë shkaktoi reagime të shumta në rrjetet sociale. Një fragment i publikuar në Instagram grumbulloi më shumë se 18 milionë shikime, ndërsa vëmendja ndaj projektit riktheu në qendër edhe këngën origjinale të Faye Wong, e cila nisi të ngjitej sërish në klasifikimet e platformave muzikore.

/A.K/

Continue Reading

Të kërkuara