Lajmet

​Rama i bën thirrje sërish NATO-s: Kosova të përfshihet në Partneritetin për Paqe

Rama tha se Shqipëria si vend anëtar i NATO-s do të luajë rolin e saj për paqe në Ballkanin Perëndimor.

Published

on

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i ka bërë thirrje sërish NATO-s që Kosova të përfshihet në mekanizmin e Partneritetit për Paqe.

Në konferencën për media, pas takimit me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg, të mërkurën në Bruksel, Rama tha se e di që ka disa kufizime politike për këtë çështje, mirëpo përfshirja e Kosovës në këtë mekanizëm të sigurisë është gjë e mençur.

Pata edhe njëherë shansin të them atë çka kam përmendur në Samit, nevojën për të konsideruar përfshirjen e Kosovës në Partneritetin për Paqe, edhe pse e dimë se ka disa kufizime politike nga disa aleatë. E dimë se ky është një mekanizëm konsensual, por në kohën që po jetojmë, në këndvështrimin tim modest është mençuri që kjo të rikonsiderohet”, tha Rama.

Krahas kësaj, Rama tha se Shqipëria si vend anëtar i NATO-s do të luajë rolin e saj për paqe në Ballkanin Perëndimor. Sipas tij, është e rëndësishme që të vijohet një dialog i përhershëm me të gjitha vendet e rajonit, përfshirë edhe Serbinë që nuk është vend i aleancës.

Është e rëndësishme të vazhdojmë bashkëbisedimin tonë për situatën dhe detyrimet që ne kemi në Ballkanin Perëndimor që të parandalojmë çdo përshkallëzim dhe çdo ndikim i keq të kthehet në probleme për rajonin tonë. Në kapacitetin tonë si vend aleat do të vazhdojmë të luajmë rolin tonë në mbështetje të paqes rajonale, të pajtimit dhe sigurisht, të stabilietit. Ndërkohë, koncepti i ri strategjik thekson rolin e Ballkanit Perëndimor për NATO-n, ne besojmë se është tejet e rëndësishme që të vijojmë një dialog të përhershëm me të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe Serbinë që nuk është ende pjesë e aleancës, por ende është pjesë e rajonit tonë”, tha ai.

Ndërkohë, foli edhe për nevojën e ndërtimit të një baze së flotës detare nga NATO në Shqipëri.

“E vlerësoj shumë qëndrimin tuaj për të na kushtuar pak kohë në bisedën tonë, për t’iu prezantuar ambicien tonë për të shtuar një vlerë tjetër të rëndësishme në infrastrukturën dhe logjistikën e aleancës sonë. Duke vënë në dispozicion të NATO-s një bazë të flotës detare të fjalës së fundit që do të jetë një vend, jo vetëm që mund të ndërtohet, por duke marrë parasysh sfidat dhe gjithçka tjetër”, shtoi ai.

Nga ana tjetër, sekretari i përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg, tha se Ballkani Perëndimor ka rëndësi strategjike për NATO-n, derisa vlerëosi angazhimin e Shqipërisë për të nxitur stabilitet dhe bashkëpunim në rajon.

Stoltenberg: Ballkani Perëndimor ka rëndësi strategjike për NATO- n

Ballkani Perëndimor ka rëndësi strategjike për NATO-n. Ne vlerësojmë angazhimin e Shqipërisë për të nxitur stabilitet dhe bashkëpunim në rajon. Në Samitin e NATO-s në Madrid, ne morëm vendime me efekte thelbësore për të forcuar aleancën. Këtu përfshihet një ndryshim thelbësor në qëndrimin për mbrojtjen, mbështetje më të madhe për Ukrainën, si dhe një koncept të ri strategjik. Ne po ashtu ishim dakord që të ftojmë Finlandën dhe Suedinë në NATO. Përgëzoj Shqipërinë për ratifikimin e protokolleve të anëtarësimit kaq shpejt. Kjo dëshmon se dera e NATO-s është e hapur dhe se vazhdojmë të përkrahim të drejtën e çdo vendi të ndjek rrugën e vet”, theksoi ai.

Përfshirjen e Kosovës në mekanizmin e Partneritetit për Paqe, Rama e kërkoi javë më parë edhe në Samitin i NATO-s në Madrid të Spanjës.

Vendi

Mbi 100 gramë kokainë dhe marihuanë kapen në Vërmicë

Published

on

Dogana e Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka zbuluar dy raste të substancave narkotike gjatë kontrolleve në Pikën Kufitare të Vërmicës.

Në rastin e parë, gjatë kontrollit të një automjeti që po hynte në Kosovë, janë gjetur 104.90 gramë substancë e dyshuar si kokainë, e fshehur në çantën personale të një udhëtari.

Ndërkaq, në rastin e dytë janë zbuluar 5.53 gramë substancë e dyshuar si marihuanë, e fshehur në bagazhin e një automjeti. Gjatë kontrollit është gjetur edhe një thikë kuzhine e padeklaruar.

Rastet janë proceduar për hetime të mëtejshme nga autoritetet kompetente.

/A.K/

Continue Reading

Vendi

Mbyten dy vajza të mitura në Tale

Published

on

By

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në plazhin e Tales, ku dy vajza të mitura, të moshës 11 dhe 9 vjeçe, janë mbytur në det.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, tragjedia ka ndodhur rreth orës 12:50. Pas marrjes së informatës, zyrtarët policorë kanë dalë menjëherë në vendngjarje dhe, në bashkëpunim të ngushtë me pushuesit e tjerë, kanë bërë të mundur gjetjen dhe nxjerrjen e trupave të pajetë në breg.

“Në bashkëpunim me pushuesit, është bërë e mundur gjetja dhe nxjerrja e trupave të pajetë në breg“, thuhet në njoftimin e policisë.  /E.A/

Continue Reading

Vendi

Dyshime për cilësinë: Bllokohen mbi 1 mijë e 400 infuzione në Spitalin e Mitrovicës

Published

on

By

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka njoftuar se ka bllokuar përkohësisht 1,432 njësi të një produkti mjekësor në Spitalin Rajonal “Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë, pas dyshimeve se ai mund të mos jetë brenda specifikave të kërkuara të cilësisë.

Bëhet fjalë për infuzionet e llojit Compound Sodium Lactate (500 ml). Alarmi u ngrit fillimisht nga farmacistja përgjegjëse e spitalit, gjë që vuri në lëvizje Inspektoratin Farmaceutik dhe Agjencinë e Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale (AKPPM).

Pas një inspektimi të dytë të kryer më 17 qershor, autoritetet urdhëruan bllokimin e menjëhershëm të këtij kontingjenti deri në pranimin e rezultateve nga analizat laboratorike. ShSKUK ka njoftuar opinionin publik se ky është një masë parandaluese dhe se mbetet e përkushtuar për të garantuar sigurinë e plotë të pacientëve dhe cilësinë e barnave nëpër spitalet publike. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

KQZ gati për rezultatet përfundimtare: Përfundon rinumërimi i 185 vendvotimeve

Published

on

By

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka përmbyllur zyrtarisht procesin e rinumërimit për të gjitha 185 vendvotimet e kontestuara. Sipas zëdhënësit të KQZ-së, Valmir Elezi, procesi ka përfunduar sot në orën 12:00 dhe të dhënat e reja tashmë janë përditësuar në platformën zyrtare të rezultateve.

Me këtë hap, KQZ-ja ka mbyllur teknikisht të gjitha aktivitetet e administrimit të votave dhe është gati për shpalljen e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit.

Megjithatë, përpara shpalljes zyrtare, duhet të respektohen afatet ligjore për ankesat e mundshme. Elezi sqaroi se sot përfundon afati për ankesat lidhur me administrimin e numërimit nga dita e mërkurë (17 qershor), ndërsa po ashtu do të pritet nëse do të ketë ankesa për procesin e rinumërimit të përmbyllur sot.

Për më tepër, para se të procedohet tutje, KQZ-ja do të kërkojë një konfirmim zyrtar nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) për të vërtetuar nëse ka ndonjë ankesë tjetër ende në shqyrtim.

Në fund, Qendra e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) do të hartojë një raport të detajuar për gjetjet në secilin prej 185 vendvotimeve. Ky raport synon të konfirmojë se procesi i parë i numërimit nëpër komuna është zhvilluar me saktësi dhe në përputhje të plotë me vullnetin e shprehur të qytetarëve, raporton Ekonomia Online. /Ekonomia Online/ /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara