Aktualitet

​Rama fton të rinjtë të bëhen pjesë e ushtrisë shqiptare

Ai tha se ka rritje të vazhdueshme të pagave.

Published

on

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama u ka bërë ftesë të rinjve të bëhen pjesë e Forcave të Armatosura shqiptare. Ai ka shkruar se ka rritje të vijueshme të pagave për rreth 7 mijë ushtarakë, të cilët tanimë janë ndër më të paguarit në rajon, po do të jenë jo shumë larg nga sot në mesataren e pagave të NATO-s.

“Mirëmëngjesi dhe me ftesën për t’u bërë pjesë e 400 mundësive të reja të punësimit në Forcat e Armatosura Shqiptare, duke aplikuar në https://ëëë.mod.gov.al/rekrutim, pas rritjes së vijueshme të pagave për rreth 7 mijë ushtarakë, të cilët tanimë janë ndër më të paguarit në rajon, po do të jenë jo shumë larg nga sot në mesataren e pagave të NATO-s, ju uroj një ditë të mbarë”, ka shkruar ai në Facebook.

Aktualitet

Parashikimi i motit për ditën e premte

Published

on

Sot mbi vendin tonë po mban mot pjesërisht i vranët.

Ka mundësi që të ketë reshje shiu dhe temperaturat sillen nga 10°C deri 17 °C

Edhe fundjava do të jetë njësoj, e temperaturat do të lëvizin nga 9°C deri në 18°C. /UBT News/

Continue Reading

Bota

Në përpjekje për paqe, Presidenti ukrainas Zelensky viziton Afrikën e Jugut

Published

on

By

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy mbërriti të enjten në Afrikën e Jugut për bisedime me Presidentin Cyril Ramaphosa mbi bashkëpunimin dypalësh dhe përpjekjet për t’i dhënë fund luftës së Rusisë në Ukrainë.

Zelenskiy është përpjekur të ofrojë mbështetjen ndërkombëtare për përpjekjet luftarake të Kievit, mes presionit në rritje nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i cili tha javën e kaluar se Uashingtoni mund të largohej nëse nuk do të kishte përparim të qartë në një marrëveshje paqeje së shpejti.

Duke komentuar vizitën, Zelenskiy postoi në X se do të takonte Ramaphosa-n si dhe përfaqësues të tjerë politikë dhe civilë. “Është thelbësore për të sjellë një paqe të drejtë më afër,” shtoi ai.

Afrika e Jugut, e cila mban marrëdhënie të mira me Rusinë, ka mbetur neutrale në konfliktin që filloi në 2022.

Vizita i ofron Afrikës së Jugut dhe Ukrainës një mundësi për të diskutuar marrëdhëniet dypalëshe… Ajo gjithashtu do të eksplorojë fushat e bashkëpunimit me objektivin për të mbështetur përpjekjet për të sjellë paqe të qëndrueshme,” tha zyra e Ramaphosa në një deklaratë.

Zelenskiy tha një ditë më pare se duhej të kishte një armëpushim të menjëhershëm, të plotë dhe të pakushtëzuar me Moskën duke përsëritur se Ukraina nuk përjashtoi asnjë format bisedimesh që mund të çonte në një armëpushim.

Vizita e Zelenskiy është e para e një kreu shteti ukrainas në Afrikën e Jugut. Ramaphosa dhe Zelenskiy janë takuar disa herë, përfshirë në Kiev në vitin 2023, si pjesë e një përpjekjeje ndërmjetësimi nga udhëheqësit afrikanë, të cilat nuk arritën rezultate të dukshme.

Continue Reading

Bota

Përshkallëzohen tensionet mes Indisë dhe Pakistanit, pas sulmit vdekjeprurës në Kashmir

Published

on

By

Tensionet mes rivalëve të moçëm, Indisë dhe Pakistanit, janë përshkallëzuar të enjten, pasi Nju Delhi e ndërmori një ofensivë diplomatike kundër Islamabadit, duke e fajësuar atë për një sulm vdekjeprurës që vrau 26 njerëz, kryesisht turistë, në rajonin e diskutueshëm të Kashmirit.

India e akuzoi Pakistanin të mërkurën në mbrëmje se po e mbështet “terrorizmit përgjatë kufitarit” dhe mori masa diplomatike, përfshirë uljen e nivelit të marrëdhënieve diplomatike, pezullimin e një marrëveshjeje të rëndësishme për ndarjen e ujërave dhe mbylljen e pikëkalimit kryesor tokësor me Pakistanin.

Pakistani i hodhi poshtë akuzat, ndërsa një grup militant i panjohur më parë, që e quan veten Qëndresa e Kashmirit, mori përgjegjësinë për sulmin.

Islamabadi tha se do të përgjigjet ndaj veprimeve të Indisë të enjten dhe se do të mbledhë Komitetin e Sigurisë Kombëtare, i përbërë nga zyrtarë të lartë civilë dhe ushtarakë.

India ka ndërmarrë hapa të papërgjegjshëm dhe ka bërë akuza”, tha ministri i Jashtëm i Pakistanit, Ishaq Dar, për kanalin lokal televiziv Dunya News.

Dar shtoi se veprimet e Indisë deri tani kanë qenë “jokinetike” [joushtarake], dhe paralajmëroi se “çdo hap kinetik nga India do të marrë përgjigje të njëjtë kinetike” nga Pakistani.

Marrëdhëniet diplomatike mes dy vendeve kanë qenë të brishta gjithsesi, veçanërisht pas vendimit të Indisë për t’ia hequr Kashmirit statusin gjysmautonom në vitin 2019.

India dhe Pakistani e administrojnë secila nga një pjesë të Kashmirit, por të dyja e duan për vete të gjithë territorin.

Ato ka kohë të gjatë që e akuzojnë njëra-tjetrën për mbështetje të forcave që destabilizojnë njëri-tjetrin, dhe Nju Delhi e cilëson gjithë militantizmin në Kashmir si terrorizëm të mbështetur nga Pakistani.

Pakistani e mohon këtë dhe shumë myslimanë të Kashmirit e shohin luftën e militantëve si një përpjekje të brendshme për liri.

India tha të enjten i ka kërkuar një numri diplomatësh pakistanezë të largohen nga Nju Delhi, ndërsa diplomatët indianë i ka tërhequr nga Pakistani.

Misionet diplomatike në të dyja vendet do ta zvogëlojnë numrin e stafit nga 55 në 30 nga 1 maji, njoftoi të mërkurën mbrëma sekretari i Jashtëm i Indisë, Vikram Misri.

Misri gjithashtu tha se i vetmi pikëkalim tokësor funksional mes dy vendeve do të mbyllet, dhe shtoi se India po e pezullon traktatin e rëndësishëm për ndarjen e ujërave.

Traktati për Ujërat e Indusit, i ndërmjetësuar nga Banka Botërore në vitin 1960, lejon ndarjen e ujërave të një sistemi lumenjsh që është thelbësor për të dyja vendet, veçanërisht për bujqësinë në Pakistan. Traktati u ka mbijetuar dy luftëra mes Indisë dhe Pakistanit, në vitet 1965 dhe 1971, dhe një përplasjeje madhore kufitare në vitin 1999.

Në Kashmir, banorët mbyllën tregjet, bizneset dhe shkollat të mërkurën në shenjë proteste, të shqetësuar se sulmi mund t’i dëmtojë ekonominë dhe turizmin në rajon.

Varrimi i disa prej viktimave u krye gjithashtu në disa qytete indiane, dhe njerëzit morën pjesë në nderimin e tyre duke ndezur qirinj në disa vende, përfshirë Srinagarin, qytetin kryesor në Kashmir.

Continue Reading

Bota

Sekretari amerikan i Thesarit: FMN dhe Banka Botërore kanë nevojë për reforma

Published

on

By

Sekretari amerikan i Thesarit Scott Bessent hodhi kritika të ashpra ndaj operacioneve të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar të mërkurën, edhe pse ai u përpoq të qetësonte investitorët nervozë se Shtetet e Bashkuara do të ruanin rolin e tyre udhëheqës global.

Amerika së pari nuk do të thotë vetëm Amerikën,” tha ai në një fjalim në Institutin e Financave Ndërkombëtare, ku premtoi gjithashtu mbështetje për misionet kryesore të bankave shumëpalëshe. “Përkundrazi, është një thirrje për bashkëpunim më të thellë dhe respekt të ndërsjellë midis partnerëve tregtarë.

Edhe pse Bessent tha se FMN dhe Banka Botërore “po dështojnë”, ai nuk bëri thirrje që SHBA të tërhiqen nga institucionet, siç kishin mbrojtur disa konservatorë në një propozim të Projektit 2025 të krijuar nga Fondacioni Heritage.

Ai tha se institucionet “shërbejnë role kritike në sistemin ndërkombëtar. Dhe administrata Trump është e etur të punojë me ta, për sa kohë që ata mund të qëndrojnë besnikë ndaj misioneve të tyre.”

Continue Reading

Të kërkuara