Lajmet

​Rama: Bullgaria ka marrë peng Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Rama ka thënë se krejt kjo po ndodh në kulmin e një lufte të nxehtë në kufi të Evropës.

Published

on

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama nuk pret të ndodhë zgjidhje në Bullgari sa i përket vetos bullgare ndaj hapave të mëtejmë të integrimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian. Rama ka folur para gazetarëve në Bruksel, ku ka thënë se nëse një gjë e tillë do të zgjidhet, atëherë do të jetë motiv “për të marrë frymë të lehtësuar nga kjo pengmarrje e një vendit të NATO-s për dy vende të NATO-s.

Rama ka thënë se krejt kjo po ndodh në kulmin e një lufte të nxehtë në kufi të Evropës, ku 26 vendet e tjera po vështrojnë si yjet.

“Përkundër optimizmit të ngutur të disave, edhe këtu në Bruksel, nuk pres të zgjidhet asgjë në Bullgari, pra ndërkohë që sigurisht nëse do të zgjidhet do të jetë një motiv për të marrë frymë të lehtësuar nga kjo pengmarrje e një vendi të NATO-s, të dy vendeve të NATO-s, në kulmin e një lufte të nxehtë në kufi të Evropës, dhe nën vështrimin e 26 vendeve të tjera që shohin si yjet që rrinë dhe vështrojnë”, ka thënë Rama.

Sipas Ramës, është turp që një vend anëtar i NATO-s, mban peng dy vende të tjera, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, që janë anëtare të kësaj aleance.

“Ne e dimë sepse në këtë rrugë kemi një kohë të gjatë dhe këtu kemi një Bullgari, atje është një Bullgari. Ndërkohë, ne nuk e ndryshojmë rrugën tonë. Dhe ne duhet të vazhdojmë të ndërtojmë Evropën në vendin tonë”, tha Rama.

Rama nuk është shprehur optimist për lajme të mira sot në Bruksel.

“Dje pati pak optimizëm, por ja ku jemi. Ditë e re në Evropë, por jo në Bullgari”, përfundoi Rama.

Nga gazetarët, Rama është pyetu edhe për Kosovën sa i përket nismës Ballkani i Hapur.

“Ballkani i Hapur” është i hapur për të gjithë”, është përgjigjur Rama.

Në Bruksel mbahet sot konferenca e nivelit të lartë me Ballkanin Perëndimor që i paraprin sesionit të Këshillit të Bashkimit Evropian, ku pritet të vendosë për integrimin e vendeve të rajonit.

Shqipëria dhe Maqadonia e Veriut janë në pritje për hapje të negociatave por që janë të penguara nga Bullgaria. 

Lajmet

Tragjedia e Koçanit, familjet e të ndjerëve nesër protestojnë në Shkup

Published

on

By

Familjet e të ndjerëve nga tragjedia e Koçanit do të organizojnë një marshim proteste ditën e nesërme të datës 29 prill 2025, duke filluar nga ora 12:05.

Marshi do të nisë para Prokurorisë në Shkup, do të kalojë përmes sheshit të qytetit të Shkupit, dhe do të përfundojë para Kuvendit të Maqedonisë.

Ky marsh ka për qëllim të kërkojë drejtësi dhe tërheqjen e vëmendjes për mangësitë dhe vonesat në reagimin e autoriteteve, duke kërkuar një hetim të plotë dhe përgjegjësi për tragjedinë që mori jetën e disa qytetarëve.

Continue Reading

Lajmet

Ambasada amerikane: Familjet e të zhdukurve meritojnë informacion të plotë për fatin e më të dashurve të tyre

Published

on

By

E ngarkuara me Punë në ambasadën e SHBA-së në Kosovë, Anu Prattipati, bëri homazhe te memoriali kushtuar personave të zhdukur.

Ambasada amerikane është e përkushtuar të mbështesë të vërtetën, drejtësinë dhe përpjekjet për pajtim”, thuhet në postimin e ambasadës.

Më tutje, ambasada thekson se familjet meritojnë informacion të plotë për fatin e më të dashurve të tyre.

Continue Reading

Lajmet

Pesë të lënduar në aksidentin mes pesë veturave në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë

Published

on

By

Pesë persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e aksidentit në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë. Mes tyre ishte e përfshirë edhe një veturë e Policisë.

Lajmin e ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi“, Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për rajonin e Prishtinës.

Sot rreth orës 07:30 kemi pranuar informatën se në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira 5 automjete ( prej tyre një automjet i policisë). Si pasojë e aksidentit janë lënduar pesë persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, tha Ahmeti.

Continue Reading

Lajmet

Narkotikë të konfiskuar në Suharekë, një person arrestohet

Published

on

By

Policia e Kosovës ka njoftuar se të dielën, në rrugën “Brigada 123” në Suharekë, gjatë kontrollit të një veture kanë gjetur substanca narkotike.

Gjatë kontrollit në veturën e një të dyshuari, shtetas i Kosovës, janë konfiskuar dy pako rizlla, një mulli për bluarje (grinder) dhe një qese plastike që përmbante substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, me peshë 6.91 gram.

I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt.

Continue Reading

Të kërkuara