Aktualitet

​Qytetarët solidarizohen me popullin izraelit

Published

on

Pasditen e sotme është mbajtur në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë marsh solidarizues me popullin hebre, duke u dhënë të drejtë të vetëmbrohen nga grupi Hamas. Aty, qytetarët kërkuan që të ketë paqe mes Izraelit dhe Palestinës.

Njëri nga organizatorët e këtij marshi, Arlind Imeri, tha se kanë dalë në sheshin “Skënderbeu” për të përçuar mesazhin e paqes, që siç tha ai, është e domosdoshme për të dy popujt. Ai tha që çdo humbje jete, qoftë nga ana e palestinezëve apo nga izraelitët është e dhimbshme dhe duhet të mbrohet.

Sipas Imerit, populli palestinez ka nevojë të çlirohet prej grupit terrorist Hamas e jo nga Izraeli.

“Përçojmë mesazh paqeje për të dy popujt, edhe popullin palestinez edhe popullin izraelit. Në këtë rast, jemi rreshtuar kah populli izraelit duke i dhënë të drejtë të vetëmbrohet nga sulmet terroriste të organizatës terroriste ‘Hamas’[…]Sigurisht se çdo jetë e humbur qoftë e popullit palestinez, qoftë izraelit është një dhembje për secilin për ne dhe ndjejmë dhembje edhe me popullin palestinez edhe me popullin izraelit. Mirëpo mendojmë që populli palestinez ka nevojë që përfundimisht të çlirohet prej grupit terrorist ‘Hamas’ dhe jo nga Izraeli”, tha ai.

Ai tha se e mbështesin marrëveshjen për armëpushim, të arritur mes Izrealit dhe grupit terrorist ‘Hamas’, por që u shpreh skeptik, pasi siç tha ai, “Hamas” ka thyer marrëveshjet në të kaluarën.

Në këtë marsh morën pjesë një grup i vogël i qytetarëve të cilët kishin dalë për t’i dhënë të drejtë popullit izraelit që të mbrohet nga sulmet terroriste.

Njëri nga ta, qytetari Basri Beka tha për KosovaPress se marrëdhëniet e popullit shqiptar me atë izraelit janë të veçanta dhe historike, prandaj nga rrjedhë edhe solidarizimi me Izraelin.

“Arsyeja e daljes sot në këtë marsh ishte solidarizimi me kombin dhe shtetin e Izraelit. Ne kemi arsye solidarë me popullin izraelit sepse ne kemi marrëdhënie historike me këtë komb. Ne kemi qenë solidarë me popullin izraelit në Luftën e Dytë Botërore dhe kanë qenë solidarë edhe ata me ne gjatë luftës në Kosovë, terrorit që bënte Serbia. Ne kemi dal edhe në mbështetje të kombit edhe të shtetit të Izraelit dhe e kemi urimin që shteti i Izraelit të ngadhënjejë ndaj grupit terrorist të Hamasit dhe të ngadhënjej paqja atje”, u shpreh ai.

Në Kosovë ka pasur reagime të shumta për konfliktin Izrael-Palestinë, ndërsa janë organizuar marshe të tjera në mbrojtje të popullit palestinez.

Vendi

Rriten shtesat për lehonat në 500 euro në muaj

Published

on

By

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se nga ky muaj do të rriten shtesat për lehonat në 500 euro në muaj.

Ai e ka quajtur vendimin “superlajm” gjatë mbledhjes së Qeverisë, duke theksuar se rritja nuk do të presë hyrjen në fuqi të pagës minimale të paralajmëruar për muajin korrik, e cila po ashtu pritet të jetë 500 euro.

Sipas tij, vendimi hyn në fuqi menjëherë, duke rritur mbështetjen për lehonat në nivelin e pagës minimale.

Deri më tani, lehonat e papunësuara kanë përfituar 325.9 euro për gjashtë muaj, ndërsa lehonat e punësuara kanë marrë mbështetje të ngjashme për tre muaj, në përputhje me Ligjin e Punës.

Continue Reading

Lajmet

Qeveria ndan paketë të re “Inflacioni 2.0”, mbështetje 100 euro për disa kategori

Published

on

By

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se Qeveria ka miratuar një paketë të re ekonomike të quajtur “Inflacioni 2.0”, me qëllim përballimin e rritjes së çmimeve.

Sipas tij, paketa parasheh mbështetje financiare prej 100 euro për pensionistët, punëtorët e sektorit jo-publik, fëmijët dhe studentët aktivë.

Kurti ka thënë se edhe paketa e mëhershme kundër inflacionit ishte dërguar në Kuvend, por sipas tij ishte bllokuar nga opozita pasi kërkonte shumicë të cilësuar.

Ai ka kërkuar nga Ministri i Financave që të shfrytëzohen të gjitha mundësitë për masa që lehtësojnë ndikimin e inflacionit, ndërsa nuk janë dhënë detaje për afatet dhe mënyrën e ekzekutimit të pagesave.

Continue Reading

Vendi

Kurti bisedon me kongresistë amerikanë: kërkon bazë të përhershme të SHBA-së në Kosovë

Published

on

By

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim virtual me disa kongresistë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ka diskutuar për bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

Në njoftimin e kryeministrit thuhet se marrëdhëniet mes Kosovë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë më të forta se kurrë, duke falënderuar kongresistët për mbështetjen e dy rezolutave në Kongres.

Njëra rezolutë mbështet aspiratat e Kosovës për anëtarësim në NATO, ndërsa tjetra kërkon vazhdimin e pranisë së forcave amerikane në kuadër të KFOR.

Kurti gjithashtu ka ritheksuar kërkesën që Kampi Bondsteel të shndërrohet në bazë të përhershme të ushtrisë amerikane, duke e cilësuar si interes strategjik për sigurinë në rajon.

Në takim u diskutua edhe për njohjet nga katër shtetet mosnjohëse të NATO-s, Marrëveshjen Kornizë për Bashkëpunim në Mbrojtje me SHBA-në dhe procesin për themelimin e Xhandarmërisë së Kosovës.

 

Continue Reading

Lajmet

Dy të mitur theren në Istog, njëri në gjendje kritike

Published

on

By

Dy persona të mitur janë therur me thikë të enjten në Istog, ndërsa njëri prej tyre ndodhet në gjendje kritike dhe është transferuar për trajtim në Qendra Klinike Universitare e Kosovës.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, ka bërë të ditur se personi tjetër i lënduar është jashtë rrezikut për jetë.

Sipas Prokurorisë, rasti është cilësuar si “vrasje në tentativë”, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë Policia dhe prokurorja kompetente për të kryer veprimet hetimore.

Autoritetet nuk kanë dhënë më shumë detaje për rastin, pasi bëhet fjalë për persona të mitur./Kosova Press/

Continue Reading

Të kërkuara