Lajmet

​Quni në Prizren: Në programin tim qeverisës do të kenë prioritet edhe tregjet

Quni me rastin e vizitës në tregun në Bazhdarhane tha se tregjet e Prizrenit kanë nevojë për investime.

Published

on

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të Prizrenit, Anton Quni premtoi sot para tregtarëve të Prizrenit se në programin e tij qeverisës do të kenë prioritet edhe tregjet.

Quni me rastin e vizitës në tregun në Bazhdarhane tha se tregjet e Prizrenit kanë nevojë për investime të ndryshme në infrastrukturën përcjellëse, teksa u zotua se problemet aktuale do të zgjidhen nga autoritetet e komunës.

“Në programin tonë qeverisës vëmendjen e veçantë do të kenë edhe tregjet, tregjet ekzistuese tek të cilat ne duhet të bëjmë investime të ndryshme në infrastrukturën përcjellëse, ngritjen e standardeve, posaçërisht atyre sanitare. Të gjithë shprehin admirim për pastërtinë, për sigurinë etj., por siç e shihni vet ka probleme për parkingje, pritje. Këto janë çështje që duhet të zgjidhen nga autoritetet e komunës”, tha ai.

Pretendenti për të parin e Prizrenit tha se do të zgjidhin edhe kaosin e shkaktuar nga veturat, me ndërtimin e një parkingu nëntokësor 100 metra larg tregut.

“Në programin tonë është paraparë në 100 metra larg nga këtu, të jetë një nga parkingjet nëntokësore. Shpresojmë që do ta shkarkojmë këtë tension të shkaktuar nga veturat”, tha ai.

Ndërsa, tregtarët uruan që të zgjidhet kaosi në Prizren.

Lajmet

​Spalletti: Futbolli më ka shkatërruar jetën

Published

on

Luciano Spalletti ka folur pas dorëheqjes nga Kombëtarja e Italisë, duke pranuar se përvoja e fundit e ka rënduar shumë psikologjikisht. Spalletti pranoi se ndoshta kërkoi shumë nga lojtarët, duke u përpjekur të ushqente ndjenjën e identitetit dhe krenarisë.

“Futbolli më ka shkatërruar jetën. Nuk mund të fle pas humbjes me Norvegjinë. Kur më kërkuan të drejtoja Italinë, nuk fjeta për dy ditë. Gabimi im ishte se e shtyva shumë fort këtë ndjenjë përkatësie. Por lojtarët e mi janë të klasit të parë dhe nuk kam asnjë pendesë për zgjedhjet e bëra.”-tha ai.

Ai foli edhe për presionin e madh gjatë Kampionatit Evropian, mungesën e disa lojtarëve kyç si Chiesa dhe për dëmtimet e shumta që e vështirësuan punën. “Nga marsi deri në qershor, pësuam gola që dukeshin të pabesueshëm. Presioni ishte i jashtëzakonshëm,” shtoi ai.

Spalletti nuk i kurseu fjalët as për të kaluarën te Napoli duke shtuar se De Laurentiis i bëri një shërbim të keq dhe se fyerja më e madhe ishte që nuk i lejuan të parakalonin me autobus pas Scudetto-s.

Continue Reading

Lajmet

Gjykata e Beogradit ia cakton 30 ditë paraburgim Lulzim Halilit

Published

on

By

Gjykata e Lartë në Beograd ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh për shtetasin shqiptar, Lulzim Halili, i arrestuar më 22 korrik nga autoritetet serbe në afërsi të qytetit Svilajnac, rreth 100 kilometra larg kryeqytetit serb.

Sipas mediave në Serbi, Halili dyshohet për përfshirje në “organizim dhe nxitje të kryerjes së gjenocidit dhe krimeve të luftës”. Pas arrestimit, ai është dërguar menjëherë në mbajtje në Stacionin Policor të Svilajnacit.

Nga ana tjetër, autoritetet kosovare shprehen se nuk janë informuar zyrtarisht për zhvillimet rreth këtij rasti. Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës bëri të ditur se, deri më tani, nuk ka marrë informacione nga pala serbe në lidhje me arrestimin dhe akuzat ndaj Halilit.

Sapo të konfirmohet nëse Halili do t’i nënshtrohej masës së paraburgimit dhe do të iniciohet procedurë penale ndaj tij, Zyra Ndërlidhëse do të parashtrojë kërkesë zyrtare për vizitë në Qendrën e Mbajtjes” thuhet në një njoftim nga MPJD.

Rasti ka ngjallur shqetësime lidhur me të drejtat e të arrestuarit dhe transparencën e autoriteteve serbe në raport me institucionet kosovare.

 

Continue Reading

Lajmet

Kurti: Falënderim bashkatdhetarëve për çdo përkrahje që kanë dhënë

Published

on

By

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur mirënjohje për bashkatdhetarët, duke vlerësuar kontributin e tyre të vazhdueshëm për vendin.

Në një postim në Facebook, Kurti theksoi rëndësinë e pritjes tradicionale që organizohet në Ballkonin e Hapur të Qeverisë, e cila u kushtohet mërgimtarëve që rikthehen në vendlindje gjatë verës.

Pritja e përvitshme që e organizojmë për bashkatdhetarët tanë në Ballkonin e Hapur të Qeverisë është një falënderim i yni për ta, për çdo përkrahje që kanë dhënë, për çdo projekt që kanë mbështetur, për çdo zë që kanë ngritur në mbrojtje e afirmim të Kosovës dhe për gjithçka që vazhdojnë të bëjnë,” shkroi Kurti.

Ai vlerësoi se mërgata mbetet një faktor i rëndësishëm në zhvillimin dhe përparimin e vendit, duke theksuar rolin e tyre si ambasadorë të Kosovës në botë.

Continue Reading

Lajmet

Këshilli Prokurorial shtyn testin kualifikues për prokurorë të rinj, për shkak të temperaturave të larta

Published

on

By

Këshilli Prokurorial i Kosovës, përmes Komisionit për Rekrutim, njofton opinionin publik dhe kandidatët e interesuar se Testi Kualifikues për prokurorë të rinj, i paraparë të mbahej më 26 korrik 2025, është shtyrë për një datë tjetër.

Sipas njoftimit, vendimi për shtyrjen e testit është marrë me qëllim të mbrojtjes së shëndetit dhe sigurisë së të gjithë pjesëmarrësve, në përputhje me vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë nr. 102/VII/2025 të datës 22 korrik 2025, që përcakton masa mbrojtëse për ekspozim në temperatura të larta.

Testi Kualifikues do të mbahet më 30 gusht 2025, ndërsa vendi dhe koha e mbajtjes mbeten të njëjta”, tha KPK-ja.

Këshilli Prokurorial i Kosovës i siguroi kandidatët se do të vazhdojë të veprojë në përputhje me parimet e transparencës dhe përgjegjësisë institucionale.

Continue Reading

Të kërkuara