Lajmet

​Qeveria propozon që paga minimale të jetë 264 euro, sindikatat nuk pajtohen

Murati ka njoftuar se Këshilli Ekonomik Social nuk e ka miratuar pagën minimale prej 264 euro.

Published

on

Qeveria e Kosovës ka propozuar që paga minimale të jetë 264 euro në muaj. Megjithatë, Këshilli Ekonomik Social nuk e ka miratuar këtë propozim, sepse është hedhur poshtë nga sindikatat. Ministri i Financave, Hekuran Murati ka njoftuar se Këshilli Ekonomik Social nuk e ka miratuar pagën minimale prej 264 euro.

Murati ka shkruar në Facebook se ky kundërshtim është i pakuptueshëm, meqë sipas tij, punëtorët që ata përfaqësojnë nuk preken nga paga minimale.

“Sapo përfunduam takimin e Këshillit Ekonomik Social ku pikë e rendit të ditës ishte miratimi i propozimit për pagën minimale. Përllogaritja sipas udhëzimit administrativ që u prezantua para KES ishte 240.2 euro/muaj. Megjithatë, ne si qeveri propozuam që paga minimale të jetë 264 euro/muaj, apo 1.5 euro/orë, që është në vijë edhe me premtimet tona për pagë minimale dhe për lirimin e saj nga tatimi. Megjithatë, propozimi nuk mori votat e nevojshme sepse përfaqësuesit e sindikatave nuk e mbështetën. Kundërshtimi nga ana e sindikatave nuk ka kuptim dhe nuk mund të shpjegohet meqenëse asnjë nga punëtorët që ata përfaqësojnë nuk preket nga paga minimale, për shkak se pagat e tyre janë dukshëm mbi nivelin e pagës minimale. Krejt çka arrihet me këtë mos-votim është se punëtorët e sektorit privat do të vazhdojnë ta kenë pagën minimale 170 euro“, thuhet në njoftimin e Muratit.

Vendi

Greva e Trafikut Urban vazhdon edhe sot

Published

on

Transporti publik dhe privat në Prishtinë do të qëndrojë i bllokuar edhe sot pasi punëtorët e “Trafikut Urban” dhe operatorët privatë po vazhdojnë protestat për shkak të mospagesave dhe bllokimit të buxhetit të Komunës.

Kryesindikalisti Elmi Gashi konfirmoi se protesta do të rifillojë nga ora 10:00 deri në 12:00, duke bllokuar aksin nga ndërtesa e Qeverisë deri te Komuna e Prishtinës.

Gashi shtoi se demonstratat nuk do të ndalen derisa fondet të kalojnë në llogaritë e ndërmarrjes dhe operatorëve privatë. Bllokimi i buxhetit ka shkaktuar krizë të thellë në transportin publik.

Që nga 24 nëntori, “Trafiku Urban” ka ndalur punën në shenjë pakënaqësie ndaj mosshlyerjes së pagave të punëtorëve dhe borxheve ndaj furnitorëve, situatë që erdhi si pasojë e moszhbllokimit të buxhetit komunal nga Ministria e Financave.

Javën e kaluar, punëtorët dhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama marshuan drejt Qeverisë për të kërkuar zhbllokimin e financave të kryeqytetit.

Ndërkohë, Asambleja Komunale votoi pro bartjes së 28 milionë eurove nga viti 2024 në 2025.

Kryetari Rama i ka kërkuar ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Murati, lirimin e të hyrave vetanake dhe granteve komunale, të cilat arrijnë në 35 milionë euro./S.K/EO/

Continue Reading

Vendi

Dita Botërore e Luftës Kundër HIV/AIDS

Published

on

Dita Botërore e Luftës Kundër HIV/AIDS organizohet çdo vit më 1 dhjetor për të rritur ndërgjegjësimin në lidhje me HIV/AIDS-in, dhe për të demonstruar solidaritetin ndërkombëtar në përballimin e kësaj pandemie.

Kjo ditë është një mundësi për të shpërndarë informacion lidhur me situatën e kësaj pandemie dhe për të inkurajuar përparimin në parandalimin, trajtimin dhe kujdesin ndaj HIV/AIDS-it në të gjithë botën, veçanërisht në vendet me prevalencë të lartë.

E themeluar në vitin 1988, Dita Botërore e Luftës Kundër HIV/AIDS-it ishte dita e parë shëndetësore globale.
Dita Botërore e Luftës Kundër HIV/AIDS-it u propozua fillimisht në muajin gusht të vitit 1987 nga Thomas Netter dhe James W. Bunn, të dy zyrtarë të informimit publik për Programin Global të HIV/AIDS-it në Organizatën Botërore të Shëndetësisë, në Gjenevë.

Ata kishin ndarë idenë e tyre për ditën e HIV/AIDS-it meJonathan Mann (drejtor i Programit Global të HIV/AIDS-it), i cili e kishte miratuar idenë dhe rekomandoi respektimin e Ditës Botërore të Luftës Kundër HIV/AIDS-it më 1 dhjetor të vitit 1988.

Kombet e Bashkuara kanë ngritur një Program të Përbashkët për HIV/AIDS-in, i njohur si UNAIDS. Programi filloi veprimtarinë në vitin 1996 duke promovuar në mbarë botën aktivitete të lidhura me HIV/AIDS-in.
Në vitet e para, temat e Ditës Botërore të Luftës Kundër HIV/AIDS-it ishin fokusuar vetëm te fëmijët dhe të rinjtë.

Nga viti 1998 e deri më sot, Dita Botërore e Luftës Kundër HIV/AIDS-it organizohet nën slogane të ndryshme.

Dita Botërore e Luftës Kundër HIV/AIDS-it simbolizohet nga fjongoja e kuqe, simboli global i solidaritetit me njerëzit HIV pozitiv dhe ata që jetojnë me AIDS.

Ideja për krijimin e një simboli global në luftën kundër HIV/AIDS-it lindi në fillim të vitit 1991 në Nju Jork. Ky është një simbol për solidaritet dhe tolerancë për njerëzit që jetojnë me HIV/AIDS dhe që shpesh diskriminohen nga publiku.

Në Evropë simboli i fjongos së kuqe përkoi fillimisht me të Hënën e Pashkëve të vitit 1992, kur më shumë se 100.000 fjongo të kuqe u shpërndanë gjatë koncertit për ndërgjegjësim të Freddie Mercury në stadiumin “Wembley” të Londrës. Po këtë ditë u themelua Fjongoja e Kuqe Internacionale në Londër.

Fjongoja e kuqe bashkon njerëzit në luftën e përbashkët ndaj kësaj sëmundjeje./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

28 Nëntori pa kufij – Nga Shqipëria në Kosovë

Published

on

By

28 Nëntori është data që bashkon shqiptarët kudo në botë, pa kufij e pa dallime. Është data kur historia shqiptare merr frymë më fort dhe ku kujtesa kombëtare ndizet si një flakadan që udhëheq brezat e rinj.
Në këtë ditë, 113 vjet më parë, Shqipëria shpalli pavarësinë e saj. Ismail Qemali ishte në krye të procesit të shpalljes së pavarësisë. Dhe kreu i qeverisë së parë. Por, hija e trojeve shqiptare që mbetën jashtë kufijve ishte aty. Si shpresë dhe si mungesë.
Hija e Kosovës, gjithsesi!
E për Kosovën kjo datë ka peshë të dyfishtë – lidhet me dy momente të shenjta të historisë shqiptare.
Në këtë datë historike lindi një nga figurat më të mëdha të rezistencës kosovare, Adem Jashari. Ndërsa Prekazi i asaj kohe të vitit 1955 ishte një fshat i thjeshtë, pastaj duke kaluar në vitet e errëta të represionit, heroi Adem Jashari u bë një simboli i lirisë, zëri i qëndresës dhe zemra e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Jeta dhe sakrifica e tij padyshim është shndërruar në betim për një popull të tërë.
Historia e familjes Jashari, ishte sakrifica e kthyer në një kapitull të rrugës drejt lirisë për Kosovën.
Po në këtë datë, kur frika ishte më e madhe, kur shumëkush nuk fliste hapur, dalja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për herë të parë publikisht, tregoi se Kosova nuk do qëndronte më e heshtur. Më figurat e Mujë Krasniqit, Daut Haradinajt e Rexhep Selimit, UÇK doli nga hija po me këtë datë, më 28 nëntor, si një mesazh që flamuri kuq e zi nuk valëvitej vetëm për Shqipëri, ai do rritej edhe në Kosovë, në zemrat e të gjithë shqiptarëve të Kosovës që ishin të vendosur të mos dorëzohen.
Pra, në këtë ditë, më 28 nëntor 1997, për shumë shqiptarë rezistenca nuk ishte e shpërndarë dhe e paorganizuar, ndërsa sot dalja e parë e UÇK-së kujtohet si një nga momentet më të rëndësishme të viteve ‘90. Ky moment mbetet i gdhendur në kujtesën kolektive si nisja e një etape drejt një Kosove të lirë.
Kështu, 28 nëntori për Kosovën nuk është vetëm festa e Flamurit, ajo është data kur gjaku, historia dhe identiteti kombëtar bashkohen në një. Është dita kur kujtojmë rrënjët tona, por edhe betejat e reja. Një datë e cila na rikujton se liria nuk ishte dhuratë, por amanet i hershëm. Një datë, në të cilën gjenerata të tëra festojnë lirshëm, gjithnjë duke kujtuar deceniet me radhë kur nuk mund të festohej haptazi, kur flamuri shqiptar ishte i ndaluar, kur për një “fjalë Shqipërie” mbusheshin burgjet me të rinj e të reja shqiptare.
Falë Adem Jasharit, falë UÇK-së, falë të gjitha lëvizjeve kombëtare shqiptare, të të gjitha kohërave – 28 Nëntori mbetet një ditë ku Shqipëria dhe Kosova bëhen një./UBTNews

Continue Reading

lajme

UBT uron 28 Nëntorin – Ditën e Flamurit dhe Pavarësisë

Published

on

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, ka uruar studentët, pedagogët dhe gjithë bashkëkombësit shqiptarë për 28 Nëntorin, Ditën e Flamurit dhe të Pavarësisë së Shqipërisë.

Në mesazhin e tij, Rektori Hajrizi thekson rëndësinë historike të kësaj dite: ngritjen e flamurit kuq e zi mbi Kështjellën e Krujës nga Skënderbeu dhe shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë më 28 nëntor 1912 në Vlorë, si shenjë të qëndresës, sakrificës dhe ëndrrës për liri që çdo shqiptar e mban në zemër.

Ai nënvizon se kjo ditë nuk është vetëm një kujtesë historike, por edhe një thirrje për të ndërtuar të ardhmen. “Është përgjegjësia jonë të kultivojmë dijen, të zhvillojmë talentet dhe të edukojmë brezat e rinj që ata të jenë trashëgimtarët dinjitozë të këtij kombi,” thekson Rektori Hajrizi.

UBT beson se arsimi është flaka që do të ndezë Nëntorin e Tretë të kombit tonë – një Nëntor i dijes, i punës dhe i përkushtimit të rinisë. Të rinjtë janë fuqia që do të ruajë gjuhën, identitetin dhe vlerat kombëtare, duke ndërtuar një shoqëri të drejtë dhe të suksesshme.

Gëzuar 28 Nëntorin!

Continue Reading

Të kërkuara