

Lajmet
Qeveria miraton Projektligjin e ri për Këshillin Prokurorial
Kjo pas shfuqizimit të versionit të parë nga Gjykata Kushtetuese.
Published
2 years agoon
By
UBT newsQeveria e Kosovës ka miratuar Projektligjin e ri për Këshillin Prokurorial, pas shfuqizimit të versionit të parë nga Gjykata Kushtetuese. Në mbledhjen e sotme, ekzekutivi themeloi edhe grupin koordinues për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, ndërkaq i dha dritën e gjelbër Projektligjit për ndryshimet klimatike.
Kryeministri Albin Kurti tha se Projektligji i ri për KPK-në ka adresuar gjetjet e Kushtetueses dhe se synon të eliminojë të gjitha grupet e interesit brenda këtij institucioni.
“Ka më shumë se katër muaj që jemi në pritje të Vendimit të Gjykatës Kushtetuese nëse këto amandamente (të Vettingut) janë në përputhje me Kapitullin II të Kushtetutës sonë. Urojmë që kësaj pritje t’i vijë fundi së shpejti, sepse rruga është e gjatë. Kemi miratuar Ligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikuar. Por, që nga 21 shkurti i këtij viti, mbetet i bllokuar në Gjykatën Kushtetuese pas kontestimit të tij nga opozita. Kanë kaluar gati pesë muaj. Ende pa përgjigje. Edhe për këtë urojmë të kemi një vendim së shpejti, sepse Byroja do të ketë shumë punë para vetes. Reformë po aq e rëndësishme, është edhe ajo në Këshillin Prokurorial të Kosovës… Projektligji (për Këshillin Porkurorial) me ndryshimet e parapara, do të jetësojë reformën në Këshillin Prokurorial. Përmes këtij synohet eliminimi i grupeve të interesit dhe korporatizimit brenda Këshillit Prokurorial, eliminimi i ndikimeve politike dhe të tjera në sistem si dhe të synohet përmbushja e mandatit kushtetues të Këshillit Prokurorial”, tha ai.
Ndërkaq, detaje për projektligjin dha ministrja Albulena Haxhiu, e cila tha se si anëtarë të përhershëm të Këshillit do të jetë shtatë anëtarë, tre prej tyre jo prokurorë të zgjedhur nga Kuvendi.
“Ky projektligj është pjesë e reformave tona, përmes të cilës po synojmë që të kemi një sistem të drejtësisë efikas dhe veçanërisht të reformojmë Këshillin Prokurorial, që i njëjti të jetë një organ ku dominon pluralizmi, pavarësia, integriteti, transparenca dhe sundimi i ligjit… Ne kemi analizuar me kujdes vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe gjetjet kryesore i kemi adresuar përmes versionit të ri të Projektligjit. Këtë e kemi bërë pas një procesi konsultues me të gjithë akterët… Ne propozojmë që si anëtarë permanent të Këshillit të jenë shtatë anëtarë, prej të cilëve tre prokurorë dhe kryeprokurori i shtetit sipas detyrës zyrtare dhe tre anëtarë jo prokurorë të zgjedhur nga Kuvendi, por duke ndryshuar mënyrën e zgjedhjes së tyre, sipas kërkesës së Gjykatës Kushtetuese. Pasi përbërja prej shtatë anëtarëve nuk mund të zbatohet menjëherë, marrë parasysh se për një pjesë të madhe të anëtarëve të KPK-së, mandati ju skadon tek në vitin 2026 dhe Gjykata Kushtetuese i ka vendosur disa limite në këtë drejtim. Por ne natyrisht nuk mund të presim deri atëherë dhe të vazhdojmë me një këshill jopluralist. Prandaj kemi propozuar që në përbërjen aktuale të kemi një edhe një numër shtesë të anëtarëve jo prokurorë me mandat të caktuar si zgjidhje të përkohshme deri në vitin 2026”, tha ajo.
Duke arsyetuar nevojën për themelimin e grupit koordinues për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla tha se institucionet e Kosovës duhet të jetë të përgatitura për të gjitha kërkesat që vijnë për fazën e dytë të anëtarësimit në KiE.
“Në fazën e dytë do të na nevojitet një bashkëpunim shumë më i ngushtë ndërinstitucional me qëllim që të jemi të përgatitur për të gjitha kërkesat dhe raportet që do të na vijnë. Prandaj kemi propozuar krijimin e një grupi koordinues i cili ka për detyrë të zhvillojë komunikim dhe bashkëpunim ndërinstitucional, në lidhje me procesin e anëtarësimit të Kosovës në KiE”, tha ajo.
Krahas këtyre, Qeveria emëroi Anita Kalanderin si sekretare të përgjithshme në Ministrinë e Drejtësisë dhe miratoi Projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes së financimit në mes Kosovës dhe Bankës Evropiane për Investime për Projektin “Rehabilitimi i linjës hekurudhore 10”.
Lajmet
Rama nga Londra: Kosova s’duhet të merret me Serbinë, por të përmbushë detyrimet ndaj BE-së
Published
43 minutes agoon
October 21, 2025By
UBTnews
Në Londër po zhvillohet një tryezë me temën “Ballkani Perëndimor dhe Bashkimi Europian”, ku ndër folësit kryesorë është edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
I pyetur për pozicionin e Kosovës në rajon dhe për ecurinë e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian, Rama u shpreh se Prishtina duhet të fokusohet tek përmbushja e detyrimeve që burojnë nga dialogu me Serbinë dhe jo tek vetë raportet dypalëshe.
“Që të jetë e suksesshme Kosova duhet të harrojë Serbinë, fjalë për fjalë dhe duhet të realizojë të gjitha pikat që kanë të bëjnë me dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja, pavarësisht nga Serbia, pra ata t’ia lënë topin në fushë Serbisë dhe të ecin para drejt Europës duke lënë Europën të merret me Serbinë dhe mos ta lënë çështjen e Serbisë të shndërrohet në çështje fajësimi midis të dyjave. Megjithatë, është mendimi im ky, unë respektoj atë që vendosin udhëheqësit e zgjedhur të Kosovës për vendin e tyre”, tha ai./EO
Lajmet
Supremja: Pranohet ankesa e kandidatit të pavarur për kryetar të Kllokotit, rrëzohet vendimi i PZAP-së
Published
53 minutes agoon
October 21, 2025By
UBTnews
Kolegji i Gjykatës Supreme e ka pranuar si të bazuar ankesën e kandidatit të pavarur për kryetar të Komunës së Kllokotit, Arber Emini, dhe ka prishur vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), të datës 15.10.2025.
Sipas Supremes, çështja është kthyer në rivendosje në PZAP.
“Bazuar në shkresat e lëndës, Arber Emini me datë 13.10.2025, është ankuar në PZAP, me pretendimin se “me datë 12.10.2025 në Zgjedhjet Lokale në Kllokot, Serbia ka ndërhyrë në sistemin zgjedhor në Komunën e Kllokotit, duke fabrikuar dëshmi mjekësore serbe të strukturave paralele për t’u shfrytëzuar votuesit me asistencë të përdorin këtë vërtetim mjekësor”, thuhet në komunikatë.
Më tej thuhet se Gjykata Supreme e Kosovës vlerëson se PZAP, gabimisht ka vendosur kur e ka hedhur poshtë ankesën e ankuesit, për faktin se nga pretendimet që dalin nga ankesa, i njëjti është ankuar për procesin dhe parregullsitë gjatë ditës së votimit dhe jo kundër rezultateve preliminare të tabuluara nga KQZ, ashtu siç ka pretenduar PZAP në vendimin e saj.
“Andaj, në rivendosje, PZAP, udhëzohet që t’i evitojë shkeljet e theksuara në Aktvendimin e Gjykatës Supreme, AA.nr.93/2025, dhe të vendos në mënyrë meritore lidhur me ankesën e kandidatit të pavarur për kryetar të Komunës së Kllokotit, Arber Emini”, thuhet në njoftim.
Zgjedhjet e rregullta komunale janë mbajtur më 12 tetor./KP
Lajmet
Rrahje dhe gjuajtje me armë zjarri në qendër të Podujevës, policia jep detaje
Published
1 hour agoon
October 21, 2025By
UBTnews
Pak qaste më parë ka ndodhur një rrahje dhe gjuajtje me armë zjarri në Podujevë.
Lajmin e ka konfirmuar Flora Ahmeti zëdhënëse e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës.
Sipas Ahmetit lidhur me këtë rast policia ka shoqëruar në stacion policor katër persona, prej tyre 1 dëshmitar dhe tre persona të dyshuar të cilët ishin të përfshirë në rast.
Ajo tha se sot rreth orës 14:30 është pranuar informata për një rrahje dhe shkrepje të armës në Podujevë.
“Me të marrë informatën policia, ka dalë në vendin e ngjarjes nga ku jemi njoftuar se si pasojë e rrahjes nga një mjet i fortë (shkop) është lënduar një person i cili është dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Lidhur me këtë rast policia ka shoqëruar në stacion policor katër persona, prej tyre 1 dëshmitar dhe tre persona të dyshuar të cilët ishin të përfshirë në rast”, thuhet në përgjigjen e zëdhënëses Ahmeti.
Ajo ka shuar se aktualisht policia po vazhdon punën për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve që karakterizojnë ngjarjen./KP
Lajmet
Vdes në moshën 29-vjeçare kampioni amerikan i shahut
Published
2 hours agoon
October 21, 2025By
UBT News
Kampioni amerikan i shahut dhe komentatori online Daniel Naroditsky ka ndërruar jetë në moshën 29-vjeçare.
Sipas BBC, familja e tij e përshkroi vdekjen si të papritur, pa dhënë shkakun.
Naroditsky ishte një lojtar i talentuar, edukator dhe komentator, i njohur për kanalin e tij në YouTube me afro 500,000 abonentë dhe stream-et në Twitch me 340,000 ndjekës.
Ai luajti një rol kyç në popullarizimin e përmbajtjes së shahut online.
Ai filloi shahun në moshën 6 vjeç, fitoi Kampionatin Botëror të të Rinjve nën 12 vjeç në 2007, dhe në 2013 u bë Grandmaster i SHBA-së. Naroditsky u diplomua në Stanford dhe punoi si trajner shahu në Charlotte, Karolina e Veriut.
Shumë kolegë dhe fansa e përshkruan si një inspirim, historian të shahut dhe dikë që e bënte lojën argëtuese dhe të thjeshtë për të gjithë./S.K/KP/

Rreziqet e fshehura në shtëpinë tuaj, 5 produkte të zakonshme

Porsche prezanton drejtuesin e ardhshëm të kompanisë

Rama nga Londra: Kosova s’duhet të merret me Serbinë, por të përmbushë detyrimet ndaj BE-së

Supremja: Pranohet ankesa e kandidatit të pavarur për kryetar të Kllokotit, rrëzohet vendimi i PZAP-së

Të dielën e kësaj jave, akrepat e orës kthehen 60 minuta pas

Rrahje dhe gjuajtje me armë zjarri në qendër të Podujevës, policia jep detaje

Ky ilaç është premtues për humbje në peshë

Vdes në moshën 29-vjeçare kampioni amerikan i shahut

Tre kampione sporti apel për kryerjen e mamografisë falas
Të kërkuara
-
Lajmet2 months ago
Profesori i UBT-së, Bahri Gashi, pjesë e rrjetit prestigjioz ndërkombëtar të recensimit shkencor në Taylor & Francis
-
Rajoni4 weeks ago
Policia, FSK-ja dhe Shërbyesit Civilë përfitojnë bursë 20 për qind në programet Master Shkenca Politike dhe Studime të Sigurisë në UBT
-
Lajmet nga UBT1 month ago
Votoni për UBT-në dhe Rektorin Hajrizi në Triple E Awards: Dy nominime të reja ndërkombëtare për institucionin dhe Kosovën
-
Rajoni2 months ago
Profesori i UBT-së fiton grant prestigjioz kërkimor në Universitetin Çarls të Pragës