Lajmet

​Qeveria miraton draftin e strategjisë së arsimit

Nagavci tha se puna në këtë strategji ka zgjatur nëntë muaj.

Published

on

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar edhe draftin e strategjisë së arsimit për periudhën 2022-2026.

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci tha se puna në këtë strategji ka zgjatur nëntë muaj. Ajo tha se për këtë strategji, e cila ka pesë fusha prioritare, kostoja financiare është mbi 320 milionë euro.

“Dokumenti i strategjisë së arsimit është i organizuar në 5 fusha prioritare tematike, edukimi për fëmijën e hershme, arsimi parauniversitar, arsimi dhe aftësimi profesional dhe arsimi i të rriturve dhe arsimi i lartë dhe digjitalizimi i arsimit. Në pajtim me standardet e planifikimit secili nga këto fusha është përcaktuar nga një objektiv strategjik i cili është zbërthyer pastaj në objektiva specifik, është hartuar edhe plani i veprimit dhe është vlerësuar kostoja financiare e zbatimit të kësaj strategjie e cila është në lartësi prej 323 milionë eurove, ndërkaq deri më tani janë siguruar rreth 70% të kësaj shume”, theksoi ajo.

Magazinë

Nga një pengmarrje reale në Brooklyn te filmi klasik “Dog Day Afternoon”

Published

on

Një grabitje banke në Brooklyn, një pengmarrje që zgjati me orë dhe një fund tragjik u shndërruan disa vite më vonë në materialin e një prej filmave më të njohur të kinemasë amerikane, “Dog Day Afternoon”, me regji të Sidney Lumet dhe Al Pacinon në rolin kryesor.

Ngjarja reale ndodhi më 22 gusht 1972, kur John Wojtowicz dhe Salvatore Naturile hynë në një degë të Chase Manhattan në Brooklyn me synimin për të grabitur bankën. Plani dështoi dhe shtatë punonjës u morën peng, duke nisur një rrethim që tërhoqi vëmendjen e policisë, mediave dhe një turme të madhe njerëzish jashtë bankës.

Ngjarja u kthye shpejt në një spektakël mediatik. Kamerat ndoqën negociatat dhe zhvillimet nga afër, ndërsa pengmarrësit u shndërruan në personazhe të një drame që po zhvillohej pothuajse drejtpërdrejt para publikut.

Rrethimi përfundoi në aeroportin “John F. Kennedy”, ku ndërhyri FBI-ja. Salvatore Naturile u vra, ndërsa Wojtowicz u arrestua.

Tre vjet më vonë, Sidney Lumet e solli historinë në ekran përmes “Dog Day Afternoon”. Filmi nuk u kufizua vetëm në rikrijimin e një ngjarjeje kriminale, por e përdori atë për të portretizuar shoqërinë amerikane të viteve ’70.

Al Pacino luan Sonny Wortzik, personazhin e bazuar në Wojtowicz. Përmes interpretimit të tij, Sonny shfaqet si një figurë kontradiktore, e kapur mes dëshpërimit, frikës, impulsivitetit dhe pamundësisë për të kontrolluar një situatë që i ka dalë nga duart.

Lumet e shndërron bankën në një hapësirë ku përplasen krimi, media dhe kureshtja publike. Përtej pengjeve dhe grabitësve, jashtë ndërtesës rritet turma dhe vëmendja mediatike, duke e bërë gjithnjë e më të paqartë kufirin mes një ngjarjeje kriminale dhe një spektakli publik.

Kjo është edhe një nga arsyet pse “Dog Day Afternoon” konsiderohet më shumë se një film kriminal. Vepra trajton famën e papritur, ndikimin e medias dhe mënyrën se si publiku mund të shndërrojë një personazh të një krimi në figurë publike.

Filmi mori gjashtë nominime për Oscar, përfshirë nominimin për filmin më të mirë dhe për aktorin më të mirë për Al Pacinon, ndërsa fitoi çmimin për skenarin më të mirë origjinal.

Më shumë se pesë dekada pas ngjarjes që e frymëzoi, “Dog Day Afternoon” vazhdon të mbetet një shembull i fuqisë së kinemasë për ta kthyer një histori kriminale në një reflektim mbi shoqërinë, median dhe njerëzit që papritur gjenden në qendër të vëmendjes./A.K/

Continue Reading

Vendi

Arrestohen dy persona për të shtëna me armë në një aheng familjar në Kaçanik

Published

on

By

Policia e Kosovës  ka arrestuar dy persona në fshatin Begracë të Kaçanikut, pasi të njëjtit dyshohen se kanë shtënë me armë zjarri gjatë një ahengu familjar mbrëmjen e së dielës.

Rasti ka ndodhur më 23 gusht, rreth orës 22:30, kur stacioni policor në Kaçanik ka pranuar informatën për të shtëna. Në vendngjarje kanë ndërhyrë njësitet reaguese dhe ato të hetimeve, në bashkëpunim me Njësinë e Reagimit të Shpejtë nga Ferizaj.

Gjatë aksionit, policia ka identifikuar dy të dyshuarit, prej të cilëve janë konfiskuar dy pistoleta, 65 fishekë dhe 15 gëzhoja.

Pas intervistimit në stacionin policor, me urdhër të prokurorit të shtetit, ndaj të dyshuarve është iniciuar rasti për veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” si dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

Me vendim të prokurorit, dy të arrestuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë. /E.A/

Continue Reading

Aktualitet

Vrasje e rëndë në Malishevë: Vdes një grua shtatzënë, sekuestrohet arma e zjarrit

Published

on

By

Një grua shtatzënë ka mbetur e vdekur dhe bashkëshorti i saj i plagosur nga të shtënat me armë zjarri mbrëmjen e së dielës në fshatin Kërvasari të Malishevës.

Rasti është konfirmuar nga zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi, e cila bëri të ditur se njoftimi për të shtënat me armë zjarri është pranuar rreth orës 23:20. Me të arritur në vendngjarje, njësitë policore kanë gjetur çiftin të plagosur brenda një dhome gjumi, raporton Ekonomia Online.

Të plagosurve u është ofruar ndihma e parë mjekësore në vendngjarje dhe më pas janë transportuar për trajtim të mëtejshëm në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Rreth orës 01:10 të natës, mjekët e QKUK-së kanë njoftuar se viktima femër ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

Gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes, Policia ka gjetur dhe ka sekuestruar një armë zjarri, e cila dyshohet se është përdorur gjatë kryerjes së aktit.

Në vendngjarje ka dalë edhe prokurori i shtetit, me vendim të të cilit ngjarja është cilësuar dhe iniciuar si “Vrasje e rëndë”. Organet e rendit dhe prokuroria janë duke vazhduar hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe motivet që çuan në këtë ngjarje. /Ekonomia Online/

Continue Reading

Lajmet

Nga laboratorët modernë te spitali universitar: Rrugëtimi yt në Shëndetin Publik dhe Shkencat Mjekësore në UBT

Published

on

By

Në një kohë kur sfidat shëndetësore po ndryshojnë me shpejtësi dhe nevoja për profesionistë të rinj e të përgatitur po rritet çdo ditë, UBT sjell programin Shëndeti Publik dhe Shkenca Mjekësore. Ky program është krijuar për të rinjtë që duan të ndërtojnë një karrierë në shëndetësi dhe të kontribuojnë drejtpërdrejt në mirëqenien e individëve dhe komuniteteve.

Programi kombinon njohuritë shkencore me përvojën praktike, duke u ofruar studentëve një formim bashkëkohor dhe të orientuar drejt kërkesave të tregut të punës. Gjatë studimeve, studentët zhvillojnë aftësinë për të analizuar problemet shëndetësore, për të marrë vendime të bazuara në prova dhe për të bashkëpunuar në mënyrë profesionale me ekipe të ndryshme të kujdesit shëndetësor. Një rëndësi e veçantë i kushtohet edhe etikës profesionale, kërkimit shkencor, parandalimit dhe promovimit të shëndetit.

Studimi në UBT u jep studentëve mundësinë të jenë pjesë e një mjedisi akademik modern dhe dinamik. Përvoja e gjatë e UBT-së në edukimin shëndetësor, kampusi modern, laboratorët e pajisur, poliklinika universitare me mbi 20 ambulanca, Spitali Universitar United Hospital dhe bashkëpunimet ndërkombëtare krijojnë një bazë të fortë për një përvojë studimore që lidh teorinë me praktikën dhe përgatit studentët për sfidat reale të profesionit.

Programi Shëndeti Publik dhe Shkenca Mjekësore hap mundësi të ndryshme për zhvillim profesional. Të diplomuarit mund të angazhohen në qendrat e shëndetit publik, institucionet e kujdesit parësor dhe parandalues, institucionet qendrore dhe komunale, organizatat joqeveritare, projektet ndërkombëtare dhe fusha të ndryshme që lidhen me promovimin e shëndetit, monitorimin e faktorëve të rrezikut, sigurinë ushqimore dhe mjedisore. Gjithashtu, diploma krijon mundësi për vazhdimin e studimeve në nivelin Master, në UBT apo universitete të tjera brenda dhe jashtë vendit.

Nëse je një i ri që kërkon më shumë se një diplomë dhe dëshiron të ndërtosh një profesion me ndikim të drejtpërdrejtë në shoqëri, ky program të ofron njohuritë, aftësitë dhe përvojën që të jesh profesionist lider në shëndetësi.

Për këtë program, UBT ofron bursë prej 20% për të tri vitet e studimit, si mbështetje për të gjithë të rinjtë që dëshirojnë të studiojnë në fushën e mjekësisë.

Continue Reading

Të kërkuara