Vendi

​Qeveria lë në fuqi disa udhëzime administrative

Qeveria ka mbajtur mbledhje elektronike.

Published

on

Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur mbledhje elektronike, në të cilën ka shqyrtuar dhe miratuar vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit të Qeverisë Nr. 02/50 të datës 23 dhjetor 2021.

Me ndryshimet dhe plotësimet e këtij vendimi, me qëllim të shmangies së vakumit juridik, mbesin në fuqi deri në nxjerrjen e akteve të reja nën ligjore apo plotësim/ndryshimet eventuale të legjislacionit primar, udhëzimet administrative si në vijim:

1. Udhëzimi Administrativ MMPHI Nr.11/2014 për Themelimin, Zgjedhjen, Përgjegjësitë dhe Funksionimin e Këshillit për Fshatin Hoçë e Madhe;

2. Udhëzimi Administrativ Nr.03/2013 për Këshillin Zbatues dhe Monitorues;

3. Udhëzimi Administrativ për Themelimin, Zgjedhjen, Përgjegjësitë dhe Funksionimin e Këshillit për Trashëgiminë Kulturore të Prizrenit dhe të Zyrës së Qendrës Historike të Prizrenit;

4. Udhëzimi Administrativ 10/2011 për Regjistrimin dhe Licencimin e Profesionistëve Shëndetësorë;

5. Udhëzimi Administrativ 12/2013 për Vendosjen e Banderolave në Produktet Medicinale;

6. Udhëzimi Administrativ 15/2003 për Pagesat e Ekspertëve Profesionalë dhe Komisioneve Profesionale; dhe

7. Udhëzimi Administrativ 13/2013 për Qarkulluesit me Shumicë për Produktet dhe Pajisjet Medicinale.

Lajmet

Tri raste të dhunës në familje, të dyshuarit lirohen me vendim të prokurorit

Published

on

Sipas raportit të fundit të Policisë së Kosovës, gjatë ditës së djeshme janë regjistruar tri raste të dhunës në familje në Prishtinë dhe Klinë, ku të dyshuarit janë arrestuar dhe më pas liruar në procedurë të rregullt me vendim të prokurorit.

Në Prishtinë, rreth orës 01:10, janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi dyshohet se kishin sulmuar fizikisht njëri-tjetrin. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të dy janë liruar në procedurë të rregullt.

Në rastin e dytë, në Prishtinë, rreth orës 23:30, është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar, i cili dyshohet se ka kryer veprën e dhunës në familje ndaj viktimës femër kosovare. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Ndërsa në Klinë, rreth orës 15:30, është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar nën dyshimin për dhunë në familje ndaj viktimës femër kosovare. Me urdhër të prokurorit, pas inicimit të rastit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Policia e Kosovës apelon për parandalimin e rasteve të dhunës në familje dhe inkurajon qytetarët që të raportojnë çdo rast të tillë në institucionet kompetente.

Continue Reading

Lajmet

KQZ lejon votimin me dokumente të skaduara për diasporën

Published

on

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mbajtur të mërkurën mbledhje elektronike, ku ka marrë vendim që votuesve të regjistruar për votim në përfaqësitë diplomatike jashtë Kosovës t’u lejohet votimi edhe me dokumente identifikimi të Kosovës me afat të skaduar të vlefshmërisë.

Sipas KQZ-së, ky vendim vjen pas evidentimit të disa rasteve gjatë procesit të votimit në përfaqësitë diplomatike në zgjedhjet e kaluara për Kuvendin e Kosovës, të mbajtura më 8 shkurt 2025 dhe 27 dhjetor 2025, ku disa votues janë paraqitur me dokumente identifikimi të skaduara. Pas njoftimit për këto raste, KQZ ka marrë vendim për lejimin e votimit me dokumente të skaduara të identifikimit.

Po ashtu, u mor vendimi për miratimin e planit operacional për ditën e zgjedhjeve, më 7 qershor. Ky plan përcakton organizimin, koordinimin dhe përgjegjësitë e zyrtarëve të angazhuar në administrimin e procesit zgjedhor brenda dhe jashtë vendit.

Dokumenti përshkruan aktivitetet që lidhen me përgatitjen dhe funksionalizimin e qendrave të votimit, shpërndarjen e materialeve zgjedhore, komunikimin institucional, raportimin e pjesëmarrjes dhe rezultateve preliminare, si dhe menaxhimin e situatave operative gjatë ditës së zgjedhjeve.

Po ashtu, plani parasheh funksionimin e dhomave operative për koordinim dhe mbështetje, bashkëpunimin me institucionet përgjegjëse për sigurinë, energjinë elektrike dhe mbështetjen teknike, si dhe përcakton ekipet dhe zyrtarët përgjegjës për informimin e votuesve, komunikimin me mediat, mbështetjen logjistike, teknologjinë informative, verifikimin e vëzhguesve dhe detyra të tjera të nevojshme për garantimin e një procesi zgjedhor.

Continue Reading

Lajmet

Shtrenjtohen nafta dhe benzina, lirohet gazi

Published

on

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka publikuar çmimet maksimale të lejuara të derivateve për 4 qershorin.

Sipas vendimit të ri, nafta dhe benzina janë shtrenjtuar për nga 2 centë për litër krahasuar me një ditë më parë. Çmimi maksimal i naftës është caktuar 1 euro e 51 centë për litër, ndërsa benzina 1 euro e 43 centë për litër.

Ndërkohë, gazi është liruar për 1 cent, me çmim maksimal prej 71 centësh për litër.

Çmimet e reja kanë hyrë në fuqi nga ora 10:00 dhe do të vlejnë deri nesër.

Continue Reading

Lajmet

Vranësira dhe reshje shiu gjatë ditës, përmirësim i motit pasdite

Published

on

Sot vendi do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, me vranësira mesatare dhe të dendura që do të dominojnë gjatë paradites.

Temperaturat sot në Kosovë do të lëvizin nga 14 deri në 17 gradë Celsius, ndërsa moti pritet të jetë me vranësira dhe intervale me diell.

Pas mesditës priten kthjellime të herëpashershme, ndërsa në orët e pasdites moti do të jetë kryesisht i kthjellët me vranësira të pakta kalimtare.

Reshjet e shiut pritet të ndërpriten gradualisht pasdite në të gjithë territorin, ndërsa era do të fryjë nga juglindja dhe jugperëndimi me shpejtësi mesatare.

Continue Reading

Të kërkuara