Lajmet

​Qeveria dhe KOSTT-i kanë paguar mbi 27 milionë euro për rrymën në veri

Kështu ka bërë të ditur kryetari i Bordit të KOSTT, Jeton Mehmeti gjatë raportimit në Komisionin për Ekonomi.

Published

on

Pagesat e përgjithshme të Qeverisë dhe KOSTT-it për rrymën e shpenzuar në veri të Kosovës kanë arritur 27.7 milionë euro.

Kështu ka bërë të ditur kryetari i Bordit të KOSTT, Jeton Mehmeti gjatë raportimit në Komisionin për Ekonomi, ku theksoi po ashtu se vetëm për vitin 2021 janë ndarë nga KOSTT 17.7 milionë euro për mbulimin e humbjeve të energjisë në atë pjesë. Këto shpenzime sipas Mehmetit janë shtuar për shkak të rritjes së konsumit dhe ngritjes së çmimit të energjisë elektrike.

Deputeti nga AAK, Pal Lekaj theksoi se ndarja e 6.7 milionë euro përveç atyre 11 milionë që janë me autorizim të Kuvendit, është shqetësuese.

“Ne jemi të shqetësuar për veprimet që po bëhen dhe po paguhet për të papërgjegjshmit në ato komuna veriore. Jam i mendimit që të mos bëhen pagesa të tjera për rrymën në veri, sepse po bëhet edhe diskriminim për qytetarët të cilëve u shkyçet rryma”, tha ai.

Në anën tjetër kryetari i Komisionit, Ferat Shala duke komentuar këto shuma të larta për mbulimin e humbjeve në veri, tha se Qeveria është dashur t’i zbatoj rekomandimet e kuvendit për gjetjen e një zgjidhje për gjashtë muaj.

Deputetja Mimoza Kusari Lila anëtare e Komisionit, tha se përmbushja e rekomandimit për gjetjen e një zgjidhje për 6 muaj i takon të përgjigjet qeverisë veçanërisht ministres për Ekonomi, Artane Rizvanolli.

Deputeti Armend Muja nga VV tha se pagesat e rrymës për veriun janë një problem i trashëguar.

Lajmet

​Ish-lojtari i Real Madridit pëson goditje në tru

Published

on

Ish-futbollisti holandez, Royston Drenthe, ka pësuar një goditje në tru dhe aktualisht ndodhet nën kujdes mjekësor në spital.

“Të premten e kaluar, Royston Drenthe pësoi një goditje në tru. Ai po trajtohet dhe është në duar të sigurta. Familja e tij kërkon paqe dhe privatësi gjatë kësaj periudhe, për t’i mundësuar shërimin e plotë,” thuhet në njoftimin e klubit në Instagram.

Drenthe, i cili u konsiderua një prej talenteve më premtues të futbollit holandez, nuk arriti të përmbushte pritshmëritë pas transferimit te Real Madridi. Gjatë karrierës së tij ai ka luajtur në Spanjë, Angli, Rusi, Turqi dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, ndërsa futbollin aktiv e përfundoi në Holandë në vitin 2019.

Lajmi është konfirmuar edhe nga FC Der Rebellen, ekipi i ish-lojtarëve profesionistë ku bën pjesë edhe 38-vjeçari.

Pas tërheqjes nga futbolli, Drenthe iu përkushtua muzikës dhe prej vitit 2023 punon si komentator në kanalin holandez Ziggo Sports./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Kosova temë diskutimi nesër në Këshillin e Sigurimit të OKB-së

Published

on

By

Këshilli i Sigurimit do të mblidhet nesër për takimin e dytë të rregullt informues këtë vit mbi situatën në Kosovë.

Zëvendës Përfaqësuesi Special dhe Zyrtari i Përgjegjshëm i Misionit të Administratës së Përkohshme të OKB-së në Kosovë (UNMIK), Milbert Dongjoon Shin, pritet të informojë mbi raportin e fundit të Sekretarit të Përgjithshëm mbi UNMIK-un, i cili iu shpërnda anëtarëve të Këshillit më 10 tetor dhe mbulon zhvillimet nga 16 marsi deri më 15 shtator.

Kosova dhe Bashkimi Evropian (BE) pritet të marrin pjesë sipas rregullit 39.

Shin pritet të nxjerrë në pah zhvillimet kryesore politike dhe të sigurisë në Kosovë gjatë periudhës së mbuluar nga raporti i Sekretarit të Përgjithshëm.

Kuptojeni përmes këtij linku njoftimin e plotë të “Raportit të Këshillit të Sigurimit”, lidhur me Kosovën./EO

Continue Reading

Lajmet

Kombëtarja e femrave, Kosova publikon listën për dy ndeshjet e playoff-it

Published

on

Kombëtarja e Kosovës në futboll në kategorinë e femrave, do t’i zhvillojë dy ndeshjet vendimtare kundër Turqisë, në fazën e playoff-it në kuadër të Ligës së Kombeve.

Loja e parë do të zhvillohet në Prishtinë më 24 tetor derisa e dyta më 28 tetor në Izmir.

Trajneri Sami Sermaxhaj, e ka publikuar listën e futbollisteve të ftuar për këtë ndeshje jetike.

“Dardanet” në rast të fitores do të kenë mundësi të ngjiten në Ligen B./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

​Pakënaqësi në kampin e Realit pas fitores ndaj Getafes

Published

on

Endrick ka shkaktuar polemika në kampin e Real Madridit pas fitores 1-0 ndaj Getafes në stadiumin “Coliseum Alfonso Pérez”.

Sulmuesi brazilian ishte duke u ngrohur për t’u futur në lojë, por Xabi Alonso vendosi të mos e aktivizojë, gjë që e zemëroi 18-vjeçarin.

Sipas “Cadena Ser”, Endrick reagoi me nervozizëm duke goditur me shqelm një shishe në zonën e ngrohjes, gjë që nuk i ka pëlqyer trajnerit. Në vend të tij, Alonso vendosi të fusë në lojë Brahim Díaz dhe Gonzalo García, i cili luan në të njëjtin pozicion si braziliani.

Endrick nuk ka luajtur asnjë minutë këtë sezon, edhe pse është ftuar në gjashtë ndeshje radhazi. Lëndimi që pësoi në fund të sezonit të kaluar e pengoi në fillim, por tani që është rikuperuar, vazhdon të mbetet jashtë planeve të trajnerit.

Ndeshja e fundit e tij me Real Madridin daton pesë muaj më parë, kundër Sevillas. Për momentin, duket se braziliani duhet të presë ende për të fituar besimin e Xabi Alonsos./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara